Erla relaksohet buzë detit

anazapta

Ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, tashmë ka më shumë kohë për të bërë ndonjë arratisje të vogël në breg të detit edhe pse jemi në stinën e ftohtë të dimrit. Por Erla nuk pyet për të ftohtin sepse ka punuar pranë një njeriu që është mësuar të thyejë rekorde, në male dhe në det.  Ajo vazhdon të punojë  me Berishën në zyrën e tij të re pranë “Aba Center”  në Tiranë, por tashmë ka më shumë kohë për veten. Në rrjetin social Facebook ajo nuk ngurron të shkruajë statuse politike dhe të thumbojë qeverinë pothuajse në çdo iniciativë që merr, duke mbajtur qëndrim opozitar ndaj Kryeministrit aktual, Edi Rama. Pasi dha dorëheqjen nga pozicioni i zëdhënëses në Kryeministri, Erla u komentua për reagimin e saj në “Facebook”, lidhur me albumin e fotografive të publikuara nga Rama. Për sa i përket jetës private, Erla aktualisht bashkëjeton me Keltis Krujën, deputet, ish-prefekt i Tiranës.

erla mehilli

Share This Article
15 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *