Bankat europiane po përgatiten për pasoja dhe sanksione të reja, pasi Rusia urdhëroi futjen e trupave në rajonet e shkëputura të Ukrainës lindore.
Banka HSBC dha paralajmërimin për efektet zinxhir infektuese në treg, ndërsa Raiffeisen Bank International e Austrisë tha se ishte duke hartuar “plane krize”.
Ambasadorët e Bashkimit Europian në Bruksel po përgatiten të diskutojnë një paketë më të gjerë sanksionesh, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave në Ukrainën lindore.
Ministrat e jashtëm të BE-së mund të vendosin për sanksionet pas një takimi, që do të mbahet në Paris këtë pasdite.
Shefi i HSBC, një nga bankat më të mëdha të Evropës, tha të martën se ishte i shqetësuar për rrezikun e efekteve zinxhir në tregjet globale nga kriza e thelluar në Ukrainë, megjithëse ekspozimi i drejtpërdrejtë i bankës ishte i kufizuar.
“Është e qartë se ekziston mundësia e infektimit ose e ndonjë efekti dytësor, por do të varet nga ashpërsia e konfliktit dhe ashpërsia e hakmarrjes nëse ka një konflikt”, tha Noel Quinn për Reuters në një intervistë.
RBI, e cila ka operacione të mëdha në Rusi dhe Ukrainë, tha se ndërsa biznesi tani ishte normal, “në rast të një përshkallëzimi, do të hyjnë në fuqi planet e krizës, që banka ka përgatitur gjatë javëve të fundit”.
Aksionet e huadhënësit austriak ranë me 7% të martën në drekë.
Indeksi i aksioneve bankare evropiane ra me 1.2%, me një tkurrje më të thellë se reduktimi prej 0.8% i indeksit Euro Stoxx.
Banka ING e Holandës, e cila ka një prani të madhe në Rusi, tha: “Një konflikt i mëtejshëm i përshkallëzuar mund të ketë pasoja të mëdha negative”.
Teksa politikëbërësit po përpiqen të vendosin paketa të përbashkëta të sanksioneve, bankat gjermane thanë se duhet të sigurohet që sanksionet të jenë “të sakta”, duke hequr çdo hapësirë për interpretim që mund ta vështirësojë zbatimin e tyre nga firmat financiare.
Detajet janë të rëndësishme sepse paqartësitë do të rrezikonin dënime të ashpra.
“Për bankat, është thelbësore që sanksionet të formulohen në një mënyrë mjaft të saktë, (dhe) të mos lënë asnjë pyetje të hapur për interpretim”, tha shoqata gjermane e bankave në një deklaratë.
Për momentin, bankat nuk kanë shumë për të thënë, derisa sanksionet të bëhen konkrete. “Ne po monitorojmë situatën”, tha një zëdhënës i Federatës Europiane të Bankave në Bruksel, raporton Reuters.
Çfarë sanksionesh janë vendosur ndaj Rusisë?
BE-ja po sanksionon 27 individë dhe organizata ruse, duke përfshirë bankat. BE gjithashtu po kufizon aksesin në tregjet evropiane të kapitalit – duke ndërprerë mundësinë për të hyrë në fonde nga bankat e BE – dhe duke ndaluar tregtinë midis BE-së dhe dy rajoneve të kontrolluara nga rebelët.
Rreth 351 anëtarë të Dumës së Rusisë, dhoma e ulët e parlamentit, janë gjithashtu në shënjestër të sanksioneve.
Sanksionet amerikane të shpallura të martën synojnë të dëmtojnë aftësinë e Rusisë për të financuar përpjekjet e saj ushtarake. Ata synojnë dy banka shtetërore për të cilat SHBA ka thënë se janë kyçe për sektorin e mbrojtjes të Rusisë. Ata nuk do të jenë më në gjendje të bëjnë biznes në SHBA apo të kenë akses në sistemin financiar amerikan.
SHBA tha se po sanksiononte gjithashtu pesë elita kryesore ruse dhe po shtonte kufizime në marrëveshjet amerikane që përfshijnë borxhin kombëtar të Rusisë.
Amerikanëve tani u ndalohet të bëjnë biznes në zonat e kontrolluara nga rebelët në Luhansk dhe Donetsk, pasi Rusia i njohu ato.
Pak firma amerikane janë aktive në rajonet e përfshira. Por Shtëpia e Bardhë tha se mund të vendosë sanksione më të gjera “nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”.
j.l./ dita

Ja pra ku del thelbi i problemit” Rusi” Force ata quajn aftesin per te marre peng ekonomine e perendimit ose per ta turbulluar ate! Sa me shum, sipas tyre ( ne te vertete duhet perdorur numri njejes, sipas tij ) ,me teper koncesione politike dhe ekonomike do ti behen duke ngacmuar kufijt e tolerimit ose durimit perendimor. Integrimin ekonomik te ofruar nuk e duan se s’jane ne gjendje ti bejn balle konkurrences se lire. Kina thithi investimet e huaja me krahun e lire (forcerisht se s’esht demokraci) te punes dhe kopioi teknologite e perendimit aq sa tani eshte ne gjendje te eci vete. Ruset kane vetem rezervat natyrore te lira dhe arrogance me tepric!
po të shohim periudhën 30 vjeçare,që nga rënja e komunizmit dhe përqafimi i kapitalizmit nga rusia,do të shohim se kemi,prap dy sisteme shoqërore në tërë planetin tonë!
kemi atë kapitalist dhe atë “komunisto”kapitalist!
pra përveç kinës e gjithë bota,pa llogaritur ndonjë glasë kolibri si kuba,është kapitaliste!!
hapja që ndodhi pas ndalimit të luftës së ftohtë,bëri të mundur që lindja komuniste të kishte mundësi të thithte investime perëndimore!!
investimet perëndimore kishte filluar kohë më parë ti thithte dhe kina!!ajo e hoqi,e bllokoi “luftën e saj të ftohtë” që në mesin e viteve ’70 me perëndimin!
pra investimet perëndimore filluan të hynin pak nga pak në kinë,kjo e mundësuar me rritjen e sigurisë për investimet e huaja që krijuan kinezët!këto sigurime nuk ishin vetëm në planin juridik ndërkombëtar por dhe në atë politik!!kina pas vdekjes së maos dhe ardhjen e tenit,bëri njjë ligj pratiak shumë të rëndësishëm!!pak a shumë sistemin amerikan të presidencës!!vetëm dy mandate për kryetarin e partisë!!
kështu me rënjen e BRSS dhe më pas pushimin e luftës së ftohtë,investimet patën një lëvizje pothuajse pa kufi!!si në rusi dhe në kinë!!
në tërësi pamë një rritje të invesitmeve perëndimore në tërë eurazinë!duke filluar nga poloni e hungari deri në fundin e kinës!këto sollën një mirqënje pothuajse në tërë planetin!!krijuan mundësinë e shfrytëzimit sa më të madh të kësaj mundësie zhvillimi!!
si kina dhe rusia patën të njëjtën mundësi thithje,bile mundësinë më të madhe e patën rusët!ndryshe nga kinezët ata nuk ruajtën “ideollogjinë”!ata u këthyen në kapitalistë të pastër!!pra mundësia ishte më e madhe për të thithur më shumë hapsira dhe pasuritë e rusisë ishin edhe më të mëdha për rusinë!
por çfar shohim sot në ditët e sotme??
një rusi që u kacavirr në një shkallë dhe një kinë që është duke konkuruar më të fuqishmin!!
një rusi që ka mbetur në periudhën cariste dhe krenohet se sanksionet i kanë detyruar rusët të prodhojnë domate,dhe kinën që ka zaptuar botën me investime,që ka një industri që po mbyt tërë botën me mallra të përpunuara!!
përse ndodhi një gjë e tillë!?
fare thjesht sepse në krye të rusisë,erdhi një diktator që veprimin e parë që bëri ishte ndërtimi i kultit të tij të individit,kapja e pushtetit dhe sansionimi i qëndrimit në pushteti deri në vdekje,ndoshta dhe lënja në trashëgimi!
dikataorët në tërë historinë botrore,në shumicën e rasteve,përjashtimet janë shumë të rralla,nuk janë gjë tjetër veçse të sëmurë psiqik,sociopatë të pandreqshëm!!
nuk ndalen para asgjëje që i pengon realizimin e marrëzive të tyre!!
putinint nuk i intereson një rusi me rusë të pasur dhe të lirë,atij i intereson një pallat ku ai të krekoset duke ndërtuar tavolina 30 metra të gjata,për të treguar se kush është “i pari” në atë vënd!!
shpresoj që nga ky moment të mësojë kina!!
xing pingu i saj,pak nga pak po bën të njëjtat gjëra që bëri putini 10-15 vjet më parë!!
por mbi të gjitha shpresoj që perëndimi të fillojë e të hapë sytë e të mos mendojë vetëm për fitimin imediat por të shohë dhe pak më larg!!
kjo që po shohim sot është pasojë e dritëshkurtësisë perëndimore!!
po të kishim parë pak më tepër politikë në zhvillimin ekonomik të këtyre 30 vjetëve të fundit,do të kishim atë që e thanë dy presidentët pararendës të putanës xhuxhe,si komunisti i moderuar gorbaçov dhe kapitalisti i hallakatur jelsin “rusinë pjesë të NATOS”!
pra do të kishim një aleancë sigurie botërore që askush nuk do të kishte mundësinë,që askujt nuk do ti shkonte në mëndje të diskutonte budallallëqe si këto që ndodhin sot!!
bashkimi i rusisë në këtë aleancë,jo vetëm që nuk do të cënonte asgjë të prestigjit të saj,por do të kishim dy shtete të mëdha që do të ndanin mendimin brënda saj,dhe jo një të vetëm!!
do të kishim një zhvillim të shkëlqyeshëm ekonomik të rusisë,tashti e ka thithur kina!
do të kishim dhe më pak luftëra, cic-mic,të vogla!!
shumë më pak kishte për tu shpenzuar në armatim,e më shumë shpenzime në mirqënjen e njerëzve!!
sot rusia nga fuqia e dytë botërore që ishte para 30 vjetësh është këthyer në një “fuqi e tretë” që përpiqet ti “shtrëngojë dorën” fuqisë së dytë,kinës!!
paraqitja e putanën nëkrah të xingut në lojrat olimpike dhe trajtimi nga xingu(ki kujdes se mos më prish imazhin)ishte një poshtërim për rusinë!!
në atë moment putana mu duk si erdogani para dy vjetësh në paradhomën e tij!ku e la 45 minuta të vinte vërdallë si qen i rrahur!!
Synimi i Rusise dhe USA eshte shkaterrimi i EU-se. Pasi t´ja kene arritur ketij qellimi, rradhen e ka Kina.
ose shkatërrimi i BE-së,ose shtimi i budallallëkut??
sidoqoftë dhe mendimi tënd do arkivohet!pas 50 vjetësh kur të hapen arkivat dikush mund ta paraqesë si “mendim të zgjaur në mbështetje të tezës së tij”!!
Putin eshte peng i ideologjise , peng i “Rusia e madhe”
Psikopat (shume dakort me anticensure)
Do te jete viktime e vetes se tij