Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përfshiu Kosovën në konfliktin me Perëndimin.
Duke kërkuar nga bota që të pranojë dhe të njohë Krimenë si territor të Rusisë, ai tha se i vetmi ndryshim me pavarësinë e Kosovës është se aneksimi i territorit të Ukrainës erdhi pas vullnetit të popullit të shprehur me referendum.
“Ajo që të gjithë duhet të bëjnë, është që të njohin vullnetin e popullit që jeton në Sevastepol dhe Krime. Unë e kam thënë shumë herë, përse qenka ndryshe kjo shprehje e vullnetit nga ajo që ndodhi në Kosovë? I vetmi ndryshim është se vendimi aty erdhi nga parlamenti, ndërsa këtu kishim një referendum popullor. Më lejoni ta theksoj sërish këtë: Askush nuk mund t’i detyrojë njerëzit që të shkojnë e të votojnë nën kërcënimin e armës”, tha Putin.
Deklarata vjen në një kohë të lartë tensionesh, pasi Rusia miratoi dërgimin e trupave në Ukrainë, zyrtarisht për një mision “paqeruajtës” pasi vendosi të njohë pavarësinë e dy krahinave separatiste të vetëquajtura Republika Popullore, në Luhansk dhe Donetsk.
Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, pas një referendumi të popullsisë vendase, e cila kërkonte shkëputjen nga Ukraina. Prej asaj kohe, dy shtetet janë përfshirë në një konflikt, pasi Kievi akuzon separatistët se mbështeten nga Moska.
o.j/dita

Si qenka Krimea si Kosova bre sllavo-mongoloid?
Kosova ka qene banuar mot e jete nga shqiptare ethnike,AUTOKTONE,kurse Krimea u spastrua ethnikisht nga popullsia Authoktone Tartare prej Tyranit te BRSS Stalin dhe u popullua me ruse.
Njejte edhe Pellgu qymyrguror i DonBassit(dy krahinat secessioniste te Ukraines)Ne fillim te viteve 30 Stalini ushtroi genocit ekonomik mbi popullin e Ukraines,duke ju rrembyer drithin,duke vdekur nga uria miljona ukrainas.Pellgun e Donbassit e mbushi me punetore ruse te Minierave,si i famshmi Stahanov,qe u be shembulli politik i punetorit pararoje ne BRSS dhe ne Shqiperine e enverit.Ruset ne krahinat e Donbasit kane shkuar pas vitit 1930 .Nuk jane Autoktone.
Rusia eshte vendi ku loja e shahut luhet me shume se kudo. Edhe presidenti Putin e luan shahun, por ne politike duke kapur Mat kete here Perendimin pikerisht me ato principe qe Perendimi pretendon se i permbahet. Referendumi, ose shprehja e vullnetit te popullit, eshte gjeja me demokratike dhe Perendimi qe mbahet per etalon i demokracise tashme duhet ose te pranoje rregullat e lojes e te dorezohet duke pranuar vullnetin e popullit ne Krime, ose duhet ti heqe nje here e mire ato Vellot demokratike qe mba ne koke si ornament dhe mos te flase me per demokraci te vullnetit te shumices.
Keto principe “shahistike” jane vetem pretekste, dhe jane te se njejtes natyre qe perdorte hitleri para LIIBot. Nuku eshte ashtu si e paraqet zotrote. Perveç faktit historik qe sllavet kane ardhur ne mesjete ne Ballkan, ka nje fakt tjeter domethenes: ne Kosove u ushtrua spastrim etnik mbasi populli i Kosoves (ish krahine autonome dhe ish njesi federative e Jugosllavise) ishte shprehur kahere per pavarsi..
Aspak nuk do te krahasoj sepse s”ka asgja te perbashket per nga historia e shkuar apo ajo e sotmja situaten ne Ukraine me ate te Kosoves ..Ah po mos harroj armikun e kemi te perbashket per momentin .RUS – SERB -SLLAV . Asnje lidhje se ne Kososve popullsia shqiptare numeron mbi 90 % dhe jane autoktone .E quaj fyerje te krahasoj serbet e ardhur nga siberia e ftohte ne shekullin 6 -7 . Ata jane mysafire dhe pse jane me te shumte ne numer .Per Ukrainen , Rusine ,per mua jane “una raca una faca ” perderisa flasin nje gjuhe perafersisht .Por ama pamvarsia dhe liria e popullit ukrainas te mos shkelet me tankse . Ishin c”ishin dikur bashke ,sot e tre dekada jane te pamvarur e kete duhet Putini -Hitler t”a respektoje .
Ja ku i kemi sllavet mes nesh,,Ja Aktualiteti,ve shenjen e barazise mes turmave sllave te transportuar me kamione ne Krime dhe popullsise autokthone te Kosoves,.
Po pse harroi bota qe 2 miljjon tartare ne 1944 u quajten bashkepunetore me nazistet dhe ashtu si camet u transportuan ne kamiona me rrobat e trupit ne Siberi,.?Ktheji keta tartare ne trojet stergjyshore dhe pastaj bej Referendum!
Serbet u vendosen ne Mitrovice pas 1944,si punetore ne kombinatin e Trepces ,duke perzene banoret shqiptare prej andej,.Pas luftes ne Kosove Serbet perzune edhe ato familje shqiptare te mbetura dhe vendosen barrikade ne Uren e Ibrit.
Cffare Referendumi do te besh ti Aktualitet?Referendum me dhunen e me te Fortit?
Ne radhe te pare Principet demokratike te Perendimit qendrojne ne Kthimin ne shtepi te banoreve.
Nqs.do te behej nje referendum ne Srebrenice sot do te dilte serbe,,sepse serbet e armatosur edhe sot nuk i lejojne banoret ne shtepite e veta.
Babezia expansioniste sllave duhet mposhtur me forcen e armeve sot ne Ukraine.
Po nuk u luftua dhemb per dhemb me ushtrine ruse,,Putini do ta mbaje frymen ne Poloni per te realizuar Perandorine Cariste. Rusishtfolesit kane filluar te ngjallen ne republikat Balltike.
Serbishtfolesit kane filluar sulmin kunder kulles se Xhaferr Deves ne Mitrovice.
Krahasime te tilla jan nji nivel i ulet per Politikanet i koheve Moderrne .
Kjo tregon ate se Putini i ndodhur nen presion po stepet
Ndhoshta duhet te jet me Direkt dhe i Bindur per ate qe beri dhe mos te kerkoje te fshihet pas Bllofin mbi Kosoven
Me nje gur dhe me qetesi, Putini vret dy zogj! Ndersa Shaba “yne”, me njeqind gure dhe me gjaknxehtesine e tij karakteristike, qe tremb vetem pulat e lagjes, vret vetveten dhe popullin qe -gjoja- perfaqson! Dhe ajo c’ka eshte me e keqja, mbledh nga mbrapa edhe nje turme “patriotesh” te zjarrte, … per konsum te brendshem!
Sikur Ukraina te kishte ushtruar gjenocid ndaj krahinave me rusë të çuar me force në
Donbas,do kishit te drejte.Por eshte rusia qe sulmon shtetin Ukraines.
Te falet se putini si muzhik injorant qe eshte ka studiuar vetem intrigat dhe si spiunohen
njerezit dhe denohen ne gulake.
Kosova versus Krimea
Presidenti i Rusisë e fillon argumentin nga fundi për dy histori të kundërta. Ai po vepron si pushtues, por vullneti i popullit të tjetërsuar me referendum në kushte pushtimi është nul- i pavlefshëm. Kush është në trojet e veta autoktone kërkon të drejtë jo referendum që mund të manipulohet. Prandaj krahasimi me Kosovën nuk qëndron. Prandaj larg duart nga Ukraina!
Shqiptarët nuk kanë sulmuar apo pushtuar ndonjë vend tjetër asnjë herë, pra nuk kanë qenë dhe nuk janë pushtues. Ata ishin dhe janë në trojet e tyre autoktone, por të coptuar në 6 shtete nga 6 fuqitë e mëdha europiane midis tyre edhe Rusia në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913).
Sot Rusia është pengesa kryesore për zhbërjen e kësaj padrejtësie me pazaret politike që kërkon. Përveç kësaj ajo mbështet dhe ndihmon politikën aneksioniste serbe në Ballkan e cila nëpërmjet programeve të njohura të zbimit të shqiptareve duke ua bërë jetën të pamundur, sjell rrjedhimisht tkurrjen e territoreve shqiptare, pra edhe zvogëlimin e kufijëve etnikisht. Propaganda serbe kundër “Shqipërisë së madhe”, siç e quajnë ata, synon krijimin e një opinioni mashtrues sikur coptimi i trojeve shqiptare nuk ekziston për të justifikuar akuzën e tyre.
Asnjë teori nuk mund të ndryshojë kufijt e trojeve shqiptare të mbrojtura me gjak historikisht, as emrin Shqipëri. Mjafton të përmendim një fakt hisorik. Në arkivat turke territoret shqiptare së bashku janë vënë nën një emër Albania, turqisht Arnavutluk.
Shqipëria sot përbëhet nga dy republika, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës dhe katër territore (që mbahen akoma padrejtësisht nga shtetet fqinjë) që të gjitha së bashku kanë vetëm një emër, Iliria, Arbëria/Albania, Shqipëria. Sot koha kërkon përpjekje maksimale për vendosjen e drejtësisë, të dinjitetit kombëtar dhe të barazisë midis kombeve, si rruga drejt zgjidhjes së problemeve dhe përparimit. Kasandra.