I braktisur! (Baladë e trishtuar)

J L

 

Dhe pse për Zotin-Jezu Krishti,

ishte i mbushur plot besim,

i tha në kulm të dëshpërimit:

“Pse më braktise-Ati im?!”

 

Në infinit të dëshpërimit,

Krishti dyshoi me të vërtetë,

iu zbeh fuqia e besimit,

që e kish mbajtur gjallë në jetë!

 

Me më Viganin tek kjo Botë,

rrëfimin tonë e kemi nisur,

për të kuptuar-ç’do të thotë,

të jesh i vetëm-i braktisur!

 

Në këtë çast mizor-të lik,

njeriu e ndalon përpjekjen,

se për këdo në Botë-o mik,

braktisja është njëlloj me vdekjen!

 

Kur je i vetëm-i braktisur,

të humbet shpresa dhe besimi,

mbi këto shtylla e ka nisur,

të gjithë rrugën Krishtërimi!

 

Në fakt Jezusi s’u braktis,

Ati pranë tij gjithë kohën ishte,

e la të sosej gjithë ç’u nis,

se planin e Ringjalljes kishte!

 

Kur ne braktisim keq të tjerët,

jemi ca qenie kot së koti,

i lëmë në shpatin më të errët,

dhe asnjë plan s’kemi si Zoti!

 

Nuk kemi plane si ç’kish Zoti,

se s’kemi Fron e as Brerore,

ndaj unë nuk shkruaj kot së koti,

s’ka nga braktisja më mizore!

 

Sa egoist je-o Njeri,

e s’e çan kokën për të tjerët,

s’u çon makar as një qiri,

në errësirën më të errët!

 

Ajo e keqe nuk ka bisht,

dhe ndodh gjithkund edhe gjithkund,

një i braktisur natyrisht,

është një njeri që ka marrë fund!

 

Është një njeri që ka marrë fund,

për të armik është njerëzimi,

ndaj mund të kryej kundër tij,

vepra të egra dëshpërimi!

 

Dhe në ka qenë para braktisjes,

njeri i mirë dhe i ndershëm,

nëse një ditë i jepet rasti,

bëhet i lig dhe i tmerrshëm!

 

Pa lustër fare dhe makijazh,

kjo është në fakt Bota jonë,

kanë rënë me kohë këto kambana,

dhe do të bien përgjithmonë!

 

Shtator 2013-Shtator 2016

 

Botuar në Dita, 16 Shtator 2016

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *