Nga Shaban Murati
Shënim nga blloku diplomatik
Portali “the capitals” njoftonte në 23 shkurt se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se në qoftë që presidenti i Ukrainës Zelenski do të dënojë në televizion agresionin e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999, ahere ai do të dënojë njohjen nga Rusia të pavarësisë së Donbasit.
“Unë i kërkoj atij që sa më parë këtë mbrëmje në televizion të dënojë agresionin e tmerrshëm dhe tragjik kundër Serbisë nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe shtetet e tjera. Sapo ai ta bëjë këtë, unë do t’i përgjigjem me gëzim ftesës së tij për të dënuar Rusinë”,- deklaroi presidenti serb, duke imituar stilin ironik të protektorit të tij të madh në Kremlin dhe duke u bërë të qartë gjithë idiotëve të dobishëm të Rusisë që nga Brukseli e deri në Tiranë se në cilën anë është Serbia.
Duke u fryrë si ushtar i batalionit rus, presidenti i Serbisë guxon të bëjë ironi me presidentin e Ukrainës, e cila është nja gjashtë herë më e madhe në popullsi dhe nja tetë herë më e madhe në sipërfaqe se Serbia dhe brigadat ushtarake ukrainase kanë çliruar Beogradin nga nazistët në tetor të vitit 1944.
Presidenti serb i vë kusht të pamundurën Ukrainës që të dënojë NATO-n, me qëllim që të dëshmojë të pamundurën e tij për të dënuar agresionin e ri rus në Ukrainë. Serbia si aleate e vetme strategjike e Rusisë në Ballkan është i vetmi shtet, që po bën apologjinë publike të Rusisë agresore.
Në 23 shkurt, dy ditë pas pushtimit rus të krahinave ukrainase të Donbasit, ministri i qeverisë së Vuçiçit, Nenad Popoviç, i dërgon telegram urimi qeverisë ruse me rastin e Ditës së Ushtrisë së Kuqe, ku i shkruan se “Rusia kurrë nuk ka bërë luftra pushtuese”, duke fshirë me gomën qeveritare serbe nga historia pushtimet ruse të Hungarisë në vitin 1956, të Çekosllovakisë në vitin 1968, të Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe të Ukrainës dy herë: në vitin 2014 dhe në vitin 2022.
Në këtë situatë nuk mund të mos lindë pyetja: Mirë presidenti serb del dhe i vë kushtin Ukrainës që të dënojë NATO-n për 1999, po qeveria e Tiranës përse nuk i vuri presidentit serb kushtin që ai të dënonte spastrimin etnik të MiIlosheviçit në Kosovë dhe të njihte Kosovën, para se të pranonte ftesën e Vuçiçit për t’iu bashkuar projektit të tij të “Ballkanit të kapur”?
Tirana ka ende kohë të imitojë presidentin serb.

Diskutime sllavce mes sllaveve!! Konteksti eshte pak ndryshe. Vici nuk i kerkon Zeles se Ukraines asgje por vetem shfasohet para tije duke i thene ne kete menyre “Une nuk denoj Rusine ” Imagjinojme pak nje Qose me vule ambasadori n’xhep e ka t’shkrujtme e s’di me e lexu!
Aty tek luftrat pushtuese te Rusise mund te shtoni edhe Avganistanin.
Hahaaa putini thote qe krimea eshte si kosova ndersa ky fut koken ne rere se zdin ça me thone …
dhe per te krijuar pak mjergull trengon pralla me zelenska
Cdo thote ky kur perendimi te bjere dakord per krimene dhe rusia njohe kosoven?
Kur ,,,,,emisare te larte te qeverise amerikane dhe vete presidente deklaruan ne Beograd se gabuam ne borbadimin tuaj pse mos te kerkoje Vucic kete denim ndaj Natos e europes bashke Ukraines ?? Me zhvillimet e viteve post -komuniste kuptohet se renia e komunizmit nuk shkoi deri ne fund. Me kryesorja e qellimi primar Gjermania u be nje si dikur mori fund coptimi i saj si mase denimi per cmendurine e Hitlerit . Dhe po i kthehet me te njejten monedhe ish vendeve qe u cliruan nga totalariteti komunist duke kerkuar ribashkimin me propagande ,dhune , terror e se fundi me lufte . Amerika e vetme nuk mund t”i beje balle kualicionit Rusi – Kine -Turqi , madje as dhe me Naton bashke . Tanket ruse do te marshojne deri ne peruljen e plote te Ukraines . Trimerite e dipllomacia jane pa frut ose njelloj si t”i biesh murit me koke .
Se lufterat e amerikes Jane “clirimtare,”Jane “demokratizim ” i vendeve qe vuajne ne diktature,Jane luftera kunder antraksit.Themelimi i grupeve si Al Kaeda,ISIS Jane si puna e krimineleve te luftes antifashiste qe u derguan ne shqiperi per demokratizim per 50 vjet rrjesht.Lufterat amerikane te drejte,pas L2bot. filloje me dy bomba atomike te hedhura ne kushte pabarazie dhe pragkapitullimi te luftes se dyte boterore,pikerisht kur Jane nenshkruar aktet e kapitullimit ( 9 Maj 1945).Ne keto kushte po’ te kete drejtesi mundi te konsiderohen “krime kunder njerezimit”.Nami do ishte bere po’ ti kush perdorur BS.Po ti perdorte hitleri?do te shpalljen luftetar antikomunist..
Tirana te vere kushte…ku, aty nga poshte tavolines se Open Ballkan ??
Nuk e kuptoj llogjiken e Vucicit:
1. Milloshevici sulmoi Kosoven qe ishte 95% e banuar me Shqiptare.
2. Putini ka hyra ne zonen e Dombasit qe eshte e banuar 95% me Ruse.
3. Vucici eshte ne nje gjendje te dyzuar. Po te kritikoje millishevicin do kete kundra te gjithe veteranet e e asaj kohe dhe nuk do fitoje zgjedhjet presidenciale ne Prill.
4. Po te mos e kritikoje Milloshevicin Ai mund te zgjidhet President i Serbise dhe familja e tij do jete me e mbrojtur.
5. Por po te mos zgjidhet Vucici: Kush eshte pretendusi qe mund ta zevendesoje?
6. Cili do jete qendrimi i “presidentit te ri” ne lidhje me Kosoven?
Pra:
7. A ka mundesi ti shpetojme shiut dhe te na zere stuhia e bresherit?
8. Ne kushtet kur eshte veshtire te parashikohet, jam me Z.Murati. Vucici duhet ta denoje agresionin Serb ne
Kosove dhe ti jepet “strehim politik” ne nje vend demokratik perendimor.
Kushe ti veje kushte vucicit,plaku barbare,liri floriri,edvini e nano e lyli karapushti,kta ndytsira,antishqiptare,Kane shtur Kombin per parate e gjene qe ju ka vjedhur e plackite shqiptarve.Kta kane hake kokrren e plumbit,spiune e trathtare.