Balluku: Shifra 430 mln euro, si historia e 2 mijë karrigeve, Mërtirin e Zoton s’i kam parë as foto. Tabaku i kujton burgun

Ornela

 

Opozita ka hedhur akuza se me aferën korruptive të inceneratorëve i është bërë një dëm shtetit për 430 mln euro.

Kjo shifër sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku është e pakuptueshme se si është dalë në këtë përfundim, prandaj kërkoi sqarime në Komision.

Belinda Balluku: 430 mln euro  abuzimi për këto kontrata që i kam gjetur? Por i kam hapur se jam shqetësuar dhe unë. Por nuk dalin gjëkundi kaq

Jorida Tabaku: Do e krijojmë një mundësi për të gjitha shqetësimet që kanë palët

Belinda Balluku: Është një abstragim i i juaji, se po të shtosh 30 mijë euro në muaj për vonesë, plus se sa shkojnë në 30 vite, impaktojnë vjedhjen e madhe prej 430 mln euro. Kam respekt për punën që ju bëni në këtë rast, por kjo shkon si puna e karrigeve të pallateve të kongreseve që morët 5 mijë veta për 2 mijë karrige

Jorida Tabaku: Me qetësi, se me këtë 7 x7 bëjnë 42 kanë shkuar edhe në burg, të shohim nëse 7 x7 bëjnë 42 do çoj në burg njeri tjetër

Belinda Balluku: Nëse e keni marrë përgjegjësi sikur këto 430 mln i keni të kapura vjedhje, ky është një abstragim, kjo histori shkon sikur te ato 2 mijë karrige të fusni 15 mijë veta

Jorida Tabaku: E the njëherë, qytetarët e kuptuan. Deri nesër do e dëgjojnë disa herë. Pra erdhi mesazhi në linjë

Belinda Balluku: Nuk e di se nga vijnë mesazhet, me kolegët e zgjidhni vetë ju se i keni marrëdhëniet e mira, të gjithë jeni me celularë në dorë. Pra mënyra si abstragoni është një non sens i madh, për respektin që kam dhe si zonjë që jeni nuk mund ta merrni përsipër…

Jorida Tabaku: Me gjithë respektin maksimal, fokusohuni tek pyetja.

Belind Këlliçi: A i njeh Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të cilët janë shpallur në kërkim për Inceneratorët?

Balluku: Jo vetëm që nuk kam marrëdhënie dhe nuk i kam takuar së fundmi, por nuk i kam njohur ndonjëherë dhe nuk i kam parë as në foto

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
    • Mos u merakos or trim. Nese drejtesia qe presim do fuse vertet ne burg nga ata te ripjelljes tende, ata e kane rralen pas Berishes, Metes, Mediut, Lulit etj lista eshte e gjate se keto dhe e iz i kane bere ata meperpara. Pasataj, do t’u vije rradha edhe ketyre. Nje shprehje popullore thote”borxh pa lare (ne kete rast popullit) dhe hak pa marre (ne kete rast prej drejtesise) nuk mbetet. Pra fli i qete or bir se hakun do të ta marrim, por me rradhe.

  • Z. Belinda mos u merr shume me mbesen e Dervish Hatixhese qe bente nuska dhe mashtronte hallexhinjte duke i zhvatur nga xhepat, kete zanat e ka trasheguar dhe eshte bere me supervile 2 kateshe kundrejt santazhit te “oligarkeve” ne ndertim (Crapulit).
    Kur drejton Komision hetimor mbesa e Bije Tabakut mos ngelt rob pa u bere deputet dhe pushtetar.
    Tironcit e njohin mire familjen mashtruese Tabaku, per te mos i mbetur hatri po permendim edhe ordinerin spiunin e ish sigurimit Bulce Tabakun.

  • Nje impiant djegie plehrash nuk ka pse te kushtoje me shume se 1 mil. euro! Dhe mund te jape energji elektrike, apo dhe ajer te ngrohte per kaloriferet, apo uje te ngrohte per cfardo lloj perdorimi! Pra mund te dale me fitim e ta zgjeroje aktivitetin, ne baze te sasise se plehrave te djegshme! C’jane keto shifra qindra milionshe euro?!?!

  • Kjo eshte nje nga ministret me te korruptuara te qeverise Rama. Kjo nuk merret me 1 apo 2 milion Euro, kjo merret me qindra milon Euro. Kjo mendon se u be deti kos dhe ka hyr brenda koke e kembe per tu lar me kos. Kontratat e rrugeve, inceneratoreve, HEC-ve, kontratat e vb te naftes, minierave etj., jane bere nga me vdekje prureset per ne popullin dhe po na marrin shpirtin. Kjo ngeli rrugeve dhe cilesia e tyre eshte per turp. Vendburimet e naftes dhe minierat jane vjedhje e hapur, shume kane shkruar specialistet dhe kjo nuk begenise te pakten te prononcohet, por vetem hesht. Me kete duhet inaguruar burgu i ri.

  • Kur hiqen si të ndershëm këta PD-istat!!! Është si ajo shprehja që hajduti bërtet kapeni hajdutin. Të tregon edhe burgun kjo Ballon-Tabakja! Jepni një herë llogari për vjedhjet që keni bërë, duke filluar me 230 milionët e Bashës tek rruga e « kombit » dhe me rradhe ju të tjerët. Nuk keni gojë ju, pa dhënë llogari në fillim ju! SPAKU të mos bëjë hetime selektive, sikur është krijuar për të sulmuar të majtët! Unë nuk di që SPAKU të ketë dënuar ndonjë PD-ist dhe kjo është shumë e rëndë për këta prokurorë. Më sa duket kanë frikë me PD-në dhe jo me PS-në, se nuk të vrasin pas ferrave!

  • Besoj tek pastertia e personit Jorida Tabaku,,As e njoh,as e di kujt eshte,por kur ka drejtuar Bashkine e Tiranes,ishte kjo qe organizonte gjithe punen ne Bashki,se Basha ishte o ne Hollande,o ne Mbledhje partie.
    Le bti shkoje deri ne fund kesaj vjedhje skandaloze me gys miljardi euro,qe po e fundos me tej popullin qe paguan taxa..Lexoni pak lajmin e bujshem,,57% e shqiptareve kane ikur nga Shqipria dhe gjjjysma atyyre qe kane mbetur kane bere kerkese per azil..Pas 10 vjetesh ky vend do katandiset ne 1 miljon,aq sa ka qene para luftes 2 bot.
    Po mire,,a ja vlen te ikin nga Atdheu 5 miljon shqiptare,,qe te jetojne si sheike,,keta hajdutet e Rilindjes,qe kane dore te rende,dhe as denjojne te pergjigjen ne komisjonet qe i kane ngritur vete?

  • Me funde edhe hajdutet e k/hajdutit te djalit kristaqit ju erdhi fundi.Hajdute akoma me te medhenje e te ndyre se hajdutet e plakut barbare te vicidolit.Le te mbetemi me shpresen e SPAK se do tju jape ate qe kerkuan denimin,dhe sekuestrimin e pasurive golopante qe kane grabitur kta ndytsira qe mbajne ere kerme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *