Policia vendore identifikoi dhe ndaloi katër të dyshuarit për grabitjen me dhunë të dy të rinjve, ngjarje e ndodhur në afërsi të shkollës “Naim Frashëri”, duke u përvetësuar sendet personale. Në pranga ranë Klisman Shkoza, 18 vjeç, Sulejman Idrizi, 19 vjeç, Adem Dimni, 18 vjeç, dhe Ervis Begeja, 18 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 18, kur në bashkëpunim u kanë marrë celularët dhe sende personale të miturve J. M., 14 vjeç dhe R. H., 15 vjeç. U sekuestrua edhe një armë pistoletë.
