“Moska do të kërkojë shkëputjen e të ashtuquajturave republika të Donbasit, siç përcaktoi Putini në fjalimin e tij të 21 shkurtit, jo në kufijtë e ngushtë që kanë prej 8 vitesh, por në kufijtë administrative që kanë në shtetin e Ukrainës”, – thotë në këtë intervistë për DITA, diplomati dhe analisti Shaban Murati.
“Mendohet të pasojë një agresivitet më i madh i Serbisë dhe i presidentit të saj, të cilët mund të mendojnë se me situatën e re ukrainase duhet të rrisin pretendimet e tyre aneksioniste si për rastin e “serpska republikës”, ashtu dhe për rastin e Kosovës” – shton ai.
Më poshtë, intervista e plotë:
Z.Murati, çfarë pritet të ndodhë pas invazionit rus në Ukrainë, si mendoni do vijojë kjo situatë?
Invazioni i ri rus në Ukrainë brenda dy ditësh arriti objektivin kryesor të Kremlinit. Presidenti i Ukrainës u detyrua të ofrojë si rend dite bisedimesh me Rusinë pushtuese neutralitetin e vendit të tij, që do të thotë mos hyrjen e Ukrainës në NATO.
Por Moska do të kërkojë me tepër se kaq, sepse Ukraina është në gjunjë dhe në pamundësi t’i rezistojë agresionit rus. Kjo do të thotë që Moska do të kërkojë shkëputjen e të ashtuquajturave republika të Donbasit, siç përcaktoi Putini në fjalimin e tij të 21 shkurtit, jo në kufijtë e ngushtë që kanë prej 8 vitesh, por në kufijtë administrative që kanë në shtetin e Ukrainës.
Përveç kësaj Moska mund të përpiqet që të imponojë forma të ndryshimit të regjimit në Kiev dhe të sjellë një garniturë qeveritare proruse.
Kjo do të thotë se dinamika e konfliktit do të shkojë drejt uljes, në raport të drejtë me lëshimet e mëdha që Moska do të shkëpusë tani nga Ukraina. Faza e luftës duket mori fund dhe tani nis faza e bisedimeve të paqes midis fitimtarit dhe të mundurit.
A është pa faj Perëndimi?
Perëndimi nuk mund të konsiderohet se ka ndonjë faj në agresionin rus në Ukrainë, sepse Putini 70 vjeçar do ta ndërmerrte ndërhyrjen e planifikuar prej kohësh në Ukrainë se ai nuk ka më kohë të humbë për realizimin ambicies së tij imperiale të ribërjes së Bashkimit Sovjetik, qoftë edhe një formë më të reduktuar.
Në fjalimin e tij të 21 shkurtit, ku shpjegoi pikëpamjet dhe politikën e tij ndaj Ukrainës, presidenti rus e nisi që nga akuza për themeluesin e shtetit sovjetik Leninin për politikën e gabuar nacionale të tij që gjoja kishte dëmtuar Rusinë, dhe e mbylli me akuzat ndaj Perëndimit, që gjoja e bëri Ukrainën rrezik për sigurinë Rusisë.
Ndërhyrja e tanishme ushtarake e Rusisë në Ukrainë është vazhdim i shahut gjeopolitik me Perëndimin të nisur në vitin 2014 me BE, kur ishte përplasja e parë gjeopolitike ruse me BE dhe përfundoi në përplasjen e dytë gjeopolitike tani me NATO-n.
Gabimi i Putinit është se i kërkoi NATO-s heqjen dorë nga parimi themelor i të drejtës për zgjerim me çdo shtet që e kërkon anëtarësimin në NATO dhe nuk u kufizua vetëm në kërkesën për mos hyrjen e Ukrainës në NATO.
Putini dhe çdo shtet e dinte fare mirë se NATO nuk mund të anëtarësonte Ukrainën, përderisa ajo kishte krahina të pushtuara nga Rusia në lindje të vendit.
Gabimi i Perëndimit mund të quhet fakti që e bëri Ukrainën shembull të konkretizimit të së drejtës për zgjerim, në një kohë që dinte se Ukraina ishte shtet i amputuar nga Rusia.
A rrezikohet Ballkani, konkretisht Kosova që na intereson drejtpërdrejt?
Pasoja në Ballkan e agresionit të ri rus kundër Ukrainës pritet të jetë një intensifikim i fushatës ruse të ndërhyrjes në punët e brendshme dhe të tensioneve në vendet e rajonit, sidomos në vendet e NATO-s.
Së dyti, mendohet të pasojë një agresivitet më i madh i Serbisë dhe i presidentit të saj, të cilët mund të mendojnë se me situatën e re ukrainase duhet të rrisin pretendimet e tyre aneksioniste si për rastin e “serpska republikës”, ashtu dhe për rastin e Kosovës.
Nuk mendoj se Ballkani rrezikon ndonjë ndërhyrje direkte të forcave ushtarake ruse, sepse Rusia nuk ka interes dhe mundësi të konfrontohet me NATO-n në rajon.
Ballkani rrezikon ndërhyrje të reja të formave të luftës hibride ruse në rajon për të dobësuar shtetet anëtare të NATO-s dhe për të rritur influencën ruse në këto vende.
Mendoni që ky nivel i sotëm i kërcënimit rus ne Ballkan do ta shtyj Perëndimin të përshpejtojë integrimin e vendeve të këtij rajoni ne BE, përkatësisht Shqipërisë?
Nuk jam i bindur se BE do të nxjerrë mësimet e duhura nga agresioni i ri rus dhe do të shpejtojë integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Duhet të kemi parasysh se përplasja e parë gjeopolitike ka qenë midis BE dhe Rusisë për anëtarësimin e Ukrainës në BE në 2014, kur ndodhi ndryshimi i regjimit në Kiev në fillim në favor të Rusisë dhe pastaj në favor të BE. Por BE nuk i shpejtoi ritmet e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në radhët e saj.
Që nga 2014 e agresionit të parë rus në Ukrainë BE nuk ka pranuar asnjë shtet nga Ballkani Perëndimor. Kjo vjen edhe nga fakti se shtetet e BE nuk kanë kohezion qëndrimi ndaj Ballkanit Perëndimor dhe as ndaj interesave dhe politikës ruse në rajon.
—–
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
E shifni qe kish te drejte Enveri per bunkeret?
Ore degjova qe sofisti i shitur tek Luli,Zheji,paska thene se Rusia e nisi luften per te fituar! Habi e madhe o njerez! Si mund te fillohet nje lufte “per te fituar”? Por keto ndodhin ne Shqiperi nga analiste te shitur si Arthuri!
ANALIZË ME KËMBË NË TOKË, E AMBASADORIT TONË TË SHQUAR. I VENDOS TË GJITHË AKTORËT DHE FAKTORËT, NË POZICIONET REALE. DUHEJ TË DËGJOHEJ PREJ VITESH, ZËRI I PROFESOR SHABAN MURATIT, EKSPERTIT MË AFTË QË SHQIPËRIA DHE KOSOVA KANË SOT, PËR MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE.
PËRGËZIME, AMBASADORI YNË I SHQUAR!
Per shqiptaret eshte shume mire qe armiqte tane sllavet po vriten mes tyre. Shkrumb e hi u befshin sllavet. Kush eshte pro rusise ose pro ukraines eshte i cmendur. Apo mos e harruat Luften e Kosoves ju? Ne 1998 edhe 1999 erdhen plot ruse edhe ukrainas per te luftuar kunder UCK-se ne Kosove. Por serbet me gjithe keta ruse edhe ukrainas u shpartalluan ne te gjitha frontet nga UCK. Ata ushtaret e UCK-se jane shqiptare te vertete. LAVDI LUFTES SE UCK QE I SOLLI CLIRIMIN EDHE PAVARESINE KOSOVES SHQIPTARE !
Bunkeret sidomos ne zonen fushore u zhyten dhe u mbushen me balte, dolen jashte funksionit.
Pastrimi kerkonte kohe dhe nje kosto te madhe
Cilesia e ndertimit ishte shume e larte.
Numri i bunkereve shume i larte, i panevojshem, me nje kosto financiare qe preku mireqenien.
Vendstrehimet kane qene me te nevojshme per popullsine civile, por ndertimi i tyre, ndryshe nga bunkeret, ishte me cilesi te dobet.
“Krim i madh ndertimi i bunkereve”.”paranoia te enverit”.”nuk ka patur dhe nuk ka asnje Plan agresioni ndaj shqiperise”.Tynele,vendkomanda ,spirale e qytete ben token,etj,etj.E kujt i duheshin?asnje lufte ndaj shqiperise dhe shqiptareve.Miq nga te kater anet.Asnje rezik,vec paranoie.E c’jane 3 bomba atomike planifikuat mbi shqiperi?Asgje.Si te shkulesh nje qime…b..koke.Ne nderto strehime,armatos ushtri.Bota paqe kudo ne bote.Arme atomike e raketa balistike per fishekzjarre.”Ah,Enver,c’na bere.Sa mire beri Saliu qe i shkaterroi.Ska me paranoia.vetem miqesi.”Ah,morì axhe,-me tha nje djale qe shiste nafte me bidona ne rruge,atje ku kishin qene vreshtat e fameshme te Shtoit.Per shkaterrimeve e vreshtave te shtoit,qe Kane qene atje,matane rruge,kane ardhe njerez dhe nga Mali i si.”Ndihme e madhe per lulezimin e shqiperise ne kuoten zero.Dhe miloshevici deklaronte”e pushtoj Shqiperise me shoqaten e gjahtareve”.1999humanizem i madh paqesor,shprehje e “miqesise vllazerore serbi-shqiptare.”Dhe…bunkeret e paranojakut Enver te shkaterruare se “Jane teper”,”te panevojshem”.Nuk themi “shyqyr qe Jane,ti mirembajme”.Por …nuk e uroj…po’ fluturuan bombat mbi koke,atje do te futemi.Ah morì Enver,ti harxhove parate se i ndertoje,por ne do ti rinxjerrim parate se hekurin e bunkereve do e shesim per skrap.Jemi shqiptaret ne,nuk kemi friken,sa te kemi miq ne …amerike.
Agresiviteti i Serbise nuk ndodh pa Ramen e Zayev pas! Pra do jete nje Agresivitet ne bllok si Open Ballkan, pra fli i qete o Shaban.
O Shabon !
Ne ballkan nuk ka me lufte, sepse Rusia me luften ne Ukraine theu turinjte e vet dhe boni vetvrasje. Ai me kete lufte provoi se a ishin vendet e NATO’s te bashkuara me Ameriqine.Ai mendoi se do te ishte e kunderta dhe doli bllof, dhe ja nguli thiken vehtes.
Ne ballkan ajo s’ka interes se nuk ka asnje investim europian qe te kete interes Rusia .
Kurse ne Ukraine kalon gazpromi qe furnizon gjermanine dhe Rusija mendoi se gjermoni duke pas interes dhe perfitime korruptime si psh ish kancelari Shreder, do ta tradhetonte Ameriken dhe Naton. Prandaj i shpalli lufte ukraines, dhe mendoi se USA do te ishte vetem pa ALEATET PERENDIMORE.
Askush nga shtetet nuk duhet te harroje se do tja hedhi USA-ses dhe asnje shtet sdo ta rrej mendia se do jete superfuqi, sepse kjo eshte perandoria e USA-s .
Vucici ,Ramuti,Saliu me shoke i kane mbushur poturet sepse e din fort mire se cfare i pret.
Ajo qe nuk u be ne 90- ten , do te behet tani. Eshte vetem fillimi. Dollarin Amerikan nuk mund ta vjedhi ASKUSH, sado qe fryhen si gjeli ne majete plehut dhe i ckermitin dhembet nga ligesia e gjenit te tyre.
I nderuar zoti Murati,
sot u arrit të kapet në arkivat e Google-it një shkrim i parapërgatitur për pushtimin e Ukrainës dhe botëkuptimin e Rusisë në gazetën “Ria novosti”. Në të kuptohet shumë mirë çfarë është bota ruse dhe çfarë është bota serbe. Madje si mund të përkthehen kërcënimet e Serbisë, Vuçiçit dhe Vulinit.
https://web.archive.org/web/20220226224717/https://ria.ru/20220226/rossiya-1775162336.html
p.s Shkrimi me sa duket ishte përgatitur më parë dhe do të botohej vetvetiu në datën e paracaktuar. Ngjarjet nuk rrodhën sipas parashikimeve ruse dhe shkrimi u fshi menjëherë, por nuk i shpëtoi robotëve të Google-it.
Sot e keqja per shqiprine dhe kosoven ka emrin edvin rama.Shpirtin e ka tek Open Ballkani.
Serbet dijne si i joshin tradhtaret shqiptare..Ky sot pritet ne Beograd si pritej enveri ne 1946.Nuk ja bejme dot keto nderime LYDERIT GLOBAL.Shume shume,po te hyje ne pallatin ku ka lindur,do ti thone:Erdhe o idiot?
Ja bere gropen Prinderve para kohe,