Deklarata e Gazprom: Pavarësisht luftës, do të vazhdojmë t’i shërbejmë Europës me gaz përmes territorit të Ukrainës

J L

Në Europë, një nga frikërat më të mëdha të përballjes ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës ka qenë çështja e furnizimit me gaz, pasi linja kryesore e furnizimit kalon nga ky vend.

Në deklaratën e fundit për shtyp të Gazprom bëhet me dije se pavarësisht përballjes ushtarake, furnizimi me gaz i Europës do të vijojë normalisht.

Sipas kompanisë, gazi do të vijojë të kalojë tranzit përmes territorit ukrainas.

“Fluksi i furnizimit me gaz do të jetë sipas kërkesës së konsumatorëve europianë, rreth 107 milionë m3 në 27 shkurt”, shkruhet në njoftim, raporton Reuters.

Kompania ruse Gazprom posedon rezervat më të mëdha të naftës ekuivalente dhe sipas analizave të kompanisë GlobalData, deri në vitin 2021 ishte prodhuesi më i madh botëror i gazit natyror.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • Eshte hera e pare qe Europa behet kaq kompakte ne nje qendrim kunder Rusise. Kjo ka befasuar Putin dhe keshilltaret tij, qe GJITHMONE kane perfituar nga percarja è europjaneve. Vendosmeria deri ne rrezikim te furnizimit me gaz nga Rusia eshte vetmohuese. Kjo s’ishte llogaritur dhe, do ti shtynte Europianet ne investimenti ALTERNATIVE ne energji, pra praktikisht VDEKJE per Gazpromin. Ndaj dhe po nxitojne te riparojne dicka qe, per mendimin tim, tashme e kane humbur… Europen.

    • Me sa shihet nga lajmet e TV, me shume eshte nje shou perendimor deri tani, se sa unitet kompakt europian dhe nderprerje e te gjitha marrdhenieve tregetare! Kjo tregon se loja qe po zhvillohet eshte me e gjere dhe e paraprogramuar!

  • Gazprom i ben Europes 107 milion m3 furnizmim me gaz ne daten e sotme 27 shkurt, sipas kerkeses se konsumatoreve europiane !!
    Kaq i mjafton nje mendje normale te kuptoje se Europa eshte e lidhur koke kembe e duar nga Rusia dhe pa gaz rus i duhet te ngrohet ne kete dimer te acarte me letrat e projekteve me energji Alternative.

  • Rusia nuk ka luksin tia prese gazin Europes sepse ai eshte burimi me i madh i te ardhurave per te. Industria ruse eshte kryesisht industri nxjerrese e mineraleve gazit dhe naftes. Teknologjia ruse eshte e atille qe nuk eksporton dot mallra industriale (manufacturing) per shkak te cilesise te pakenaqshme.

  • 107 milion m3 gaz rus ne Europe dergon Gazprom sot me 27 shkurt 2022 ne Europe me kerkese te konsumatoreve europiane!!
    No comment,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *