Stuhia shkul ‘pemën e mollës së Njutonit’ në kopshtin botanik të Universitetit të Kembrixhit

Amelda Amelda

Kopshti Botanik i Universitetit të Kembrixhit ka humbur “pemën e mollës së Njutonit” si pasojë e stuhisë Eunice. Kuratori i kopshtit, Dr Samuel Brockington tha se pema ishte mbjellë në vitin 1954 dhe kishte qëndruar në hyrjen Brookside të kopshtit botanik për 68 vjet.

Ai tha se pema ishte klonuar nga ajo që e çoi Sir Isaac Njuton të zbulonte ligjet e gravitetit. Kopshti botanik tha se kishte një klon të pemës që do të mbillej diku tjetër në kopsht së shpejti. Pema origjinale nga e cila ra një mollë, duke e shtyrë Njutonin të krijojë teorinë e tij të gravitetit, është në Woolsthorpe Manor në Grantham, Lincolnshire.

Edhe pse u rrëzua nga një stuhi në shekullin e 19-të, pema mbijetoi dhe me kalimin e viteve është shumuar me shartim, që përfshin lidhjen e një prej filizave me një fidan tjetër.

Dr Brockington tha se analiza tregoi se tre pemë në Kembrixh, duke përfshirë atë në kopshtin botanik, ishin një klon i pemës origjinale të mollës së Njutonit. Ai tha se edhe pse ishte një “humbje e trishtueshme” që kishte rënë në stuhinë e së premtes, ata ishin të vetëdijshëm se pema nuk do të jetonte dhe shumë për shkak se kishte një sëmundje.

Si rezultat, ata kishin filluar tashmë klonimin e pemës. “Kështu që përmes shkencës shartimit, ‘Pema e Mollës së Njutonit’ shpresojmë të vazhdojë në koleksionet tona”, tha Dr Brockington.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • ….Fred QakuA e kishte paraSHikUaR,…,, biLe QaKuA shkrOVI se NjUtoNi ishte nje EbRe pedeRast…,, te Cilit nuk i Ka reNe ne KoKe asNJe mollE….,, por NjUtoNi – poHivi QaKua – ishte poshte kesaJ peMe dhe i bente GojoRE topaVe te parTnerit omoSekSual..,, edhe Ai Qe’ koMplotiSt ..,,, shKrovi e THeShTE Qakua… Se shPeJti Qakua do pubLikoJe nje Liber per KomPlotiN e MadH te PedeRasteve EbreNn si NjuToni perverS — tHesHTE CaKua… … ….. …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *