Nga importi i naftës, tregtia deri te turizmi! Lufta Rusi-Ukrainë, katër frontet ku goditet ekonomia shqiptare

J L

Kur sulmet e Rusisë në Ukrainë nisën në agimin e së enjtes më 24 shkurt, përtej sigurisë, shtetet kudo në botë filluan të përllogarisin kostot ekonomike të luftës. Tregjet globale që sapo kishin nisur rimëkëmbjen e brishtë pas pandemisë ranë në stres. Çmimet e mallrave, sidomos naftës dhe grurit, u rritën menjëherë nga 5-8% brenda ditës.

Siç ka treguar historia, krizat nuk i prekin njësoj të gjitha vendet. Në kohë lufte, zinxhirët e furnizimit dëmtohen, ndaj shtetet që kanë rezerva të mëdha me furnizime vuajnë më pak, pasi shpesh edhe fuqia monetare nuk mjafton nëse mallrat mungojnë. Nëse lufta zgjat dhe sanksionet gjithashtu, Shqipëria do të ndikohet prej saj me furnizimin e mallrave kryesore në vend, bukës dhe naftës. Përballja tjetër do të jetë me pamundësinë për të frenuar rritjen e çmimeve që do të sjellë lufta për të gjithë artikujt e importit në tërësi.

Ajo do ta ndikojë vendin tonë direkt, për shkak të varësisë së furnizimeve me naftë dhe grurë nga Rusia dhe indirekt, me rritjen e çmimeve të mallrave, pasi Ukraina është eksportues kryesor global për lëndë të para për industrinë ushqimore (drithëra, vaj luledielli etj.).

Shqipëria siguron nga tregu rus 47% të nevojave vjetore për grurë dhe nga Ukraina 3.3%, sipas INSTAT.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, tha se, rezervat e grurit në vendin tonë mjaftojnë për 45 ditë. Ai e përjashtoi mundësinë e mbetjes pa furnizim, por tha se çmimi i drithërave do të rritet më tej.

Luigj Aliaj, nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, pohoi se rezervat me karburante mjaftojnë për tre muaj, por shtoi se situata në furnizime dhe çmime do të evoluojë në varësi të situatës.

Izolimi ekonomik i Rusisë nga sanksionet që po vënë vendet perëndimore do të bllokojë ekonominë e 11-të më të madhe në botë, dobësimi i së cilës do të vërë në vështirësi furnizimin e botës me lëndë të para, sidomos me naftë.

Në skenarin më të keq, që nënkupton ndërprerje totale të gazit nga Rusia, ekonomia e Europës do të pësonte rënie me 3%, sipas një analize që bëri për këtë qëllim agjencia e lajmeve në SHBA, “Bloomberg”. Lufta do të ndikojë edhe në sektorin e turizmit në Shqipëri, pasi ukrainasit përbënin 22% të lëvizjeve me charter drejt Shqipërisë.

Shqipëria, 2,7% të tregtisë me zonat në konflikt

Gjatë vitit 2021, Shqipëria realizoi 2.7% të tregtisë së jashtme me zonat në konflikt, Rusi dhe Ukrainë. Volumi tregtar i Shqipërisë arriti 701 miliardë lekë, ndërsa me Rusinë dhe Ukrainën, tregtia në vlerë ishte 19 miliardë lekë, ose 2.7% të totalit.

Volumi tregtar dominohet nga importet e mallrave prej këtyre dy vendeve. Në vitin 2021, Shqipëria importoi nga Rusia dhe Ukraina 19 miliardë lekë mallra, që përbën 99.5% të volumit tregtar dhe pjesa tjetër, 0.5%, përfaqësohet nga eksportet shqiptare në këto vende, kryesisht prodhime bujqësore.

Pavarësisht se volumi tregtar në këto vende është i ulët, Shqipëria ka varësi të lartë në importin e lëndëve jetike, si drithërat dhe nafta nga Rusia. Nga këto vende importojmë 50% të sasive vjetore të drithërave dhe 12% të naftës.

Por varësia indirekte nga tregjet e Ukrainës dhe Rusisë është më e lartë. Ukraina është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë i drithërave dhe vajit të lulediellit, të cilat grosistët shqiptarë i blejnë të përpunuara nga vende të tjera, kryesisht Italia.

50% e drithërave nga Rusia dhe Ukraina, rezervat vendase mjaftojnë për 45 ditë

Sulmet në Ukrainë ishin dita më e zezë për importuesit e grurit, të cilët e kanë të lidhur biznesin e tyre direkt nga furnizimet ruse. Adi Haxhiymeri, një nga importuesit kryesorë të grurit, tha se konflikti ndërmjet prodhuesve kryesorë të drithërave në botë, Rusisë dhe Ukrainës, do të vërë në vështirësi furnizimet në të gjithë botën.

Të dhënat nga doganat tregojnë se në vitin 2021 u importuan gjithsej 326 mijë tonë drithëra, 50% e të cilave ishin furnizime nga zonat në konflikt. Shqipëria importoi 47% të drithërave nga Rusia në vitin 2021, 36% nga Serbia, 4% nga Franca dhe 3% nga Ukraina. Burimet e importit të drithërave dominohen nga Rusia, Ukraina dhe Serbia në 86% të totalit të nevojës për konsum.

Grosistët pohojnë se rezervat nuk janë të mëdha, pasi një pjesë e tyre u zbrazën për shkak të pandemisë, ndërsa në dy vitet e fundit ka pasur probleme në furnizime nga rënia e prodhimit.

Adi Haxhiymeri tha se lufta në Ukrainë erdhi në një kohë krize të shumëfishtë, të krijuar nga rënia e prodhimit të grurit dhe çmimet e larta të energjisë. Ai tha se grosistët kanë rezerva të mjaftueshme në magazina, për të përballuar 1.5 muaj importe, por ndërkohë qeveria nuk ka asnjë rezervë me grurë, ashtu si shtetet e tjera kanë në këto situata.

Sipas z. Haxhiymeri, grosistët po mundohen të gjejnë burime të reja furnizimi si nga Franca, Argjentina, Rumania etj. Mundësia për të mos pasur furnizime, sipas tij, është shumë e ulët, por çmimi i importeve të reja do të jetë më i lartë. Ndërkohë, në këtë moment, importuesit kanë nevojë për likuiditete të mëdha, në mënyrë që të ndryshojnë burimet e furnizimit dhe të përballojnë çmimet e larta.

Aktorët e tregut të bukës pohojnë se, nëse konflikti zgjat dhe sanksionet gjithashtu, nuk do të bëhet më fjalë për çmime, por për ekzistencën e produktit. Rusia është furnizuesi më i madh në botë i grurit dhe, së bashku me Ukrainën, përbën gati një të katërtën e totalit të eksporteve globale. Në vende si Egjipti dhe Turqia, drithërat ruse plotësojnë 70% të nevojave vendase.

12% e naftës në Shqipëri, nga Rusia

Rusia është një nga furnitorët më të mëdhenj të botës me drithëra, gaz dhe naftë. Në vitin 2021, vendi ynë importoi 12% të sasive të naftës nga Rusia. Edhe nafta e importuar nga Italia ka origjinë nga Rusia, por thjesht përpunohet në rafineritë e saj. Në vitin 2021, importet e lëndëve djegëse dhe mineraleve (nafta, gazi) arritën në rreth 1 milion tonë, por gati 70% e sasisë dominohet nga nafta.

Importuesit tani nuk janë duke llogaritur çmimin, por janë të shqetësuar për sigurinë e furnizimit. Luigj Aliaj, nga Shoqata e Hidrokarbureve, pohoi se rezervat e sigurisë janë të mjaftueshme për 3 muaj, dhe shtoi se më tej furnizimet do të jenë në varësi të rrjedhës së luftës. Para 15 marsit, sipas tij, çmimi në tregjet ndërkombëtare mund të kalojë 135 USD për fuçi dhe rrjedhimisht, rritjet do të reflektohen edhe në tregjet vendase.

Shqipëria, së fundmi, shkatërroi të vetmen rafineri të përpunimit të naftës në vend, e cila me gjithë problematikën që kishte mund të amortizonte deri diku gjendjen akute nga mungesa e furnizimeve. Nafta e prodhuar dhe e përpunuar në vend, sipas përllogaritjeve më të hershme, plotësonte gati 30% të nevojave të tregut vendas.

Rafineria aktualisht është në proces çmontimi për skrap, ndërsa nafta që nxirret nga nëntoka e vendit po shitet bruto në tregjet e huaja.

Aktualisht, një litër naftë në vend ka arritur në nivelin e 192-194 lekëve, por me zhvillimet e fundit, çmimet do të fluturojnë drejt 250 lekëve shumë shpejt.

Efekte negative në turizëm

Vitin e fundit, pesha e turistëve ukrainas në turizmin vendas ishte rritur. Sipas të dhënave nga TIA, vitin e shkuar, në korrik – gusht fluturuan drejt Rinasit dhe anasjelltas, 38.5 mijë pasagjerë nga Ukraina, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë. Turistët nga Ukraina zunë 22% të lëvizjeve me charter dhe ishin grupi i dytë më i madh pas polakëve.

Shqipëria pritej të ishte një destinacion i rëndësishëm për turistët nga Rusia dhe Ukraina në vitin 2022. Ukrainasit prej disa vitesh kanë zbuluar në tokën shqiptare, me oferta turistike shumë tërheqëse, ndër të cilat natyra shqiptare e pazbuluar përbënte pikën më të fortë.

Besnik Vathi, drejtues i agjencisë turistike ATHS, me përvojë të gjatë në treg, thotë për Monitor se kjo luftë mendohet të ketë pasoja katastrofike, në të gjithë tregjet turistike që ukrainasit përbëjnë pjesën më të madhe.

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, thotë se, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit Rusi-Ukrainë, efekti negativ nuk qëndron vetëm tek anulimi i prenotimeve, por te skema si funksionojnë.

“Partnerët ndërkombëtarë kanë disa kontrata garancie duke parapaguar 20- 40% të ofertës turistike, ky mendoj se është problemi kryesor. Ata janë të shqetësuar për paratë e tyre, vijimin e marrëdhënieve me klientët, si dhe për marrëdhëniet e partneritetit mes strukturave akomoduese, agjencive partnere etj.

Prenotimet anulohen atje dhe mund të ketë efekt zinxhir, pasi mund të kërkojnë paratë mbrapsht dhe strukturat turistike në vend do të viheshin në vështirësi. Kjo ka ndodhur në situata krizash, e ka treguar rasti i tërmetit apo edhe situata pandemike”, përfundon z. Kasa.

Çmimet e mallrave do të rriten

Për Rusinë, Ukraina njihet si baza industriale, që prodhon që nga makinat, anijet, helikopterët, armatimi, deri tek impiantet e termocentraleve bërthamore, ndërsa për Europën, Ukraina është furnizuesi kryesor i shportës së ushqimeve.

Vendi nën pushtim është një nga dhjetë prodhuesit kryesorë botërorë të disa kulturave të tilla si gruri dhe misri. Ukraina është prodhuesi më i madh në botë i vajit të lulediellit, një prodhues i madh global i drithërave dhe sheqerit, dhe lojtar global në tregjet e mishit dhe të qumështit. Është gjithashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj të arrorëve, mjaltë natyral, etj.

Pesha e Ukrainës në furnizimin me ushqime të Europës është shumë e lartë. Për këtë arsye, zgjatja e konfliktit do të sjellë vështirësi në tregjet europiane, ose në rastin më të mirë, do të rrisë çmimin e artikujve bazë të shportës, pasi Europa do të përpiqet të gjejë burime të reja furnizimi në kontinente më të largëta dhe kjo do të rrisë koston.

Ato do të reflektohen edhe në Shqipëri, duke qenë se vendi ynë është importues neto i ushqimeve.

Monitor

j.l./ dita

Share This Article
12 Comments
      • Dolet ju mbeturinat e spermatozoideve selxhuke qe nuk jeni gje tjeter vec gjallesa qe vegjetoni ne sahanet osmane duke ngjyer kafshaten e bukes ne shellire dhe gjize me qeleshe dhe mustaqe te ndyra dhe plot yndyre?

        Nuk ofendova njeri o qenie e dale nga spermatozoidet e ndonje njethundraku a pesethundrakesh kur ju ofrova barin si ushqim te perditshem, se ate e keni patur dhe e keni.

        Ju thashe vetem qe kullotat qe keni tek oborri Juri Kim mund t`ju mbajne me ushqim me muaj dhe vite te tera. Por me vjen keq per gomeret qe do te kene konkurence nga lloji juaj, dale nga spermatozoidet selxhuke dhe do te mbeten keq per bar dhe do tu dalin brinjet nga uria.

        Nuk dua te merrem me tej me ju, qe natyra ju beri aksidentalisht njerez, se ne kafkat tuaja gjen vetem pjesen frontale te trurit qe eshte pa funksion, se pjesa tjeter mungon duke u bere kafkat si vazhdim i qafes, qe nga lloji gjenetik dukeni as me pak dhe as me shume nje qenie pa tru, me nofull te varur dhe koke me cepa.

        Nuk e di, mendjen e vras nga e keni prejardhrjen. Ne origjinen tuaj kam shkuar deri tek selxhulket e Azise Qendrore, por me tej nuk po shkoj dot, se dhe ne rendin e Neandertaleve nuk ju fus dot se dhe ata me dalin me te zhvilluar se homo-sapienset e rendit tuaj te selxhukeve.

        • Selxhuk je vete. Selxhuk me kompleks te theksuar inferioriteti. Shahesh ketu me fare e fis dhe prape vjen edhe ha mut. Sepse je medioker dhe inferior dhe nuk ta rras njeri neper forume te tjera. Ketu del tek tuk ndonjeri qe t´i hedh qyrret.

  • Çudi, si kështu ! Shqipëria rreth vitit 1975 nuk importonte drithra, sepse e prodhonte të gjithë brenda vëndit, madje kishte teprica që i depozitonte për një luftë 10 vjeçare! Po kështu nuk importonte naftë bruto, vetëm disa nënprodukte të veçanta të saj. Si erdhi kjo situatë me ekonominë shqiptare, kur politikanët e ndritur shqiptarë flasin për suksese çdo ditë?! Berisha thoshte se rritjen ekonomike në Europë e kanë Gjermania dhe Shqipëria!!! Po kështu Rama, Veliaj, etj., n’a flasin për sukseset e përditëshme! Në rast se shkatron ekonominë si kurse ndodhi në vitet 1990, efektet negative do t’i ndjesh për shumë dekada më vonë. Çfarë do të mbjedhësh, atë do të korrësh. E keqja është që zullumqarët akoma nuk janë shkulur nga politika. Berisha « non grata », akoma bën politikë, në vënd që të jetë pas hekurave.

  • Ne kete rast duheshin te nderpriteshin te gjitha marrdheniet me Rusine! Gazi, Swifi, te gjitha mallrat, nafta, etj. te ndaleshin se bleri! Jo per urrejtje, por per ti treguar Putinit se ai e ndau akoma me shume popullin rus nga ai ukrahinas! Mirpo, jam i sigurte se mema jone kurve, Europa, ka per te vene vetem disa saksione gjysmake! Dhe, pasi ta ndajne Ukrahinen ne dysh, do nisin serish ti rivendosin marrdheniet, cfare ka per te treguar planet e perbashketa putanase!
    Ne pergjithsi njerezit nuk jane te pregatitur per te ketilla situata! Per shtetin e te gjatit as qe ia vlen te flasim! Jo per gje, por ai ka ‘miqte’, qe i ndodhen gjithnje gati me para!

  • claus mamin e ke te bukur se mami jot ashtu i do burrat me mustaqe se babi yt pa mustaqe sja grasaton dot farfallean mamit o claus,,po me shave je i shar

  • Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere Turkoallvanine do thoshte dhe Andonis i biri i Zahos nga Lunxheria.
    Kuj i thoshje o Kaurre i Derrit Vezireve, Pashallareve, Bejlereve, Agallareve, Hoxhallareve, Dervisheve, Muhipeve qe e kishin per Nder qe ishin Osmane.
    Rrofte Turqia Strategike.

  • Bo bo, sa dëme do ti krijojne ruseve kete sanksione te gjitha mallra importi. U kthyem edhe nje here tek bar do hamë, por nuk dorzohemi me xhaçka e plaçka. Po rrini o te mjere, raportoni krimet e vrasjen se Shqipria sado te fryhet s’behet dot buall .

  • Cdo qeveri me dy fije mendsiguron mbjelljet sivjet per buken e ardhshme nga toka e vetee nuk logarit ne dridhin e Ukrejnes!
    Arren tuaj prashtne sicjet! Kolomoqe te kemi e pazull te kemi!

  • Mbasi shoku Edi me largpamësi në bashkpunim me grumbulluesit dhe biznesmenët përpunues të qumshtit ekzekutoj me vdekje blegtorinë e vëndit me kallashnikovin e çmimit 37 L të rinjë për 1 litër qumësht duke lën fitim blegtorëve vetëm si fitim bajgat dhe me vjedhjen e pastaj heqien fare të subvencionit 10L për një litër qumësht,

    ka vendosur të ekzekutoj me vdekje edhe bujqësinë me kallashnikovin e ngritjes së çmimeve të imputeve bujqësore në mënyrë të tillë që shoku Edi i thot bujkut mbill grur por për 1 kv ure do ti japësh patronazhistit tim agrobiznesmen 3 kv grur dhe me shërbimet e tjera, plugim, frezim ……deri sa ta çosh grurin në shtëpi,do të kesh fitim vetëm bykun që le autokombajna pas dhe

    shoku Edi i 100 luleve dhe fshatrave turistiko artistik thot me goj plot mos mbillni më grurë se nuk ke leverdi fare u fermeri që duam turistik dhe grur

    do të gjejnë patronazhistët e mi oligarkë në mos nga Rusia, në Ukrainë apo në Sërbi ose matan botës në Argjentinë dhe ju mender fermer do të mbillni ……kanabis, vetkuptohet për qëllime mjeksore, për të cilën shoku Edi ka përvoj personale dhe po diskuton dhe planifikon jo të mbillet grur si në kohën e diktaturës por …..këtë, kanabisin për të cilin ai po çkëshillohet në Çkëshillimin çkombëtar.

    Shoku Edi si largpamës në çështjet ekonomike dhe në raste krizash, me që jemi një vënd prodhues i naftës, mezi pret që të rritet çmimi i naftës në botë dhe keni për ta parë se sa do të shëndoshen financat e vëndit ton nga shitja e naftës bruto që do të kthehet në mirqënie , rritje rrogash, pensionesh por ai do t’ ja bëj surprizë shqipëtarëve., madje për këtë po kthen në skrap edhe rafinerin e naftës në Ballsh që e gjithë nafta bruto të eksportohet me fitime kolosale kur rritet çmimi në botë.

    Eh sa punë të mëdhaja janë bër në kohën e demokracisë, nga Ramët dhe biznesmenët tregëtar që nuk i ze gjumi natës për vëndin dhe popullin, kthyen në skrap azotecin e ndërtuar për të keqen e bujqësisë jo turistike të kohës së socializmit që prodhonte ure, po kështu edhe uzinën e superfosfatit e kushedi e sa e sa fabrika e uzina që i ndërtoj diktatura dhe Ramët largpamës i shkatrruan dhe i kthyen në skrap.

    Të mos zgjatem, ju të Ditës sa më tepër lajme për ngritje çmimesh që shoku Rama dhe biznesmenët ta ken pregatitur nga pikpamja psikologjike fukarenjtë e Shqipërisë që të zbrazin xhepat që të paguajnë rritjen e çmimeve që s’ do të ketë ndalje që

    ata shtet (shoku Rama) , biznesmenët e nderuar jo vetëm të mos humbasin po të shumfishojnë deri në çmënduri të ardhurat dhe fitimet e tyre në kurriz të mjerimit të shqipëtarëve që

    si parapopull pa dinjitet që janë ulin kokën pa kundërshtuar vampirin shtet dhe vampirët biznesmenë të cilët fërkojnë duartë me kënaqsi kur kemi një vatër të nxehtë konflikti që të rrisin çmimet dhe me dinakri të fitojnë më tepër se më parë.

  • Mbasi shoku Edi me largpamësi në bashkpunim me grumbulluesit dhe biznesmenët përpunues të qumshtit ekzekutoj me vdekje blegtorinë e vëndit me kallashnikovin e çmimit 37 L të rinjë për 1 litër qumësht duke lën fitim blegtorëve vetëm si fitim bajgat dhe me vjedhjen e pastaj heqien fare të subvencionit 10L për një litër qumësht,

    ka vendosur të ekzekutoj me vdekje edhe bujqësinë me kallashnikovin e ngritjes së çmimeve të imputeve bujqësore në mënyrë të tillë që shoku Edi i thot bujkut mbill grur por për 1 kv ure do ti japësh patronazhistit tim agrobiznesmen 3 kv grur dhe me shërbimet e tjera, plugim, frezim ……deri sa ta çosh grurin në shtëpi,do të kesh fitim vetëm bykun që le autokombajna pas dhe

    shoku Edi i 100 luleve dhe fshatrave turistiko artistik thot me goj plot mos mbillni më grurë se nuk ke leverdi fare o fermeri që duam turistik dhe

    grur do të gjejnë patronazhistët e mi oligarkë në mos nga Rusia, në Ukrainë apo në Sërbi ose matan botës në Argjentinë dhe ju mender fermer do të mbillni ……kanabis, vetkuptohet për qëllime mjeksore, për të cilën shoku Edi ka përvoj personale dhe po diskuton dhe planifikon jo të mbillet grur si në kohën e diktaturës por …..këtë, kanabisin për të cilin ai po çkëshillohet në Çkëshillimin çkombëtar.

    Shoku Edi si largpamës në çështjet ekonomike dhe në raste krizash, me që jemi një vënd prodhues i naftës, mezi pret që të rritet çmimi i naftës në botë dhe keni për ta parë se sa do të shëndoshen financat e vëndit ton nga shitja e naftës bruto që do të kthehet në mirqënie , rritje rrogash, pensionesh por ai do t’ ja bëj surprizë shqipëtarëve., madje për këtë po kthen në skrap edhe rafinerin e naftës në Ballsh që e gjithë nafta bruto të eksportohet me fitime kolosale kur rritet çmimi në botë.

    Eh sa punë të mëdhaja janë bër në kohën e demokracisë, nga Ramët dhe biznesmenët tregëtar që nuk i ze gjumi natës për vëndin dhe popullin, kthyen në skrap azotecin e ndërtuar për të keqen e bujqësisë jo turistike të kohës së socializmit që prodhonte ure, po kështu edhe uzinën e superfosfatit e kushedi e sa e sa fabrika e uzina që i ndërtoj diktatura dhe Ramët largpamës i shkatrruan dhe i kthyen në skrap.

    Të mos zgjatem, ju të Ditës sa më tepër lajme për ngritje çmimesh që shoku Rama dhe biznesmenët ta ken pregatitur nga pikpamja psikologjike fukarenjtë e Shqipërisë që të zbrazin xhepat që të paguajnë rritjen e çmimeve që s’ do të ketë ndalje që

    ata shtet (shoku Rama) , biznesmenët e nderuar jo vetëm të mos humbasin po të shumfishojnë deri në çmënduri të ardhurat dhe fitimet e tyre në kurriz të mjerimit të shqipëtarëve që

    si parapopull pa dinjitet që janë ulin kokën pa kundërshtuar vampirin shtet dhe vampirët biznesmenë të cilët fërkojnë duartë me kënaqsi kur kemi një vatër të nxehtë konflikti që të rrisin çmimet dhe me dinakri të fitojnë më tepër se më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *