Boris Johnson bën thirrje që të përjashtohet Rusia nga SWIFT

Amelda Amelda

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë thirrje që të përjashtohet Rusia nga SWIFT, shërbimi i sigurt i mesazheve që lehtëson pagesat midis 11,000 institucioneve financiare në 200 vende, në akt mbështetjeje ndaj Ukrainës.

“Ne po bëjmë thirrje për t’i dhënë fund përfshirjes ruse në SWIFT,” tha një përditësim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

Bashkimi Evropian është i ndarë në lidhje me apelin e Ukrainës që Rusia të ndalohet nga shërbimi.

Në një video-mesazh për ukrainasit më herët të shtunën, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky tha se shumica e anëtarëve të BE-së tani mbështesin vendosjen e sanksionit të ri, por i bëri thirrje Gjermanisë dhe Hungarisë të bëjnë të njëjtën gjë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *