Frika nga lufta dhe shtrenjtimi i mundshëm i çmimeve nxit blerjet e miellit në vend, për 2 ditë dyfishohen shitjet

Ornela

Qytetarët në të gjithë vendin, sidomos në Tiranë këto dy ditë kanë shfaqur një kërkesë jo të zakontë për miell në pikat e pakicës. Frika që kanë ngjallur sulmet ruse mbi Ukrainë po krijon panik te qytetarët.

Njësitë e shitjes me pakicë në kryeqytet pohuan se shitjet e miellit u dyfishuan.

“Ka raste ku një familje ka blerë njëherazi dy ose tre kuintalë. I gjithë furnizimi që më parë shitej për dy javë po shitet për dy ditë”, tha Samiu, i cili zotëron një njësi të shitjes me pakicë në zonën e “5 Majit”.

Ai tha se, blerjet e miellit nisën të rriten pas lajmeve se sasitë më të mëdha të grurit vijnë nga Rusia dhe Ukraina.

Të njëjtën tendencë pohojnë dhe pika të tjera të tregtimit me pakicë në kryeqytet.

Reagim të ngjashëm patën edhe konsumtorët në rrethe. Edhe në Kosovë, gjatë dy ditëve të fundit, u panë shumë qytetarë që ishin të interesuar për blerje jo të zakonta të miellit.

Nga Rusia vjen 46% e grurit
Shqipëria, gjatë vitit 2021, importoi nga Rusia dhe Ukraina 50% të sasisë vjetore të grurit që vjen nga jashtë.

Nga totali i importeve të drithërave, 46% vijnë nga Rusia, 35% nga Serbia, 4% nga Ukraina dhe pjesa tjetër 15% nga vende të tilla si Franca, Italia etj.

Importuesit pohuan se po bëjnë përpjekje për ndryshimin e burimeve të furnizimit, duke garantuar se nuk do të ketë mungesa në treg, por sipas tyre çmimet do të jenë në varësi të situatës.

Adi Haxhiymeri, i cili drejton Shoqatën e Përpunuesve të miellit, tha se, grosistët kanë rezerva deri në 45 ditë. Ai tha se gjatë dy ditëve të fundit janë gjetur blerës të rinj jashtë Rusisë, në Francë, Hungari dhe deri në Argjentinë.

Qeveria nga ana e saj nuk ka bërë të ditur rezervat me grurë të vendit, sakaq grosistët e grurit pohuan se shteti nuk ka asnjë rezervë. Importuesit sugjeruan se qeveria duhet të kishte marrë masa për të krijuar rezerva me grurë që pas pandemisë.

Rusia e përdori eksportin e grurit për gjeopolitikë duke ndikuar në një rritje artificiale në tregjet ndërkombëtare më 2020.

Çmimi i një ton gruri në ditën e parë të luftës më 24 shkurt u rrit me 5.3%, por çmimi u ul sërish dje, pasi sanksione më pak të ashpra u vunë ndaj Rusisë nga shtetet perëndimore./Monitor/

O.J/DITA

Share This Article
2 Comments
  • Edhe mielli edhe buka si cmim mund te ndryshoje,perderisa polika e poshter eshte present ne Europe! Por per kete po fliste edhe nje fshatar nga Stropska e Pogradecit! Erdhe dhe na u shfaq bashke me Argiten dhe Lulin nga Saliu! Tani ky palo gazetar me pamje te dukshme prej fshatari na jep mend,edhe neve edhe Amerikes por edhe injoranteve te Saliut! Me vjen shume keq sepse kam njohur Gjyshin e tij,ndjese paste,te jatin,njeri dhe shok i shelqyer,te jemen ,Dajat e tij! Njerez fshatare por te ndershem! Nga doli kjo rrace prej muti! Eshte bashkuar me te tjera raca po prej muti si Andi Bushati por edhe Ylli Rakipi! Hajdut dhe nje Kolonjar gjarper! Vazhdoni Shqiperi ju befsha mutin! Dhe tani na jane bere antiamerikane sepse marrin para nen dore nga Saliu! Turp Shkullak! Turp!

    • Albanezet vrap te mielli, po mund te hani dhe makarona o milet mos e kini kaq prbl.
      Cmimet tashme jane rritur po behemi bashke e shporrim hajdutet e ti marrim dhe pasurite madje.
      Mos te gezojne asnje gje me keq se nexhmija enverit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *