Pyetje që gratë druajnë t’i bëjnë (II) – Vijon nga DJE)
7. Sa herë duhet të bëjë seks një çift?
Për këtë pyetje nuk ka një përgjigje të prerë, që të thotë se kaq herë është “normale”. Sipas anketimeve të kryera në vende të ndryshme, kanë rezultuar këto të dhëna statistikore:
Në tre vjetët e parë të marrëdhënies, çiftet tentojnë të bëjnë 1-3 herë seks në javë. Në vitin e katërt, kjo zbret një herë në javë. Pasi lind një fëmijë, marrëdhënia seksuale bëhet edhe më e rrallë deri 1-3 herë seks në muaj. Ka shumë faktorë që influencojnë në frekuencën e marrëdhënies seksuale. Rol me rëndësi të madhe për uljen shpeshtësisë për të bërë seks, luan stresi në punë dhe kujdesi për rritjen e fëmijëve. Në pushime, dihet, se njerëzit bëjnë më shumë seks. Fenomeni i “çerdhes” bosh, influencon në shpeshtësinë e marrëdhënieve seksuale (çiftet e moshuar, që u janë larguar fëmijët nga shtëpia, bëjnë më shumë seks nga moshatarët e tyre me shtëpinë plot).
Si konkluzion mund të themi, normale duhet pranuar ajo që është e mirë për të dy partnerët. Me këtë dua të them, që të dy partnerët, duhet të negociojnë me njëri-tjetrin dhe të jenë të sigurtë se “normalia” e njërit do të respektohet dhe nga tjetri. Në qoftë se burri do të bëjë disa herë seks në ditë seks, ndërsa gruaja nuk ia ka “ngenë”, ose e kundërta, këtu ka vend për të negociuar dhe të gjejnë konsensusin. Të gjithë e dimë, se marrëdhënia seksuale është kënaqësi, por që ajo të jetë e tillë duhet të gjendet koha dhe energjia e përshtatshme.
8. A janë normale dhembjet gjatë seksit, pasi kam lindur një fëmijë?
Seksi, kurrë, nuk duhet të jetë me dhembje. Kush ndjen dhëmbje gjatë seksit, kurrë, nuk kënaqet dhe nuk e arrin dot në orgazmë.
Por, zakonisht, pas një lindje vaginale, kur gruaja është grisur ose vetë doktori e ka hapur, në vendin ku gruaja është qepur, formohen indet cikatriciale që janë më pak elastike dhe shumë të ndjeshme. Kjo bën që marrëdhënia seksuale të jetë e dhimbshme. Në këto raste, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit, këshillohet përdorimi i një lubrifikanti në kohën e seksit.
Gruaja që e ka fëmijën në gji, gjithashtu, mund të ketë shqetësime gjatë seksit. Laktacioni ul nivelin e estrogjenit në gjak dhe për pasojë vagina e gruas thahet. Edhe në këto raste përdorimi i lubrifikimit artificial ndihmon.
Gratë që kanë vaginë të thatë duhet të përdorin çdo ditë njomës të lëkurës, por nga ata që janë me bazë ujore. Kjo do të pengojë tharjen e vaginës. Kini parasysh se këta njomës thithen shpejt nga lëkura, prandaj duhet edhe përdorimi me shumë i lubrifikantit gjatë seksit. Këshillohet të përdoret lubrifikant me bazë silikoni, i cili nuk absorbohet shpejt.
9. Pse jam kaps?
Kapsllëku, përgjithësisht, u ndodh të moshuarave. Duke u moshuar zorrët ndryshojnë dhe peristaltika (lëvizshmëria )e tyre ngadalësohet.
Ka disa lloj barnash, siç janë barnat kundër dhimbjeve (me recetë ose pa recetë) dhe barnat kundër depresionit, që mund të shkaktojnë kapsllëkun.
Më shpesh konstipacioni ndodh tek ata që nuk ushqehen drejt dhe tek ata që kanë një mënyrë të jetuari pa lëvizje të mjaftueshme.
Për të rregulluar këtë shqetësim duhet:
- Të merrni 25 gram fibër çdo ditë, nga frutat, zarzavatet, drithërat dhe suplemente me fibër.
- Bëni së paku 30 minuta ushtrime në ditë.
- Pini më së paku 4 gota ujë në ditë, dhe shtoni një gotë ekstra me çdo pije të kafeinuar që rrufisni.
- Laksativët pa recetë ndihmojnë. Ato stimulojnë zorrët të kontraktohen, ose zbutin masën fekale dhe në këtë mënyrë lehtësohet dalja e tyre. Përpara se të merrni këto barna, bisedoni me doktorin që të siguroheni se ato nuk interferojnë me mjekimet e tjera që juve merrni. Ndiqni me kujdes udhëzimet e etiketës së barit, për sasinë e laksativit që duhet të merrni dhe se për sa gjatë do ta përdorni. Tej përdorimi i laksativëve, mund të çojë në konstipacion prej zvogëlimit të aftësisë natyrale të zorrëve për t’u kontraktuar.
Në qoftë se konstipacioni vazhdon edhe pas këtyre masave, vizitohuni tek doktori. Ai do të rregullojë çdo çështje serioze që është shkak i kapsllëkut, siç është edhe kanceri i zorrës..
10. Pse kam kaq shumë gazra?
Kur keni shumë gazra, kjo do të thotë se ju nuk ushqeheni me një dietë të shëndetshme dhe të pasur me fibra. Kjo nuk është një sëmundje. Fasulet prodhojnë gazra. Qumështi, karrotat, rrushi, bananet, qepët, madje edhe çamçakëzët, janë shkaqe për gazra.
Këto ushqime krijojnë nitrogjen dhe gaz metan në stomakun, i cili del nga lart në formë gromësimash, ose zbret poshtë për të dalë jashtë si pordhë.
Gazrat nuk janë të rrezikshme, por ato janë shumë jo komforte. Por kjo që sapo thashë, nuk duhet të jetë një arsye që të jetoni me to.
Mbani një ditar ku të shënoni ushqimet që përdorni dhe që u shkaktojnë këtë shqetësim. Përdorni për mëngjes kos probiotik. Ky lloj kosi i bërë nga mikroorganizma, ndihmon të përmirësojë tretjen duke inkurajuar rritjen e disa baktereve të dobishme. Kërkimet shkencore me probiotikët janë akoma të papërfunduara, megjithatë, përdorimi i tyre rekomandohet.
Në farmaci mund të gjeni disa barna kundër gazrave, që përmbajnë enzima dhe që merren para ushqimit me shumë fibra (Bean-o). Mund të përdorni gjithashtu barna që përmbajnë simethicone (anti-Gas, Mylanta, Maalox, Gas-X). Këto do t’u çlirojnë nga simptomat, siç janë presioni në bark, ndjenja e ngopjes dhe fryrjes.
11. Kam gjak në të dalat jashtë, a është kjo e rrezikshme?
Kjo nuk është gjithmonë e rrezikshme. Shumicën e herëve, gjaku që duket në të dalat jashtë vjen nga hemorroidet, ose nga çarje të vogla rreth rektumit, që ndodhin kur jeni kaps dhe shtrëngoheni për të dalë jashtë.
Por mos harroni! Sa herë të shikoni gjak në të dalat jashtë, duhet të shkoni tek doktori. Gjaku mund të jetë shenjë e një polipi rektal, ose e sëmundjes Crohn, ose Colitit ulcerative.
Prania e gjakut në të dalat jashtë, jo gjithnjë duhet të shqetësojë për kancer të zorrës. Në kancerin e zorrës të dalat jashtë janë me ngjyrë të errët si katran, sepse gjaku vjen nga zorra lart.
12. Pse lagem në shtrat?
Lagia në shtrat tek të rriturit quhet, gjithashtu, enuresis nocturna. Kjo, edhe pse është shumë shqetësuese, zakonisht, nuk është serioze. Por edhe pse kështu, bëni mirë të kërkoni mjekim. Lagia e çarçafëve, më shpesh, vjen nga ajo që quhet vezika urinare hiperaktive. Kjo gjendje mund të mjekohet, po qe se gruaja ndryshon stilin e jetës dhe bën mjekime.
Urinimi natën në shtrat mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera nervore, siç është Parkinsoni, skleroza multiple, diabeti dhe kanceri i vezikës.
Këto ishin disa nga pyetjet më të shpeshta që më janë drejtuar dhe që njerëzit edhe pse vuajnë hezitojnë të pyesin doktorët. E përsëris edhe njëherë, askush nuk duhet të hezitojë të pyesë doktorin e tij, për çdo shqetësim trupor që ka. Doktorët janë mësuar me këto ankesa. Ata i dëgjojnë ato shumë herë çdo ditë nga të sëmurët, ndaj as nuk shokohen dhe as nuk shqetësohen.
Shpresoj t’u kem ndihmuar. Por, gjithçka, unë thashë në këtë shkrim, nuk e zëvendëson doktorin tuaj, që do t’u dëgjojë, vizitojë dhe mjekojë. Shkoni tek doktori për çdo shqetësim që keni.
Dr. Adem Harxhi

Doktor, ne disa te dhena gabon. Nuk eshte e vertete qe ne tre vitet e para ben seks 1-3 here ne jave pasi pa u mburrur une deri ne moshen 60 vjec kam bere seks po thuajse c’do dite. Ti e di, ne nga gjirokastra i duam shume grate. Pas moshes 60 vjec u futa ne zonen 2-3 here ne jave, dhe sot ne moshen 66 jame ne zone te garantuar 2 here ne jave. Motua ime eshte ha+pi+seks
lol ju gjirokastritet keni ves sidomos te lavdroheni shume pa gje ne xhep
Doktor jam 28 vjec kam 2 vjet I martuar bej sex cdo dit nga 3 ose 4 here ne dite
Pershendetje,jam martuar po ende nuk po mundem te bej seks,me ndihmoni si ta kaloj kete.