Presidenti Michel dhe presidentja Von der Leyen dënojnë në termat më të ashpër të mundshëm vendimin e Presidentit rus për të vazhduar me njohjen e zonave të kontrolluara joqeveritare të rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës si entitete të pavarura.
Ky hap është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare si dhe e marrëveshjeve të Minskut. BE-ja do të reagojë me sanksione ndaj personave të përfshirë në këtë akt të paligjshëm.
Bashkimi përsërit mbështetjen e tij të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
a.m/dita
