Gent Sejko, i cili është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta për t’u rizgjedhur si Guvernator i Bankës së Shqipërisë ka dëshmuar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë u përball me sfida të mëdha gjatë periudhës së pandemisë.
“Arritjet tona janë vlerësuar edhe nga Kuvendi. Ekonomia u përball me pasojat e krizës globale. Sektori bankar mori me vete një pjesë të faturës s madhe të pandemisë. Paralelisht Bsh ka punuar dhe arritur disa suksese të prekshme edhe në fusha të tjera. Sistemi i pagesave po operon me një kuadër të plotë në përputhje me standardet e BE. Dua të vedoj ligjin e ri të pagesave. Në muajin janar BSH vuri në punë infrastrukturën e plotë për shlyerjen në euro të pagesave brenda vendit. Administrimin e madhes kombëtare ku BSH ka siguruar furnizimin e tregut. Ne kemi rifreskuar të gjithë serinë e kartëmonedhave ekzistuese. Seria është plotësuar edhe me kartëmonedhën e re 10 mijë lekë”, tha ai.
Sejko parashtroi përpara anëtarëve të komisionit pesë objektivat e tij në mandatin e dytë si guvernator.
Ai vuri theksin te stabiliteti i çmimeve si dhe formalizimi i ekonomisë.
“BSH ka ende shumë punë për të bërë. Prioritet: i pari ka të bëjë me politikën monetare dhe stabilitetin e çmimeve. Jam kujdesur që sasia dhe kostoja, e para në ekonomi të mundësojë stabilitetin çmimeve. Sfida kryesore do të jetë adresimi i presioneve inflacioniste. Stabiliteti i çmimeve është një objektiv i panegociueshëm. Do të kërkojë hartimin e në politike.
E dyta ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe rregullimin bankar. Krijimi i të gjithë premisave për nxitjen e kreditit të shëndetshëm. Procesi i kreditimit duhet të respektojë gjithnjë parametrat për ruajtjen e shëndetit të bankave.
Nxitja e formalizimit. Shkalla e lartë e informalitetit sjell pasoja serioze negative. Për këtë arsye BSH duhet të punojë për rritjen e formalizimit të ekonomisë.
Mbështetja e integrimit evropian. Detyra jonë është të procedojmë pa asnjë vonesë dhe hezitim në këtë kontekst. BSH duhet të ofrojë shembullin e mirë. Banka duhet të mbetet një institucion i hapur dhe transparent. E pesta, BSH duhet të rrisë prezencat e saj në tryeza e bashkëpunimit”, deklaroi Sejko.
j.l./ dita

Sa elozhe qe I ben siikur te ishte Dragi….normal kann te gjithe femijet ne pune ke BQ…..sidomos ky Spaho….komunist I vjeter
Objektivi i dyte qe ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe rregullimin bankar. Krijimi i të gjithë premisave për nxitjen e kreditit të shëndetshëm. Procesi i kreditimit duhet të respektojë gjithnjë parametrat për ruajtjen e shëndetit të bankave.
Lidhur me kete vihet re qarte se interesi i perdorueseve te sherbimeve financiare, perfshire edhe kredimarresit, lihen ne meshiren e fatit. Kjo duket qarte me lulezimin e institucioneve financiare.
Pavaresisht se vjen ne krye te bankes qendrore nga nje banke e nivelit te dyte, periudha shumevjecare e mandatit te pare si guvernator duhet t’ja kishte ndryshuar pak kete qendrim.
Gent Sejko more nipi i Teme Sejkos.
Kushti nr.1:
Banka Qendrore e Shtetit eshte nje Institucion 100% i pavarur nga Politika, Parlamenti apo Qeveria.