Shtatore dhe rikonstruksione, përse ky qëndrim pajtues nga socialistët për rehabilitimin e kolaboracionizmit?

J L

 

Nga Xhelal Gjeçovi

Botuar në DITA

Ky fillim viti na solli disa pamje të trishtueshme, që sigurisht nuk ishin të panjohura, por nuk mendohej se do të shfaqeshin në forma kaq të shëmtuara. Njëra nga këto, ajo që ndodhi në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, ngritja dhe inaugurimi me ceremoni e tam-tame që iu bë një shtatoreje për Geraldinën, na riktheu vëmendjen tek bashkëshorti, ish mbreti Ahmet Zog, pasi vetë Geraldina mund të thuhet pa frikë se ka fare pak lidhje me Shqipërinë dhe aspak ndonjë gjë për t’u përmendur.

Veçse si gruaja e një mbreti të vetëshpallur, pa origjinë e gjak mbretëror, pa asnjë cilësi e virtyt të racës arbërore, siç do ta cilësonte Abaz Ermenji, pas largimit nga vendi, ditën e 7 prilliit 1939, me nje bilanc që vazhdon të diskutohet, me disa shërbime që s’mund të mohohen, siç u veprua në regjimin komunist, por që janë pak, fare pak në krahasim me një barrë mëkatesh e prapësish, që i sollën vendit, Shqipërisë dhe Kosovës dëme të pallogaritshme.

E këtu vijnë në konsideratë, më së pari lidhjet e marrëveshjet e fshehta me Beogradin, me ndihmën e të cilit u rikthye në pushtet, e si haraç, në bazë të marrëveshjes së lidhur me Pashiqin, që do të merrte pushtetin afërsisht njëherësh me të, i dhuroi Serbisë territore të vendit, sikur të ishin pronat e babait, dy perla e njëherësh pika strategjike, Shën Naumin dhe një pjesë tjetër, pjesën më të bukur të Vermoshit. E krahas tyre, Zogu obligohej që të hiqte dorë nga përkujdesja ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe nxitja e irredentizmit. Në këtë kuadër, do të ndalohej menjëherë veprimtaria e Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës dhe do të ndiqeshin e likujdoheshin patriotët e mëdhenj, si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hoxhë Kadria etj, që përbënin një shqetësim e kërcënim për Beogradin. Pas rikthimit në pushtet, do të ndërtojë marrëdhënie klienteliste me fqinjin përtej detit, Italinë Fashiste të Musolinit e në kuadër të tyre do të përgatiteshin kushtet për agresionin e pushtimin e vendit, me 7 prill 1939. Dhe për t’i vënë kapak veprimtarisë së tij, vjen më në fund dhe largimi i turpshëm nga vendi pikërisht në ditën e agresionit fashist, pasi mori me vete arin e Bankës së Shtetit, që ai e çoi në falimentim.

Nëse mund të flitet për ndonjë rol të Geraldinës, asaj duhet t’i njihet një fakt që s’është vënë në dukje deri tani. Ishte Geraldina e bukur, e hijshme, me një sjellje mondane europiane, që mahniti mbretin Faruk të Egjyptit, me origjinë shqiptare, e kjo do të lehtësonte pranimin e të shoqit dhe suitës së tij, se po të ishte për Zogun, “injorantin e Matit”, siç do ta cilësonte Konica, duke dashur që me dy fjalë të japë thelbin e kësaj figure. Përndryshe, azili do të vështirësohej e mbase dhe refuzohej, për shkak të mënyrës se si iku, pasi i bëri thirrje popullit, që një ditë më parë po demonstronte e kërkonte armë, për të mbrojtur vendin, që të rrijë i qetë e të mos dëgjojë gënjeshtrat që përhapin radiot Londra dhe Moska, pasi vendin nuk e kërcënon asnjë rrezik dhe mbrojtja e tij është e garantuar. Pas këtij momenti, që kujtoi se e qetësoi popullin, fshehurazi, pas mesnate, duke u gdhirë 7 prilli, braktisi vendin dhe sheshin e luftës, duke i lënë në mëshirën e fatit, pa drejtim dhe pa mbrojtje, duke u dhënë mundësi agresorëve fashistë që të perfundonin shpejt operacionin e të bënin fakt të kryer pushtimin, pa u lënë kohë e mundësi Fuqive të Medha që të reagonin, siç ishte në nderin e tyre, pasi këtë e priste dhe e kërkonte një komb e një vend i vogël, i pa mbrojtur e i tradhtuar, e krahas tij dhe opinioni ndërkombëtar.

Pas ndërrimit të sistemit dhe ardhjes në pushtet të PD, me interesimin dhe angazhimin direkt të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndodhi ajo që as mund të imagjinohej, një përmbysje totale e vlerësimeve mbi këtë figurë, që vetëm pak kohë më parë, vetë ai, në 80 vjetorin e Revolucionit të Qershorit e kishte damkosur si rrallëkush figurën e Ahmet Zogut, me të bëra e të pabëra, që sipas tij kishin justifikuar dhe revolucionin e udhëhequr nga Noli, që çuan në rrëzimin nga pushteti dhe largimin nga vendi.

Në situatën e krijuar do të niste dhe revanshi i demokratëve, që menduan se kishte ardhur momenti për të qëruar hesapet me historinë, duke asgjësuar vlerat e qenësishme dhe arritjet më të çmuara të së kaluarës, siç ishte dhe Lufta Nacionalçlirimtare. Veprimeve që do të ndërmereshin në këtë kuadër, do t`i paraprinte një pohim i Berishës, se historia dhe vend i kishin një borxh të madh këtij burrshteti (pra Ahmet Zogut) që s’e kish parë ndonjëherë ky vend. Kjo deklaratë do të shërbente si kushtrim per falangat e kohës, që të ndermernin një sulm të egër ndaj të kaluarës, duke rrënuar dhe shkatërruar çdo gjë që u kujtonin shqiptarëve ato kohëra. E krahas kësaj, nisi pa vonesë dhe zbatimi i një programi masash e aktivitetesh, për ndryshimin e vlerësimeve e të imazhit të kësaj figure, me ngritjen e shtatoreve, njëra në Burrel, vendlindjen e tij dhe tjetra në Tiranë, kryeqytetin e vendit, e krahas tyre dhe nje maozole për nënën mbreterëshë, për të vazhduar me emërtime rrugësh e objektesh social kulturore, që do të mernin emrin e tij. Unë e kam quajtur ato ditë, në një shkrim enkas, në një të përditshme, gjithë këtë tallava një histeri fshatareske. Por ajo nuk do te ndalej këtu, sepse më pas, qeverisja socialiste dhe Edi Rama do t’i shtojnë, për turpin e tyre, kësaj familjeje dhe një tjetër shtatore, kësaj here për Geraldinën, në një kohë që s’kemi parë një preokupim e angazhim të tillë për figurat e luftës, më së pari për dëshmoret e atdheut, në radhët e të cilëve janë plot trimëresha dhe heroina, me kontribute e sakrifica vetëmohuese për vendin e tyre.

Është e habitshme se pse mbahet ky qëndrim pajtues e komprometues nga qeveria aktuale socialiste ndaj kolaboracionizmit dhe kolaboracionistëve.

 

Debati mbi Xhafer Devën

Në këtë situatë të pazakonte e të pakëndshme, papritmas na shfaqet një rast i ngjashëm dhe në Kosovë, me debatin për Xhafer Devën. Shkak u bë një projekt per rikonstruksionin e shtëpisë së Devës, që thuhet se ka vlera të veçanta arkitekturore.

Po hyj drejt e në temën, që zuri vendin kryesor për ditë më radhë. Çfarë përfaqëson kjo figurë, që vazhdon të diskutohet dhe pse mendimet, edhe pas kaq vitesh vazhdojnë të jenë të ndara e jo pak dhe larg të vërtetës dhe realitetit. Kjo sigurisht nuk duhet të na çuditë. E verteta, realiteti jo gjithnjë pranohen, edhe pse shihet që ka mbështetje logjike dhe historike. Si historian i kësaj periudhe, unë nuk mund t`i shmangesha e të mos shprehja mendimin tim për Devën e figura të tjera të kësaj periudhe, për të cilet ka ende jo pak iluzione e për këtë arsye vazhdojnë të trajtohen e nderohen në botime të ndryshme, pa e njohur mirë aktivitetin e tyre.

Deva është cilësuar, jo thjesht si bashkëpuntor i nazifashizmit, se të tillë për fat të keq ka patur dhe të tjerë, por atë e dallojnë dëmet që i ka shkaktuar vendit dhe dhimbjet që i sjellë këtij populli. Deva, Mitrovica, Cakrani etj., bënin pjesë në atë grup bashkëpunëtorësh që janë cilësuar si terroristë, për krime ndaj njerëzimit, e ketu vijnë në konsideratë më së pari persekucioni, denimet dhe vrasjet e bashkëkombasve të tyre, të krahut tjetër, e sidomos roli në organizimin e masakrave të tmerrshme si ajo në Tiranë më 4 shkurt 1944, ku u vranë 84 qytetarë të pafajshëm e po kaq dhe në masakrën në Prishtinë, në kampin e përqëndrimit të ngritur aty. Njëri nga politikanët e njohur të Kosovës thotë se për ta nuk ka asnjë fakt që i komprometon e i akuzon për krime.Jo, i nderuar, e kundërta është e vërtetë. Ata janë të zhytur në krime ndaj bashkëkombasve të tyre, por jo vetëm.

Më kot përpiqet Buxhovi ta na japë një pamje tjetër të kësaj figure, kur thotë se Deva kundërshtoi edhe Hitlerin, për persekutimin e hebrejve, pasi, sipas tij, ishte kurajoz e i papajtueshëm me të keqen. Ai ështe historian,me kontribute dhe si i tillë nuk besoj se e ka këtë bindje. Megjithate, po i kujtoj një letër, që me siguri e ka parë, që Bedri Pejani njëri ndër bashkëpunëtorët e miqtë e Devës, ish kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, i drejton Hitlerit, ku me një veneracion dhe përulje të neveritshme, i shpreh mirënjohje e besnikëri pa fund, gjasme në emër të qytetarëve të Kosovës, për kujdesin dhe angazhimin personalisht në ngritjen e kompletimin e divizionit SS, për të goditur forcat çlirimtare në Kosovë dhe në Shqipëri, që synojnë, sipas tij, të turbullojnë e shkatërrojnë vendin. Realiteti, sado i hidhur duhet njohur e pranuar, që të nxiren mësime për të sotmen e të ardhmen e kombit tonë, të sfilitur jo vetem nga pushtimet por dhe nga tradhti të tilla. Por ja që shfaqet si gjithnjë Spahiu, nje intelektual kontrovers, i vetëkënaqur me padijen e tij, që ka marrë prej kohe flamurin e së keqes, të mbrojtjes së kolaboracionizmit e të kolaboracionistëve dhe merret me mend, se çfarë fryme mund të përcjellë tek studentët nje pedagog si ky.

***

Lufta e Dytë Botërore ishte një provë e madhe dhe shqiptarët e përballuan në mënyrën më të mirë të mundshme. Iluzionet e fillimit, gradualisht u kapërcyen dhe nga pervoja historike u bindën, se ajo që dëshirohet nuk vjen as nga qielli dhe as duke qëndruar duarlidhur, me shpresen se do të na e sillnin të tjerët, të huajt. Fatet e shqiptarëve do të ishin në duart e tyre dhe çdo gjë që u duhej, më së pari liria e pavarësia do të arriheshin me një angazhim dhe orientim në krahun e duhur, me aleatët, miqtë e vërtetë të shqiptarëve, si dhe në lidhje të ngushtë me Shqipërinë, vendin amë, faktor i pazëvendësueshëm, që ka qënduar gjithnjë në krah të Kosovës, pa marrë parasysh çmimin që do paguhej dhe në fakt është paguar. Kush s`e kupton këtë, tregon se ende nuk është shkëputur nga nostalgjitë për Jugosllavinë e mareshallin.

Lidhjet Kosovë-Shqipëri janë jetike për të ardhmen e dy pjesëve të vendit, të ardhmen e kombit shqiptar, që fatkeqësisht, gjatë historisë është cfilitur, sic u tha, jo vetem nga pushtimet e huaja, por dhe bashkëpunimi me ta i nacionalistëve të rreme, “baballarëve” të kombit. Teorizimet dhe kërkimet e trashëgimtarëve të tyre, sot penda të çoroditura, për të gjetur apo sajuar dallime, për t`i përdorur si argumente se në Kosovë, për shkak të ndarjes e shkëputjes në vite, qenka krijuar gjasme një komb Kosovar, i ndryshëm nga pjesa që jeton në Shqipëri, me tipare krejt të tjera, të vecanta. Pretendime te tilla absurde, jane po kaq , në mos më shumë të rrezikshme, se diskutimet për shkëmbim territoresh.

Përvoja e dy luftërave, asaj kunder nazifashistëve dhe tjetra kundër shovinistëve serbë për çlirimin e Kosovës, provoi se çlirimi i vërtetë, nuk do të vinte duke luftuar e dëbuar njerin okupator e duke pranuar tjetrin, se kinse njëri është më i mirë se tjetri, por duke mos u pajtuar e luftuar deri në fund, kundër dy të këqijave, siç kërkuan patriotët e vërtetë në Bujan, Fadil Hoxha, Hajdar Dushi e shokët e tyre, në vitet e luftës antifashiste dhe pas saj, në vitet 90-të luftëtarët e UÇK-së që meritojnë vlerësimin maksimal të historisë. Në të kundërt mbështetja për Deven, justifikimi i krimeve të tij, është një non sens i madh, që rrezikon krijimin e një imazhi, që nuk konvenon e meriton Kosova. Në këto momente, nga intelektualët më së pari, pritej e kërkohej mbështetje e reflektim ndaj reagimit të ambasadorit gjerman dhe të vetë BE-së, ndryshe komprometohet e dëmtohet pozita dhe e ardhmja e shqiptarëve, aspiratat e tyre për t’u bërë pjesë e BE dhe Natos. Me ta veçse krijojmë barriera të tjera e mbetemi dhe më tej, jashtë dyerve të këtyre organizmave, që dëshirojne masivisht shqiptarët.

***

Në mbyllje, dëshiroj t’i kthehem edhe njëherë qëndrimit ndaj hebrejve, një çështje e cila është përdorur për t’i paraqitur zyrtarët e shtetit kuisling, kolaboracionistët e tipit Deva, si bartës të humanizmit e luftëtarë kundër padrejtësive. Nuk mund të jesh dakord me mendimin e Buxhovit, se këta që masakronin bashkëkombasit e tyre, sepse kishin të tjera bindje e tjetër konceptim mbi realitetin, mbrojtën e kundërshtuan ndjekjet e persekutimin e hebrejve. Po të ishte kështu, atëherë vetvetiu lind pyetja: Si shpjegohet që hebrejtë iu bashkuan Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe pas lufte, qëndruan e u integruan në jetën shoqërore dhe ekonomike në Shqipëri e nuk shkuan pas Devës, në Divizionin SS, apo dhe në formacionet politike e ushtarake të A.Kupit e dy Frashërve, Mehdiut dhe MIt`hatit, për t’iu rikthyer e shpërblyer kujdesin e mbrojtjen, që ata u paskan bërë, siç thoni ju? Është koha për reflektim dhe korrigjim shënjestre, të nderuar kolegë, e kjo pritet e kërkohet më së pari nga historianët, që kanë dëshmuar në jo pak raste kthjelltësi mendimi e kopetence profesionale.

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
35 Comments
  • pse ky qëndrim pajtues nga socialistët për rehabilitimin e kolaboracionizmit?
    Sepse keta palo qeveritare kerkojne te zhvejne kontributin e popullit tone ne luften kunder murtajes Fashiste
    Pra ju behne hosanara tradhetareve te kombit , sepse te tille jane edhe vete

    • Po “çlirimtaret” pushtues sllavo-komuniste shqipfoles a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?

      • Xhaferr Deva: “Në mes të komunizmit dhe nazizmit do zgjidhja nazizmin!”. Koha i dha të drejtë. Nazizmin e mundën dhe e asgjësuan demokracitë e mëdha, dhe sigurisht që nuk mund të instalohej dot në Shqipëri, ndërsa komunizmi ose ndryshe “murtaja e kuqe”, u ul këmbëkryq në Shqipëri, por dhe në gjithë trevat shqiptare. Pasojat tashmë dihen.
        Sa për “koolaboracionistin” Deva, mbas luftës nuk e trajtuan si të tillë, por si atë dhe shumë nacionalistë e patriotë të tjerë antikomunistë, u strehuan në vende demokratike si ShBA e në Europën Perëndimore dhe jo vetëm nuk u hyrri gjemb në këmbë, por edhe u ndihmuan në vepritarinë e tyre kundër regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.
        Xhelal Gjeçovi në aspektin historik është një komunist fanatik, “profesor” i historisë së PPSh dhe i tillë do vdesë. As që i duhet kujt reflektimi i tij edhe sikur të mundë ta bëjë. Do t’i rekomandoj, nga atje ku banon, imperializmi amerikan, le t’i dërgojë shkrimet e tij me konsiderata që tashmë janë hedhur nga kolegët e tij në koshin e plehrave të historisë. Dhe, nëse ka tentuar, ka parë apo do të shohë se sa do të gjejnë vend ato gjetkë. Thjesht Gjeçovi mbetet një fosile.

  • Ndoshta eshte nevoja e rithemelimit te P.S. Per fat te keq P.S. ka degjeneruar ne nje parti te djathte, qe udheheq e vetme , pa asnje alternative tjeter perspektive per vendin. Pakenaqsia popullore eshte e madhe.

  • LItari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

    Per sllavo-komunistet shqipetar me qender ne beograd

    • Mos e ke fjalen ti Karben per Zogun qe erdhi ne pushtet me bajonetat serbe duke rrezuar qeverine demokrqtike te f. Nolit ? Apo per Birishen qe na i uli sllavet kembekryq ne Parlament.

  • Komunistet dhe socialistet shqiptare kane vdekur. Tani jetojne ata qe punojne per te realizuar ate qe nuk e realizuan dot armiqte e Shqiperise ne Luften e Dyte Boterore: zhdukjen e shqiptareve dhe te Shqiperise nga harta e botes.

  • PS po pret ne bese, familjet e partizaneve qe sakrifikuan jeten e tyre per clirimin e Atdheut,ndertimin e tij per tua lene shqiperine te bukur e te pasur,por qe keto 30 vite i vune kazmen
    PS ka mar votat e veteraneve te femijeve te tyre ,por ne qoftese fshin emrat e shkollave te rrugeve mohojne luften salrificat e popullit ,pjesa e majt qe ka votuar me zemer por jo per ofiqe do te braktis zgjedhjet.Prandaj gishtin kokes e mos e tradhetoni idealin e atyre qe dhan jeten per clirim e ndertim..Lulushi ka filluar te mbledhi firma per zhdukje e simboleve te luftes,edi po perkedhel ballistet dhe kolaboracionistet.
    Turpi i madh.

  • Sepse kane Mbetur ende shqiptare qe e duan edhe Geraldinen e bardhe e te paster si Zambak,,Ka ende shqiptare qe e duan Xhaferr Deven qe nxorri nga vrimat
    vrasesit pas kraheve te patrioteve dhe femijeve..
    Qen rrugash ishin,,Si qen rrugash i la.
    Keta qen rrugash te mballosur me komunizen sllav jane ata qe masakruan Malesine dhe Kosoven,,Bene Masakren e Tivarit,,Mbollen Terror lufte klasash,kampe perqendrimi per cfarosjen dhe dhunimin e grave dhe femijve,si Tepelena,Vlocishti,Savra,
    Me te tmerrshem se kampet e Cfarrosjes Naziste,,Aushvic,Daklau,Mathauzen,.,ishte Kampi i Maliqit,,ku cdo mengjes,,mbyste ne Torfen e zeze te kenetes ,jo me plumb,por me shqelma,,te burgosurit qe nuk benin normen.Ky ishte boa e Maliqit,,kuco-vllahu Stasi Marko,vellai i kucovllohut Rita Marko te Byrose politike.
    Kosove,,i degjon kukuvajkat e zeza sllavo-greke si ulerijne?
    Xhelal Gjecovi,Paskal Milo,Bedri Islami,Shaqir Vukaj,,
    Keta jane organizata e Nashkeve,Baze e sigurte per Luften e Trete.
    Ne luften e pare ushtroia serbe gjeten Bazen tek Esad pasha,,ne Durres,Shijak,Kavaje,Mamurras,Tirane,.
    Ne luften e dyte gjeten bazen tek Myslym Peza ne Peze,,me Koco Tashkon,Kristo Themelkon,Vasil Shantic,enver hoxhen ne Tirane.
    Ne luften e trete jane keto karroqet qe la prapa enveri,,Xhelal gjecovi,Shaqur Vukaj,Bedri Islami, Paskal Milo,.
    Prandaj Kosove mos u merr me shkjet e Tiranes,po vazhdo punen.Nderto Kullen e Atdhetarit Xhaferr Deva ne Mitrovice MATANE IBRIT,sepse Kulla e Xhaferr Deves eshte Piramide e shqyptarise.

    • E kam thënë që ti je gjarpëri më zile, që do të ndyesh komentet deri sa një ditë do të vethelmohesh me vrrerin tënd!

  • Leter e Hapur drejtuar Xhelo Gjecin e tjere truthare si ai qe nuk duan te futen ne brazde
    Partia Socialiste e 2022 nuk mund te jete Partia Punes e 1974, aq me teper Partia Komuniste e 1944 qe te merret akoma me Kolaboracioniste e t’ju kenaqe serish me Lufte Klasash.
    Duhet ta kuptoni, dreqi ju marrte, se jetojme kohe tjera.
    Juve pra Xhelo Gjecove duhet tu mjaftoje fakti qe pinjollet tuaj i kemi bere Ministra, Deputete, Biznesmene me Koncesione qindra milion EURO, i kemi ne Sistem te Drejtesise, ne Polici, Dogana e kudo.
    Por ama jo te dalim e te recitojme serish “Enver Hoxha tungjatjeta” se ashtu na shkurtohet jeta ne pushtet nga Amerikanet.
    Po nuk me kuptuat edhe kete here, u betohem se ju kam Dhjere!

  • Esht Ed Rama qe urren luften nacional çlirimtare dhe deshmoret e atdheut per çlirimin e shqiperis , nuk e keni par shkon ne varrezat e kombit me brekushe dhe pandofla , atje i perulet monumentit liris se esht puna e babait vet , nuk perkulet per deshmoret nje zuzar qe kryetradhtarin mutat Frasheri e ngriti ne piedestal dhe e varrosi me ceremoni shtetrore dhe votusve te PSs qe shumica jan familje deshmores por jan njerez pa byth e shtyll kurrizore se i lepijn bythen e i japin voten atij qe shkeli me kte veprim mi gjakun e 28 mij deshmorve , bile ky pervers i perdal i ftoi qe te ulnin dhe koken para kti kolaboracionisti qe iku me tanket e nazizmit nga shqiperia , ky pler esht ai qe vuri jo pa qellim ne krye te shoqates antishqiptarve dhe pinjollve te tyre agron tufen qe i shpalli te ter heronjt e luftes per liri kriminela dhe tradhtaret bashkepuntoret e nazifashizmit dhe agjenturave te huaja qe punuan kunder interesit komtar dhe i ngulen thiken mas shpine kombit ky bastard tufa me ramen nga pas i ben heronj , kjo esht historia turpit shqiptar , prandaj po filloj noj luft ktu nuk lufton me njeri se te tallin tradhtaret qafiret antishqiptaret dhe te qeshin , turpi i mbuloft socialistet qe jan familje deshmori e qe i japin voten ed Rames un nuk ja kam dhen mas ardhues mutatit e nuk ja jap kurr me shqiperia nuk ka nevoj per. Bastart e antishqiptar shkerdhata perdrogaxhi dhe imoral si kryekari jon , turpi ju mbuloft o socialist pa dinjitet dhe karakter qe i jepni voten kti zuzari kryetarit tuaj me ofendimin qe ju ka ber , as saliut atij qen bir qeni mos ja jepni voten as lulit as ilirit me mir mos votoni kta jan njelloj imoral hajdut antishqiptar te ulet .

  • Teper e quditshme te quhet Fadil Hoxha nji patriot i Kosoves kur dihet se ky ishte nji Titist e nji bashkpuntore i sllaveve qe me ta ndejti deri ne vdekje dhe sju ndie kurre zeri ne mbrojtjen e qeshtjes shqiptare atje .Pas lufe nga viset shqiptare u shperngulen se paku 300 mije shqiptare per turqi ky se ngriti kurre zerin .. Ky i denoi demostratat e vitit 68 e posaqerisht ato te 81 e ishte ma radikali kur tha studentet po deshirojne ta shkatrrojn JU dhe ne do ti ndjekim e denojme pa meshire duke cituar :: Bira e minit do tju behet 100 grosh dhe filloi tmerri mbi te rinjet e Kosoves ..Ky e vrau me sllavet Shaban POLLUZHEN burrin legjendaore dhe heroin e vertete te Kosoves e shqiptarise .. Po mendoni se ky e EH sdinin per tmerrin qe u be ne Tivar Bari te Malit te zi .Aty ne kishim edhe disa qe shpetuan ku eshte faji i tyre vetem e vetem se ishin shqiptare !!Hapni syte e qilne mendjen se si dini dredhite e hilet sllave o shqiptare te nenes SHQIPNI po ne aq e dojme dhe e qmojme shtetin ame sa kur ishin nen okupimin sllavo Titiste ne fshatin tone aty kur varrosej dikush e linte amanet :Varrosmeni ne Balec nji koder siper fshatit e ta shof Pashtrigun- Shqipnin sepse skishim mundesi me u pa edhe pse ishim gjalle !! Po si permendet Fadili e klika komuniste tani kur bota po shkon ne mars ,hane e gjetiu kurse Shqipnija e shkrete e fundit ne EU me ekonomi e me shum e shum parametra tjere -fatkeqesisht !!!!

  • Partia e sotme e ashtuquajtur socialiste eshte shnderruar ne nje parti kolaboracioniste duke mbajtur per kryetar nje kolaboracionist dhe armik te Luftes Antifashiste si Efi Rama,ky armik i pa bese dhe i eger i kombit shqiptar!

  • Që kur erdhi Rama, tha që PS-ja do të shkojë përtej të majtës dhe të djathtës! Pra do të shkojë nga kjo « galaktikë » në një tjetër, si Amdromeda! Rama, Veliaj, apo ndonjë tjetër nuk kanë bosht, janë akrobatë që transformohen si një « plastelinë » dhe nuk e kanë problem që të venë edhe një shtatore të Hitlerit. Në spektrin politik të Shqipërisë, ndihet një mungesë e një partie realisht e majtë, që t’u kundërvihet këtyre « akrobatëve » dhe të spostojë jo vetëm Berishën, Bashën dhe Metën, të cilën i dënon ligji, por edhe Ramën e Veliajn që kanë uzurpuar PS-në.

  • Enver Hoxha para se të vdiste caktoi Ramiz Alinë në vendin e tij ,mendoi se shqipria socialiste do ishte në duar të sigurta ,nuk kishte menduar se në vendin e tij kishte caktuar një dredharak e dështak, burbon të kapitalizmit,Ramizi kishte mbetur një kufomë e gjallë ,ai e filloi udhtimin e tij me tufzat e arrzat falementoi totalisht ekonominë ,rrëzoi shtatoren e Enver Hoxhës ,duke caktuar dy politikan hajdut dështak e dolloverexhi S.Berishën dhe F, Nanon që jo vetëm rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës por vodhën armatimet ,shkatrruan e dogjën fabrika e uzina ,me një gurë vranë dy zogj goditën edhe LANÇL bashkë me heroit e dëshmorët i nxorën nga varret ,në vendin e tyre lartësuan emra tradhtarësh e vrasish ,deri te ngritja e shtatores të mbretit Hajrdut e tradhtar bashkë me Gruan Galerdina që ka fshehur e ruajtur floririn e vjedhur të popullit shqiptar dhe b/drejtuar bandat më të egra kriminale nga v.1944-55 kundër pushtetit popullor duke la duart me gjakun e heroinave të mirditës dhe tërë militantve të ndërtimit të shqiprisë . Heroit e dëshmorët ,pllakat përkujtimore e varret tyre u goditën qyshë kur erdhi në fuqi partia demokratike 1991 dhe
    “pluralizmii !” me ndihmën e propogandës gjoja pro -perendimore dhe lehjet të ca hajdutve burgaxhi ordiner ballistë e zogistë u shitën si politik ,me paturpësi përkrahën koiboracionistët edhe të tipit Xhafer DEVA …

    • Rri or ti ‘FTERI’ mos na trego perralla me Enver e Ramiz se nuk ja ka njeri ngene te vdekurve (ti as e di c’do te thote Kolaboracionist).
      Shko e futi nje te numeruar shqiptareve se ate e ben mire, a jane akoma 3.900.000 apo jane dyfishuar!

  • 1- Dikush e trathtoi vendin duke u lidhur me armikun sllavo-komunist
    2- Dikush trathtoi vendin duke u lidhur me armikun anti-sllavo-komunist.
    Ku eshte ndryshimi!? Ha,ha,ha.

  • Jemi njè popukk i vogèl dhe mjaftè mase i pèrçarè, siç na dèshirojnè armiqtè tanè. Nèse fjala e urtè na mèson se :- “ai stan atè bulmet ka”! do tè thotè se tè gjitha qeveritè e pas ’90 mè parè ose mè pas e kanè treguar fytyrèn e tyre tè vèrtetè, ju janè grisur maskat. Ata nuk na kanèpèrfaqèsuar asnjèherè Ne shqipètarève tè vèrtetè me historinè dhe lavdinè tonè…..Eshtè fare e thjeshtè pèr tè kuptuar qèllimi i vèrtetè i tyre kundèr interesave thelbèsore tè shqipètarève. Poqese na kanè gènjyer pèr njè rrugè, park, apo pranimin nè EU brènda njè viti tè caktuar, etj ‘vogèlsira’ mund tè mbyllim njè sy, por çèshtjet janè aq tè rrezikèshme saqè bèhen tè pa pranueshme dhe antikombètare siç èshtè mini shengen, mos dènimi i kriminelève tè vèrtetè tè kètijè populli, reabilitimi i agjentève nè shèrbim tè armiqve tè vjetèr tè shqipètarève qè nga E.Toptani, A Zogolli me familjen e pjerdhur…..kèto janè vetèm disa qè Ramistat-Berish- Meta janè nè njè linjè qè kordinohen nga armiqtè e shqipètarève. Uroj qè amerikanèt tè mos kenè mè gisht nè kètè paqavure ndaj Shqipèrisè, ndryshe ZOTI do ti ndèshkojè shumè mè shpejt se shqipètarèt tè ngrihen! Kurrè mos i bèj tjetrit atè qè èshtè e pa pranueshme qè dikush tè bèjè pèr Ty.

  • I nderuar nipi i Shtjefen Gjecovit, me futjen ne nje teme dhe shkrim te dy figurave qe jane ne orbita te largeta nga njera-tjetra, si ajo e Geraldines dhe ajo e Xhafes, keni dale ne nje silogjizem te gabuar!

    • Xhelali nip i Shtjefën Gjeçovit?!?! Kuluf, shif se je gabim, nisesh thjesht nga mbiemri po harron emrat. Ku muslimani Xhelal e ku katoliku Shtjefën….

  • Zoti Gjecovi jeni tejet I vonuar.
    .
    Nese ka krim me te madh ne reabilitimin e TERRORISTEVE & fashisteve nga PD-LSI-PS ai eshte dekorimi I diversanteve te Maltes dhe Mynihut..OK le te vrisnin Enverin do ishin HERONJ por kqyre trimat e tu si luftonin me citjanet dhe sutjenat e femrave se nuk ja mbanet suma te luftonin me Enverin:
    ..
    Bandat e “Komitetit të Maleve & Haleve” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim U be një terrori dhe një kasaphane të pashembullt.
    .
    Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë.
    .
    Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën.
    .
    Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan.
    Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep.
    Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra
    N evend te mbyljes;
    Ajo qe nuk kuptoj eshte pse Amerika zyrtare e nderon dhe sot kryenazistin Deva dhe jo vetem kaq por dhe Kimja e Amerikes Lul Bashen kete xhaferr deva junior do ta beje K/M

    NUK PO PERMENDIM HEQJEN E TABELES 4 SHKURTIT 1944 SE ESHTE ME E DHJERA..PER PS E RAMUTIT TE XHORXH SORRES

  • Kete nuk po e bejne socjalistet.Ne Ps ska socjaliste. Ata jane ,sic shprehet Rama te Rilindurit e Shqiperise socjaliste .Ndryshimieshte shume i madh si koncept filozofike .
    Nuk po kuptoni azgje o popull i humbur ne shkertetirene e demokracise .Fatos Nano u emerua ne krye te asaj partije qe u quajte socjaliste. Socjalistet ne vitet 1990 i kishte tredhur R.Alija .Askush nga ata, qe u takonte te perfaqsonin krahun e majte te popullit, nuk patin kurajon te krijonte nje parti te re te tipit socjaliste.Ky qe dhe nje gabim i madh i klases intelektuale qe, sarriten te realizoje, jashte ndikimit te R.Alise, ate te majte qe do sot populli. Shume figura me influence si Kadare,Ylli Popa ,Servet Pellumbi e te tjere u gjunjezuan para propozimeve tinzare te super agjentit R.Alia .Ramizi beri pluralizmin me te deformuar qe nje filozofija boterore .Ashtu si komandanti emeron dhe urdheron ushtaret beri Alia me keta kuadro qe sot ne vuajme politikishte ne demokraci .
    Ne Shqiperi eshte turp te thuash se ka pluralizem. Vete nje nga ushtaret e emeruar ,te Alias, Sali Berisha,tani qe i digjet suma nga shpallja Non Grata ,ne foltore dhe ne ekranet TV ,thot :Do luftoje deri ne piken e fundit te gjakut tim, qe popullit ti kthej pluralizmin .Holl holl ky shkaterrues i demokracise shqiptare e ka kuptuar se ne vendin tone ska pluralizem .Eshte nje konkluzjon qe ka dale nga vete pislleqet qe jane kryer ne politiken 30 vjecare ne Shqiperi .
    E qe te mos e humbasim fillin e artikullshkruesit kujte ja kerkon ky, qe sot historija e shkruar me gjak, ndryshon nga lluksi qe kane perfituar pasardhesit e Shqiperise komuniste.Kjo ka vetem nje burim .Qendrimi primitive i Rames karshi fakteve historike e te filozofise politike moderrne . Duke marr perciptazi ,konceptin e bashkjeteses politike, midis shtresave, ne nje shoqeri te zhvilluar ,e tashmja nuk duhet te trajtohet nenpresjonin e se shkuares .Pajtimi kombetar eshte frut i suksesve te nje shoqerije postekomuniste.Kete nuk mund ta beje Rama si K/M .Kete e bejne ata drejtues shtetesh ku demokracija ka triumfuar dhe populli ka nje qasje me te zhvilluar ekonomike e kulturore . Kjo ka ndodhur e ndodh ne shtete si Gjermanija ,Franca ,Spanja ,Italija ,Anglija e vendet Nordike, qe jane ne krye te botes se qyteteruar .Ne a e fusim veten ne kete rang .Kur shikon sjelljet 30 vjecare te politikanve tane dhe te ketyre qe kane qeverisur eshte per te qeshur me vehte . Skenat e turpshme qe po shohim, vetem keto kohet e fundit ,se cfare po ndodh me kopen e politikanve shqiptare ,eshte per te vene duarte ne koke .Ai qe e ka kupruar sot as qe ndien me te voglin respekt per kete klase politike.Nga ana tjetershumete rinje detyrohente emigrojnedukee prishur raportin demografik ne Shqiperi Skandale pas skandaleve do te prodhoje kete amulli filozofike qe Heronjete ,Deshmoret ,Intelektualet e ndershem ,Koka shkencore e filozofike e Akademik ,te jene pa vlera,te shpallen armiq e komunista .Keta te zvendesohen me buste e merita te atyreve qe kane lyer duarte me gjakun e popullit . Kete filozofi primitive vetem nje K/M si Rama mund ta beje.
    I nderuar artikullshkrues.Nderro shegjeten se socjaliste nuk ka .Keta jane vetem nje .Si te majte, te Djathet me 100 bishta kane nje ngjyre politike. Anarshiste te tipit Berishjavovice, Ramovic,Metafloric e Lulushovic.

  • 1. Duhet te perqendrohemi tek e ardheshmja.
    2. Cdo individ ka kufizimet e veta.
    3. Le te kapemi tek anet e mira dhe te kritikojme anet negative, por me mase e pa inate.
    4. Ne rast te kunder do jemi gjithmone ne lufte me njeri tjetrin dhe fituse jane te tretet.
    5. Tamam ato nga te cilet jemi te rrezikuar.

  • Nje shkrim i shkelqyer i historianit solid Xhela Gjecovi, vazhdues i veprave te Aleks Budes, Kristo Frasherit, Kristaq Priftit e te tjere historiane objektive shqiptare.

    Ngritjet e permendoreve te Ahmet Zogut dhe Geraldina Zogut -jane vepra te turpshme te dy karrieristeve autoritare, Sali Berishes dhe Edi Rames, pasues te diktatoreve Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Nese sistemi qeverises demokratik do te vendoset ndonje here ne Shqiperi, shtatoret e tyre do te hiqen branda nates.

    Kthimi i shtepise se kryekriminelit Xhafer Deva ne muze, se pari tregon se shqiptaret e Kosoves nuk jane pjekur akoma per te bere shtet ; se dyti, po armiqesohen me shqiptaret e Shqiperise dhe ne nje perballje me armikun shekullore -Serbine Shoviniste, nuk do ta kene me mburoje ne rast rreziku.

  • Socialistet ben ndryshimin Historik. Ata i dhen funde drejtimi njepartiak dhe u futen ne pluralizem politik dhe ne ekonomin e tregut.
    Pra me kuptimin e fjsles.Pushteti u nda me Koloboracionistet.
    Pore nje gje .a) Socialistet mendun se pinjollet e tyre perpesdhjet vjet kuptuan se c`fare demesh i ben vendit te tyre gjate luftes nacionalclirimtare.
    b) Menduan se ate qe qendruan ne perendim per pesdhjet vjet mendun se ata i kane kuptura procest demokratike dhe bashke ekzistencen pluraliste.
    Ne te vertet asnjera dhe ase tjetra nuk ndodhi.
    Klasa e permbysure qe u ftuan :”Ejani te ndertoj se bashku demokracin” nuk i ishte e gatshme per te bashkpunuar ne proceset demokratike.
    Ne krye te ketije shteti qe erdhi nga shtresat e permbysura vendosen nje komuniste ,Kete e ben me qellim qe te mashtrojn popullin per te ber shkatrrimin e shqiperise dhe se gjoja do ta ndertojem me te mire duke propaganduar Cekun e Bardhe.
    Shtresat e permbysuar nuk erdhen ne pushtet per te ndertuar demokracin pore erdhen ne pushtet per tu hakmarrur dhe garanti i kesaj Hakmarrje ishte personalishte vete Berisha.
    Ata nuk u prokupuan per berjen e shqiperise. Ne munges te luftes hakmarrese u more me shkatrrimin e ekonomise ,me pushtim tokashe me shum paligj se sa me ligj, Pushtuan te gjitha vendet publike dhe ne shqiperi ndodhi katrahura e madhe deri sa ne vitin 1997 desh u vram nderveti.
    Me ardhjen e Edi Rames ne pushtet Edi Ramma u mundua te zbuse problemet.
    Edi Rama me teorin e tije pertej te majtes dhe te se djathtes kishte si qellim te afronte dy krahet politik. Jo pa qellim e solli edhe eshtrat e Mitat frasherin tek prinderit e vet, ,pore keta jo vetem qe nuk e mirkuptuan pore perkundrazi, ata kujtuan se e munden Edi Ramen dhe moren masa te tjera antidemokratike duke sulmuar reformen ne Drejtesi, duke djegur mandatet dhe duke hequr dore nga zgjedhjet e pushteti vendor.
    Pra keto masa treguan se mundimi i Edi Rames shkoi kote se koti.
    Perseri e majta shqiptare vazhdon te leshoi ,pore eshte e kote.Sado te leshoish aqe edhe me keqe e pesom me kate koloboracioniste qe u vete mendja se akom jane ne nje pozicion duke luftuar partizanet bashke me |Gjermenet.
    Pra lufta vazhdon.ne ter hapsiremn shqipotare.Ne shqiperi behen buste te koloboracionistev, ne Kosove restuarohen ndertesa e kryekoloboracionistit e keshtu me radhe.
    Nja gje duhet ta kuptojem mire.E Majta shqiptare se edhe kafen ne se ua qone ne mengje per mengjes ketyre koloboracionisteve mire me keta nuk behesh se keta jan te betuar si tradhtar per sabotimin e shqiperise.
    Keta ne misionin e tyre eshte shkatrrimi i shqiperisee Ko duket qarte se cdo ndertim qe fillohet ne shqiperi ata protestojen dhe jan kunder berjes se Shgqipoerise.

    • Te lumte Like, i ploteson kushtet per tu bere president, nga ata qe do edhe Edvini. Pertej te majtes e te djathtes, keqardhje qe s’te ka bere deputet me pare, i ploteson kushtet.
      Ate Ethem kolonel-gaveten, do t’a cojme ne krye te ushtrise, ka nevoje atdheu per kuadro si ai, pikerisht ne keto kohe te veshtira kur rreziku Rus eshte me prezent se kurre!

  • O gzim kullufi,,zhelali nuk ka te beje fare,po fare me martyrin e kishes,Fe dhe Atdhe Shtjefen Gjecovi,,prift katolik,antisllav,deshmor i Kosoves,qe u vra nga serbet.
    Xhelal Gjecovi eshte musliman,enverist sllavist,komunist.
    Sa ka te beje Gzim Hoxha,Baftjar Hoxha nga Gramshi me enver hoxhen nga Gjirokastra.

  • Xhelal ! Ne emzistojne burra ne Shqipe-
    ri, problemi i “naltmadherise” dhe “mbretereshs” Geraldine zgjidhet shu-
    me kollaj : Burrat si Avni Rustemi t’i
    hedhin litarin ne qafe dhe t’i cojne ne hale sic e meritojne !

  • Profesor Gjecovi vazhdon akoma bardh e zi sikur jeton ne Moske apo Fenian ! Te pyesi nje cike Z. Xhufi qe e di por nuk e thote : Cfare qendrimi ka historia serbe ne komunizem e sot per Princin Brankovic qe i dha motren grua Sulltan Muratit qe eshte mamaja ose mendesha e Sulltan Mehmetit dhe nuk lejonte kontaktet mes Skenderbeut dhe Huniadit te Hungarise ? E quajne tradhetar apo politikan qe e kuptoj situaten dhe shpetoj territorin, gjuhen e kishen serbe ???
    Ndersa per me pas ka dijeni por nuk terhiqet e nuk na tregon se Regjenca ne kohen e gjermanise me Mehdi Frasherin e Pater Harapin e kryeminister Rexhep Mitrovicen e minister Xhafer Deven si jane ne krahasim me Fadil Hoxhen e qeverine kosovare e ministrat e brendshem te periudhes se Titos !?
    Qe nga krijimi i Jugosllavise ne 1918 e gjer ne 1941 kosovaret nuk mund te deklaroheshin shqiptare por turq nuk flisnin e nuk kishin shkolla shqipe ishin ne genocid te pergjithshem nga serbet dhe ai qe quhet pushtim gjerman ishte shpetim per kosovaret !?
    Cilesoni qe ne luften e pare boterore ne krah te Antantes e aleat me serbet ishte Esat Toptani qe luftonte ne frontin e Selanikut me forcat e tia dhe ne Kosove ishte Azem Galica me ceten e tij ku te ai erdhi nje nga drejtuesit e cetnikeve dhe mblodhi gjith serbet e kosoves e luftonin kunder gjermanve e bullgarve !!
    Ne luften e dyte kemi Enver Hoxhen me komunistet dhe ne Kosove Fadil Hoxhen me komunistet qe luftuan krah Aleatve e Serbve (Jugosllaveve).
    Cilesonie qe ne Kosove nderohen ato figura politike qe luftuan e punuan kunder serbve qe nga Hasan Prishtina qe u dekorua nga perandori Austro- Hungarez e gjer te luftetaret e UCK-se sot ! Dhe mes tyre jane edhe Xhafer Deva,Rexhep Mitrovica, Shaban Polluzha, Bedri Pejani, Tahir Zajmi, Iljaz Agushi, Ernest Koliqi e sa tjere qe kane emra rruge e institucione ne Kosove !!!

  • Xhelali i Gjeçoveve eshte njeriu i ri i Partise Komuniste Shqiptare. Flet nga Washington DC ku jeton me gocat, si e ” ema e Zeqos ne majen e fikut”. Si dhe te tjere, si Paskal Milo përshembull, me Honoraret e armikut mbajne peng te vertetat Shqiptare !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *