Dukuri të Kuvendit të Lezhës

J L

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

 

Skënderbeu dhe bujarët shqiptarë

Nga pikëpamja strategjike “Lidhja e princave shqiptarë” përbënte aleancën politiko-ushtarake (besëlidhje) më të fuqishme midis bujarëve shqiptarë me njeri-tjetrin për mbrojtjen e zotërimeve të tyre feudale me forca të përbashkëta. Në zotërimet e tyre, bujarët shqiptarë pjesëmarrës ishin zotër të pavarur dhe mbajtës të çdo pushteti.

Me gjithë rolin udhëheqës dhe komandues të Skënderbeut në “Lidhjen e princave shqiptarë”, pozita e tij drejtuese në vitet e para të ekzistencës së saj, nuk ishte ajo e një monarku, por e një drejtuesi ushtarak. Udhëheqja e tij përmblidhet vetëm në organizimin e mbrojtjes së vendit, pa cënuar privilegjet e feudalëve të veçantë dhe pushtetin e tyre brenda zotyërimeve të veta. Skënderbeu kishte të drejtë në raport me anëtarët e tjerë të lidhjes të thirrte kuvendin e princave shqiptarë sa herë ta shinte të nevojshme për interesat e mbrojtjes së vendit. Anëtarët e lidhjes ruanin të drejtën e largimit prej saj, kur ta shihte të nevojshme. Skënderbeu si kryetar i lidhjes dhe lidhja nuk kishin të drejt ta pengonin ose të merrnin masa kundër tij.

Në Lidhje bujarët feudalë ruajtën të drejtën të hynin në marrëdhënie ndërkombëtare në mënyrë të pavarur. Në vitet e mëvonshme një pjesë e mirë e princave shqiptarë përfunduan traktate ndërkombëtare me shtetet italianë, pavarësisht nga Skënderbeu dhe Lidhja. Gjergj Araniti lidhi traktat të veçantë me Alfonsin e Napolit (1451), dhe një tjetër me Venedikun. Kështu kanë vepruar edhe bujarët e tjerë.

Lufta e përbashkët kundër Perandorisë Osmane dhe Venedikut bëri që subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare në vendimet të dalë në tërësi “Lidhja e princave shqiptarë” dhe jo ndonjë bujar i veçantë. Gjatë luftës me Venedikun më 1448 Skënderbeu, pas vdekjes së Lekë Zaharisë, e kërkoi qytetin e Danjës në emër të Lidhjes. Fitorja u arrit me forca të përbashkëta të feudalëve shqiptarë. Kurse Traktati i Paqes (4 tetor 1448) u përfundua duke qenë palë “Lidhje e princave shqiptarë”, e përfaqësuar nga Skënderbeu dhe Nikollë Dukagjini e Republika e Venedikut. Në historinë e Lidhjes së Lezhës ky është rasti i parë kur del në bllok njëkohësisht para dy armiqve të rrezikshëm, Perandorisë Osmane dhe Venedikut. Lidhja lufton dhe fiton për mbrojtjen e vendit dhe të tërësisë së tij territoriale, vepron me personalitet të plotë politik në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Mbështeja në popull, faktori kryesor i Lidhjes

Kuvendi i Lezhës dhe vendimet e marra në të patën rëndësi historike për fatet e luftës së madhe shqiptaro-osmane të shek. XV. Lidhja e Lezhës dhe kryekomandanti i saj, Skënderbeu, gëzonin mbështejen e pakufishme të popullit. Në këto rrethana lufta mori tiparet e një lufte tipike popullore. Pikërisht, ky faktor i dha mundësi vendit tonë, që me mjete njerëzore e ekonomike relativisht të kufizuara, të përballonte sulmet e ushtrisë osmane, më e fuqishmja e kohës. Fitoret e luftërave dhe betejave që u zhvilluan për një çerek shekulli kundër hordhive të ushtrisë osmane, u mbështetën te shpirti liridashës i popullit, te vetitë e tij moralo-luftarake, te përvoja shekullore e luftërave të tij, si dhe tek aftësitë komanduese e gjenialiteti ushtarak i kryekomandantit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Nga pikëpamja politike, Kuvendi i Lezhës ishte organi i vetëm në shkallë kombëtare brenda të cilit realizohej bashkimi i popullit shqiptar dhe i klasës feudale shqiptare në luftë kundër pushtimit osman. Kuvendi i Lezhës me gjithë bazën feudale, dhe vendimet e marra shprehin objektivisht edhe interesat e popullit shqiptar, të cilat kërkonin më shumë se kushdo mbrojtje kundër pasojave të rënda që sillte pushtimi osman.

Kuvendi i Lezhës nga pikëpamja strategjike ishte organ kushtetues, që procedoi në krijimin e organeve të tilla me rëndësi të përgjithshme si “Lidhja e princave shqiptarë”, komanda unike e ushtrisë nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe fondet e përbashkëta për përballimin e luftës. Krijimi i organeve të përbashkëta kishte rëndësi të madhe. Shënonte kështu hapi i parë drejt forcimit të pushtetit qendror dhe daljen nga kuadri i ngushtë i copëtimit feudal.

Në procesin e luftës së madhe shqiptaro-osmane, gjatë së cilës u realizua krijimi i shtetit. Ky shtet përfshinte një pjesë të mirë të territorit shqiptar. “Lidhja e princave shqiptarë” dhe organet që dolën nga Kuvendi i Lezhës pësuan ndryshime të rëndësishme, të cilat çuan në ndryshimin e natyrës së tyre politiko-ushtarake.

Me krijimin e Lidhjes së Lezhës ishte bërë hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në rrugën e bashkimit. Në vitet e para të luftës ajo i dha një mbështetje të mirë Skënderbeut në përballimin e pushtimit osman dhe të politikës armiqësore të Venedikut. Me kalimin e viteve, në vetë gjirin e Lidhjes filluan të vepronin forca të tjera që e dobësonin unitetin e saj. Lidhja e Lezhës, u krijua si një aleancë politiko-ushtarake e bujarëve shqiptarë në luftën e përbashkët kundër pushtimit osman, ngrihej mbi bazën e copëtimit feudal që nënkuptonte respektimin e sovranitetit dhe të privilegjeve të bujarëve të veçantë.

Duke u mbështetur në këto privilegje, feudalët shqiptarë mbanin jashtë kuadrit të ushtrisë trupa që vepronin nën urdhrat e tyre. Ata shpesh herë nuk i përmbushnin detyrimet e ngarkuara nga Kuvendi i Lezhës për të ndihmuar me ushtarë dhe të holla. Kishte raste që largoheshin nga Lidhja, sikurse ishte Pjetër Spanit e Lekë Dushmanit më 1447 gjatë konfliktit me Venedikun e më vonë largimi i Dukagjinëve.

Qëndrimi i lëkundshëm i feudalëve shqiptarë nxitej e shfrytëzohej dhe nga osmanët e venedikasit. Këta duke përçarë bujarët shqiptarë, synonin të realizonin interesat e tyre. Në një vendim të Senatit të Venedikut, datë 10 tetor 1448, ku jepen udhëzime për provincën e tij në Shqipëri, theksohet se “Në qoftë se nuk vini në ujdi me Skënderbeun, vihuni në pjekje me Pal e Nikollë Dukagjinin, t’u premtoni të holla, fshatra, etj… duke i ndarë nga Skënderbeu dhe duke i bashkuar me ne… sepse jemi të informuar se Skënderbeu pa Dukagjinët nuk është i zoti për të bërë gjë…”.

Lufta e madhe shqiptaro-osmane ishte një luftë totale. Ajo kërkonte bashkimin e të gjitha forcave, nëpërmjet forcimit të pushtetit qendror. Interesat e larta të mbrojtjes së vendit diktonin nevojën e kapërcimit të copëzimit feudal dhe krijimin e shtetit shqiptar. Në realizimin e këtij procesi me rëndësi historike Skënderbeu u mbështet në përkrahjen e gjerë të popullit, i cili ishte i interesuar për zhvillimin dhe përfundimin e luftës me sukses; u mbështet në forcën e armatosur e të përhershme që kishte në dispozicion si komandant i përgjithshëm.

Ushtria shqiptare, e krijuar për nevojat e mbrojtjes së vendit, si në zotërimet e Kastriotëve, ashtu edhe të bujarëve të tjerë, ishte një mjet i fuqishëm dhe efektiv kundër partikularizmit feudal. Në zbatim të politikës së tij, Skënderbeu u mbështet sidomos te feudalët e vegjël, të cilët shërbenin si komandantë ushtrie dhe funksionarë politikë në shtetin e tij. Ata shihnin tek forcimi i pushteti qendror një mbrojtje efektive jo vetëm ndaj rrebeshit osman, por edhe ndaj kërcënimit të përhershëm të feudalëve më të fuqishëm.

Për të lidhur sa më tepër klasën sunduese me luftën çlirimtare të popullit shqiptar, Skënderbeu, në emër të pushteti qendror, ndoqi politikën e shpërndarjes së pronimeve në dobi të bujarëve që kishte në shërbim ose pakësimin e tributeve që paguanin për shtetin. Përcaktoi kushtin që të merrnin pjesë personalisht në luftë, së bashku me një numër të caktuar ushtarësh. Të tilla pronie dhe bashtina ai i dha psh Vrana Kontit, Hamza Kastriotit, Moisi Golemit dhe bujarëve të tjerë.

 

Forcimi i pushtetit qendror nga Skënderbeu

M. Barleti vëren këtë akt politik të Skënderbeut dhe e pasqyron në faqet e veprës së tij. Ai shkruan: “Nuk duhet të çuditet kush këtu për një ngritje aq të menjëhershme dhe për shpejtësinë gati të pabesueshme të tanëve lidhur me mbledhjen e ushtarëve, sepse Skënderbeu, qoftë me dëshirë të vet… qoftë si shpërblim trimërie, u kishte falur disave prej parisë së vet një pjesë të madhe të taksave, sidomos pronave me kushtin që, kur të dilte nevoja për luftë, të ishin të detyruar në bazë të urdhërit të tij, të jepnin ndihma me ushtarë, secili sipas shkallës dhe të merrnin edhe vetë pjesë për gjithçka duhej bërë”. Faktor me rëndësi në forcimin e pushtetit ishte prestigji dhe autoriteti i Skënderbeut në radhët e masave popullore dhe të vet bujarëve aleatë. Këtë Skënderbeu e përdori për rritjen e autoritetit të vetë organeve qendrore dhe të komandës së ushtrisë. Duhet shtuar dhe lidhjet e shumta martesore midis feudalëve më të fuqishëm të vendit dhe Kastriotëve, që kishin filluar qysh në kohën e Gjon Kastriotit dhe të vazhduara nga Skënderbeu për të siguruar një bashkim sa më të ngushtë të klasës feudale shqiptare.

Skënderbeu, për hir të interesave të larta të mbrojtjes së vendit, si përfaqësuesi i pushtetit qendror, filloi të shkelte sovranitetin e feudalëve të veçantë brenda principatave të tyre, duke i lënë atje jo si zotër të pavarur, por si qeveritarë të nënshtruar që vareshin drejpërsëdrejti prej tij në kështjellat e tyre dhe shkelte kufijtë e zotërimeve të tyre gjatë veprimeve luftarake. Nevoja për të plotësuar radhët e ushtrisë me luftëtarë të rinj e detyronte të mobilizonte ushtarë me iniciativën e vet dhe në zotërimet e feudalëve të tjerë, etj.

Këto veprime ishin, jo vetëm shkelje e sovranitetit të bujarëve aleatë, por edhe ushtrim i atributeve të pushtetit në territore që nuk i përkisnin principatës së Kastriotëve. Në këtë mënyrë, pushteti i feudalëve të veçantë filloi gradualisht të mënjanohej e të dobësohej, krahas me forcimin e pushteti qendror të përfaqësuar nga Skënderbeu. Zotërimet e tyre filluan të shkriheshin me principatën e Kastriotëve.

Duke pasqyruar këtë proces me rëndësi historike për fatet e luftës së madhe shqiptaro-osmane, bujari Gjon Muzaka shkruan në kujtimet e tij se Skënderbeu “pasi u bë kryekomandant i zotërinjëve të Shqipërisë… vendosi të shtinte në dorë gjithë vendin… Ai vuri në burg zotërinjtë Gjon dhe Gojko Balsha… dhe u mori shtetin e tyre që ishte midis Krujës dhe Lezhës; zotit Moisi Komneit i mori shtetin që ishte në Dibër… Dhe pasi vdiq im atë, na morri neve Tomorrishtën dmth, Myzeqenë e Vogël dhe po ashtu zotërve të tjerë… por ata s’kishin se ç’të bënin sepse ai tashmë kishte gjithë luftëtarët me vete dhe osmanët na rrinte për orë mbi shpinë…”.

Gjon Muzaka e thotë haptazi se këto ishin masa dhune dhe se shpresat e Skënderbeut u rritën sidomos kur Papa Piu II shpalli kryqëzatën kundra osmanëve dhe i premtoi atij kurorën e Shqipërisë. Dëshmia e bujarit Gjon Muzaka, që ishte i pakënaqur nga kjo politikë e Skënderbeut, konfirmohet dhe plotësohet me diplomaci nga M. Barleti, i cili thotë se “kishte futur në mbretëri të tij me dëshirën e tyre të dy Dibrat”, pra Dibrën e Sipërme dhe të Poshtëme. Përveç kësaj M. Barleti dëshmon se Skënderbeu “i shtiu dhe i zgjeroi kufitë e mbretërisë së vet më tepër se i ati, Gjoni” se në principatën e tij hyri “edhe Mokra e cila se kishte provuar kurrë sundimin e fisit të Kastriotëve”.

Forcimi i pushtetit dhe krijimi i shtetit shqiptar ishte një proces që nuk u krye menjëherë. I filluar para vitit 1450, ai vazhdoi me ritme të shpejta gjatë viteve 1450-1460. Rëndësi të veçantë pati në këtë drejtim fitorja e madhe që arriti populli shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut gjatë rrethimit të parë të Krujës (1450), e cila ia rriti më tej autoritetin Skënderbeut, si brenda dhe jashtë vendit. Gjatë kësaj prove të vështirë një pjesë e bujarëve aleatë u larguan nga Lidhja e Lezhës gjë që tregoi edhe një herë domosdoshmërinë e kapërcimit të copëtimit feudal si një rrezik serioz për fatet e luftës çlirimtare. Pas rrethimit të parë të Krujës, si pasojë e masave shtërnguese që mori Skënderbeu, jo vetëm feudalët e vegjël, por edhe të mëdhenjtë, si Muzakët, Topiajt, Balshajt e humbën gradualisht pozitën e tyre si zotër feudalë të pavarur dhe principatat e tyre u bashkuan me atë të Skënderbeut.

Me gjithë përpjekjet e Skënderbeut, dy nga zotërimet feudale më të fuqishme të vendit, ai i Dukagjinëve në veri dhe i Gjergj Aranitit në jug, për një kohë të gjatë nuk u bashkuan me shtetin shqiptar, por qëndruan si principata feudale më vete.

Aranitët e konsideronin Skënderbeun vetëm si aleat, pa iu nënshtruar vullnetit të tij. Mirëpo, me vdekjen e Gjergj Aranitit (vjehërrit të Skënderbeut), ai mundi ta bashkonte këtë principatë të fuqishme me shtetin. Në vitin 1463 Skënderbeu përfundoi një marrëveshje armëpushimi me Perandorinë Osmane. Midis detyrimeve që merr pala shqiptare në këtë marrëveshje është dërgimi i njërit prej djemëve të Gjergj Aranitit në ushtrinë e Sulltanit sa herë të paraqitej nevoja. E pafuqishme për të kundërshtuar dhëndërrin e vet, e veja e Gjergj Aranitit, në datë 3 shtator 1463 shkoi pranë Senatit të Venedikut dhe kërkoi që ai të ndikonte te Skënderbeu për të mos e dërguar djalin e vet në ushtrinë e Sulltanit. Senati i Venedikut iu përgjigj se kjo gjë s’ka për të ndodhur, sepse “ndonëse i madhi zoti Skënderbeu bëri paqe me osmanët megjithatë, duhet shpresuar se do t’i rrokë armët kundër Sulltanit”. Ky fakt tregon se Skënderbeu në këtë periudhë e kishte shtrirë pushtetin e vet mbi principatën e Aranitëve, deri sa i ngarkon sundimtarët e saj me detyrime pa marrë pëlqimin e tyre në mënyrë paraprake.

Dukagjinët në veri e ruajtën deri në fund pozitën e tyre si zotër të pavarur. Të nxitur nga Venediku ata për një kohë të gjatë mbajtën qëndrim armiqësor ndaj Skënderbeut dhe politikës së tij duke bashkëpunuar hera-herës me osmanët në dëm të çështjes së çlirimit. Në vitin 1463 Lekë Dukagjini iu drejtua Republikës së Venedikut me një sërë kërkesash dhe propozimesh. Midis të tjerash ai shpallte se “Nuk duhet të jem nën Skënderbeun, por jam fare i kënaqur të jem nën cilindo rektor e proveditor të asaj Sinjorine, e të qëndroj gjithmonë në urdhërat e saj. Gjithashtu kërkoj që në rast se Skënderbeu më shpall luftë, fort e ndritura Sinjori të më ndihmojë mua, gjithashtu në rast se i shpall unë atij, të ndihmojë atë kundër meje”. Dhe Venediku i përgjigjet se “Ne jemi të kënaqur të përmbushim kërkesën e tij, dmth, që ai të mos jetë nën madhërueshmin Skënderbej, por nën provizorin tonë ose nën çdo rektor të atyre anëve”. Përballë politikës shtërnguese të Skënderbeut një pjesë e feudalëve shqiptarë dolën nga Lidhja e Lezhës dhe filluan të kërkonin mbështeje te fuqitë e huaja, si Napoli dhe Venediku ose kaluan në tradhëti të hapur, si Hamza Kastrioti, Moisi Golemi, Gjergj Stres Balsha, etj. I mbështetur në përkrahjen popullore si dhe në ushtrinë që kishte në dispozicion, Skënderbeu mori masa energjike dhune kundër tradhëtisë feudale dhe burgosi fajtorët, pa kursyer në këtë mes edhe të afërmit e tij, si Hamza Kastriotin, Gjergj Stres Balsha e ndonjë tjetër. Masat që mori Skënderbeu në emër të pushtetit për shpartallimin e tradhëtisë feudale i shërbenin drejtpërsëdrejti forcimit të unitetit dhe të aftësisë mbrojtëse të vendit, bashkimit të mëtejshëm të tokave shqiptare në një shtet të vetëm.

Me largimin e disa prej bujarëve shqiptarë nga Lidhja e Lezhës ajo e humbi karakterin dhe rëndësinë e mëparëshme si një aleancë politiko-ushtarake e feudalëve shqiptarë për mbrojtjen e zotëriomeve të tyre me forca të përbashkëta.

Share This Article
15 Comments
  • Kuvendi i Lezhes ose ndryshe kuvendi i Venedikut. Pasi Lezha ishte e pushtuar nga Vendiku dhe ishte pjese e Venedikut aso kohe.Ndau shapin nga sheqeri. Shqiptaret i thane jo pushtimit te metejshem Venedikas dhe te kryqezatave. Skenderbeu ngeli me gisht ne goje pasi kishte krijuar urrejtjen e shqiptareve duke bashkepunuar me kryqezatat qe ishin armiku i njerzimit te asaj kohe. Dhe shqiptaret u rradhiten nga krahu osman per mbrojtjen e trojeve shqiptare. Me shpartallimin e kryqezatave nga trupat shqiptaro-osmane. Dhe me zbythjen e Skenderbeut . Ku me pas sic thote dhe drejtori i arkivave vdiq si ordiner. Shqiptaret moren Lezhen dhe Shkodren nga Vendiku dhe Krujen nga mbreteria e Napolit.

    • Nuk vdiq si ordiner o kopil turku, vdiq si Legjendar, e gjithe Europa e njeh si nje nga strateget me te medhenj te kohes, normalisht edhe ata qe kane gjak Arberi e krenohen me Gjergjin e Madh!

      • Remo idioti. Une thjesht kam cituar drejtorin e arkivave. Ai duke u bazuar tek arkivat ka dale neper gazeta dhe TV duke deklaruar se Skenderbeu vdiq si ordiner dhe ne vetmi. Ne Europe Skenderbeu u be i njohur sepse ishte i vetmi qe ishte ngritur per ti bere rezistence Osmaneve. Dhe Europa e ngriti figuren e tij ne mit. Sepse popujt e Europes po benin shurren ne breke nga frika e nje pushtimi osman. Disa poete u detyruan te benin vjersha. Marlin Barleti po ashtu beri nje liber imagjinar. Sikur vellezerit ja kishte vrare sulltani Skenderbeut. Nderkohe qe vellezerit e tij jane varrosur ne manastirin serb te Hilindarit. Sebashku me babain e Skenderbeut. Dhe kane vdekur nga vdekje natyrale.Edhe si luftetare ka qene i dores se dyte ose te trete. Sepse vete titulli Skenderbe nuk ka qene titull i grades se larte. Sa per turk mbase ti je me turku ketu. Shkoj bej analizat ADN-se mos na dalesh nga Anadolli.

    • Fatkeqesisht edhe ne mesin tone kemi persona qe jane adhurues te roberise dhe te roberuesve turq. Te tille jane Arbeni nga Shqiperia dhe Turi nga Kosova.
      Fatmiresisht ata jane aq te paket sa qe nuk ja vlen te merremi ne ta.

        • Skenderbeu ordiner, thua ti. Po aq ordiner ishte sa qe vete sulltan Murati i II dhe sulltan Mehmeti i II moren pjese ne rrethimet e Krujes dhe u kthyen pas me bisht ner shale. Sa qe gjalle “ordineri” aziatiku nuk pa drite ne Arberi, pa vetem humbje.
          Edhe kur ishte ne shtratin e vdekjes, Heroi yne nuk ishte i vetem. Kete me se miri e tregon fitorja e ushtrise sone kunder barbareve ne betejen prane mureve te Shkodres. Po te ishte i vetem, ne nuk do te fitonim. Ai me vehte kishte popullin dhe pjesen dermuese te fisnikerise shqiptare.
          Per te gjithe ata turkoshak qe Heroin tone Kombetar e urrejne, do ta citoj te madhin Millan Sufflay i cili per Gjergjin tone thot: “Ishte prodhimi me hyjnor i races njerezore.”

  • Arnautet ishin Epirote per 1100 vjet Perandori Greke Bizantine.
    Beselidhja e Lisus (sot Lezhe) ishte Greke Orthodhokse o idiota.
    Kostantinopolis (sot Stamboll) perpara se te pushtohej nga Barbaret Mongole ishte Qendra jone e Epiroteve,Ilyreve,Maqedhonasve,Ioneve ku eshte sot Tur-qia.
    Andej e mori edhe Flamurin (Fllug angl) Greke te Bizantit Jeorgios Kastriotis i quajture nga Ignorantet dhe armiqte e Tij si Epirote me Emrin Gjergj!
    Ate e thote dhe “Historiani” i famshem Xhufi qe Kastrioti lindi Orthodhokse d.m.th Greke Epirote sepse Ndergjegja Kombetare thote Ai lindi ne shekujt me vone.
    Kastrioti njifej si Prijesi ie Epiroteve.
    Por Epiri eshte nje zone e Lashte ku ka lindur Politizmoi (Culture) “shqip” dhe me qindra mos te them mijera Heronjsh Greke.
    Me qender Dhodhone.
    Me qindra Filo-Sofe.Glosa (gluha)me tyre ishte Greke.
    Ne Theatro shkruheshin ne Glosan Greke.
    Kur te “zbulohet” ndonje fjale Arnaute e Allahut qe eshte shkruar nga Ilyret apo Epirotet atehere shome.
    Vetem aresyen perse Arnautet dhe bijte e Vezireve, Pashallareve, Bejlereve, Agallareve, Dervisheve, Muhipeve, Hoxhallareve Lisus e ndryshuan ne Lezhe apo vendlindjen e Kaurrit te Derrit Jeorgios Kastriotis ne Mat nga Emathia
    Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos ne Stamboll
    Agios Saranda ne Sarande
    Moskopolis ne Voskopoje
    Tripolis ne Tropoje
    Argjiro-Kastros ne Gjirokaster etj etj etj tregon qe ky popull (popola ital) me Histori dhe Periudha shekullore Helenistike Po ofendohet,poshterohet,Perdoret nga Turqia,Italia Fashiste dhe Angloamerikanet.
    Nuk eshte e rastesishme qe historia si “Skiptare” fillon me Kastriotin!
    Kur Ai sipas Marin Barletti declaron qe Ne thote Ai jemi Epirote dhe bijte e Zeusit,Arxileas (Akilit),Megas Aleksandros (Aleksandri i Madh) etj.
    Nuk mund te jesh edhe Arnaute Myslimane apo Katolike i Papes edge Epirote.

  • Artikulli nuk sjell fakte te reja, (nwmos letra e Venedikut per emisaret e vet), megjithate ia vlen ta lexosh, qe heroi yne te mos bjerre ne harrese tek brezi i ri! Nwse kontradiktat e Skenderbeut me prijsit vendas nuk do te ishin gravuar deri aty ku shkuan, Skenderbeu me gjithe Junihadin mund ta kishin perzene njehere e mire ushtrine osmane nga gjithe Ballkani!

  • Jorgo pellazgaqis Epirotet kane qene dhe jane shqiptare.
    Nuk ka pasur kembe greku ne Epir,qe ne kohe te Pirros e me tej.
    Shkoni gjini vatanet ku i kini! Andej nga Izmiri,nga stambolli,a kane mbetur me greke,,apo i solli Turqia te gjithe ne Arvaniti.Ju grekerit e sotem jeni si muzhiket ne Krime,pasi perzuri Stalini gjithe Tartaret ne Siberi.
    NUK NJEH HISTORIA NDONJE BETEJE TE GREKERVE ME TURQIT..
    Beni ADN!
    Cmund te thuash per kryeministrin Kahreman-lis?kot po them!.Meqe tvjen per tvjell nga mahmutet,kahramanat,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *