Biden: SHBA e G7 ranë dakord për sanksione shkatërruese kundër Rusisë

Ornela

Në një mesazh në Twitter, presidenti i SHBA Joe Biden thotë se ai ra dakord me liderët e tjerë të G7 për të ecur përpara me paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike ndaj Rusisë.

“Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar sulmin e pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ramë dakord të ecim përpara në paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike ndaj Rusisë. Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës” u shpreh ai.

Presidenti Biden do të flasë nga Shtëpia e Bardhë mbi situatën që po shpaloset në Ukrainë në orën 13:30 me orën lokale të SHBA ose 19:30 me orën tonë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *