Vuan nga tumori, Pelé do të qëndrojë edhe një javë në spital

Ornela

Pas shtrimit në spital më 13 shkurt, për t’iu nënshtruar seancave të kimioterapisë, Pelé duhet të qëndrojë në institucionin shëndetësor më tepër nga sa parashikohej.

Zyrtarët e spitalit në Sao Paolo njoftuan se legjenda 81-vjeçare, duhet të qëndrojë edhe për një tjetër javë nën kujdesin e mjekëve.

Pelé vuan nga tumori në zorrën e trashë, teksa problemeve shëndetësore i është shtuar edhe infeksioni në rrugët e urinës.

Sipas mjekëve, “gjendja e tij është e qëndrueshme” dhe legjenda braziliane “pritet të largohet nga spitali gjatë ditëve të ardhshme”.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *