“Tunel 200 metra i gjatë për të mbërritur poshtë bankës”, si u zbulua plani i grabitjes nga denoncimet e qytetarëve

Ornela

Kanë qenë zhurmat e mjeteve të përdorura nga autorët që kanë shqetësuar qytetarët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë e kryeqytetit për dyshimet e tyre.

Më pas policia ka nisur hetimet duke zbuluar tentativën për grabitje në bulevardin “Zogu I” të një banke të nivelit të dytë, përmes tuneleve.

Autorët kanë punuar gjatë ditës për të mbytur zhurmat, por megjithatë dridhjet e shkaktuara nga matrapiku dhe pajisjet e rënda kanë sjellë shqetësimin e qytetarëve.

Tuneli ka një gjatësi rreth 200 metra.

Pasi eshte njoftuar, Policia ka ndërhyrë dhe ka filluar hetimet.

Tuneli është zbuluar ditën e djeshme, por policia deklaroi se është gjetur një armë zjarri për të mos dekonspiruar operacionin.

Sot është bërë e ditur se bëhet fjalë për tentativë grabitjeje.

Policia në dorë ka disa objekte që dyshohet se kanë gjurmë gishtash dhe materiale biologjike të cilat janë çuar në laboratorin shkencor për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Policia i ka fokusuar dyshimet e saj tek punëtorët e angazhuar për rikonstruksionin e bulevardit dhe ka kërkuar listën nga firma.

Gjatë gjithë bulevardit në pjesën e poshtme ka tunele që kalojnë pranë bankave. Sipas policisë autorët nuk kanë punuar më shumë se dy ditë dhe punonin gjatë orëve të ditës kur ka pasur lëvizje dhe zhurma për të mbytur zhurmat e matrapikut.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Vepreimi jo i mire sepse vjedhja ne shqiperi denohet rende ,por kur vjedh pak ,se po te vjedhish me meleona sic kane vjedhur qeverite e 32 vjeteve jo vetem qe nuk denohesh por mund te shperblehesh dhe me pasaporte dipllomatike per te ikur jashte shtetit ,lehte-lehte .ajde Spak qe je zene Kaps…

  • …keta hajdutet e tunelit 200 metrashhh.., moren shemBulL prej hajduteve te tjere me te rafinuar….::: ….ishte i njejti qe Monika dhe Berishovici hapen nga LSI deri tek Shtepia e “Lirise”…

  • Krimet,grabitjet jua paralajmerojne qytetaret.
    Korrupsionin po jua zberdhejne gazetaret.
    Se ku ndodhet Zoto i Inceneratoreve,qe ka hikur ne drejtim te paditur,,po jua tregojne me fotografi,me dokumentar edhe me film familjar,me gjithe babane ne kafe.O shtet muti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *