Ahmetaj replikon me Tabakun: Jam ministri më konservator i Financave, ‘gardiani’ më i mirë i buxhetit!

Amelda Amelda

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, se ai ka qenë ministri më konservator dhe gardiani më i mirë i buxhetit.

Ahmetaj: Meqë këtu u fol për konservatorizëm fiskal, unë jam ministri më konservator i financave. Unë kam qenë gardiani më i mirë i buxhetit.

Tabaku: Në të gjitha shkresat tuaja ju ngrini shqetësimin për qarkun Tiranë. Erdhën ndonjëherë këto miratimet e qarkut Tiranë që ju e kaluat këtë projekt?

Ahmetaj: Borxhi ka ardhur duke ulur, pasi këtë bën gardiani, ul borxhin. Ndaj i vë një tavan. Gardiani ka shpikur pragun bashkë me FMN. Po ta shohësh borxhin në të trija vitet, ka ardhur duke rënë. MF ka bërë detyrën e vetë, s’ka mbështetje buxhetore, ka transfertë. Mbështetje buxhetore për koncensionin e Tiranës nuk ka, por ka transfertë. Sa herë kërkon pushtetit vendor, dhe qeveria ka mundësi që ta ndihmojë, duhet ta mbështesë! Unë kam iniciuar ndryshimin e ligjit në fund të 2018 që të ruheshin risqet dhe qarku ka funksionuar si njësi vendore të pavarura. Tirana apo dhe rrethet e tjera po ashtu.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Do fati dhe Sajmir Tahiri e ka terhequr kemben zvarre, mase te merr dhe ty me vete o Miu I arave. Sa me shpejte te jete e mundur te jeshe Brenda ne qeli dhe nga aty fillo e kakaris. Vetem ne burg te Duan, po te presin ti mbash me pare, cigare e droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *