Ajo sapo ka mbyllur aventurën e saj në spektaklin “Dancing With The Starts”, ku iu afrua fare pranë fitores, por nuk mundi dot. Modelja Aurela Hoxha e njohur për bukurinë e saj dhe linjat trupore, ka guxuar vërtetë tepër. Ajo ka pozuar e zhveshur për revistën “Elegance”, ku për të fshehur pjesët e saj intime ka përdorur duart dhe këmbët, ndërsa mbi supe mbante hedhur një pardesy. E kuruar deri në detaj, duhet thënë se Aurela është ndër të paktat vajza në vend, e cila guxon me trupin e saj për të realizuar fotografi vërtetë pikante. Vetë Hoxha, e cila drejton edhe një revistë, ka pranuar se qysh fëmijë ëndrra e saj ka qenë televizioni, por se së fundmi ka një pasion të madh për fotografinë. Por në një intervistë të saj të pak kohëve më parë e pyetur lidhur me fotografitë zhveshur ajo ka thënë, “Jo nuk kam realizuar foto nudo dhe as që e kam në plan të bëj një set të tillë. Parapëlqej fotot ku jam e veshur. Për mendimin tim, sensualiteti i një femre nuk mbulohet nga veshja, përkundrazi”.


shko me pirdhu laskuriqe…
Cvishet Aurela Hoxha.
Ky,nuk eshte lajm.
Lajmi do ishte po te mos cvishej Aurela Hoxha
Duhet te jete fatkeqesi e madhe kur je kopja e keqe e vetvetes.
Femra e ka bukurine tek veshja e jo tek xhveshja.