Refuzoi ndëshkimin e Putin, deklarata e fortë e KE: “Serbia de facto u skualifikua nga procesi i anëtarësimit”

J L

 

Qëndrimi neutral i Aleksandër Vuçiç për të mos ndëshkuar presidentin rus Vladimir Putin për luftën që po bën në Ukrainë, si duket i ka kushtuar Serbisë.

Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me jashtë, Card Bildt (në foto me Vuçiç) përmes një postimi në rrjete sociale ka shkruar se me qëndrimin e saj Serbia u skualifikua nga anëtarësimi në BE.

“Me këtë qëndrim Serbia de facto u skualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk duhet të ketë vend për anëtarët e rinj që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore. https://t.co/vw5r5st6Nm”, shkruan ai.

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç bëri publik qëndrimin e Serbisë sa i përket konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës në një konferencë për mediat pasditen e së premtes, ku ai tha se mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.

“Serbia do të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat kur të vendosë për masat kufizuese dhe sanksionet ndaj një vendi, përfshi Rusinë”, u shpreh Vuçiç.

“E di se kjo nuk do t’u pëlqejë të gjithëve, do të ketë kundërshtime por kjo është më e mira që mundemi”  shtoi ai.

Prej 5 ditësh tashmë vijojnë luftimet në Ukrainë pasi Rusia ndërmori një sulm ushtarak për ta pushtuar.

BE-ja po ndërmerr hapin e paprecedentë për të dërguar të armëve në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë. Ajo gjithashtu vendosi të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët rusë dhe të ndalojë mediat shtetërore ruse.

Shtetet anëtare do të marrin gjithashtu refugjatë ukrainas dhe do të anashkalojnë procesin e zakonshëm të aplikimit për azil

Vladimir Puti, ka urdhëruar ushtrinë ruse që të vendosë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri të veçantë”.

Ky është niveli më i lartë i gatishmërisë i Forcës Raketore Strategjike të Rusisë. Ai thotë se kjo është kundërpërgjigje ndaj “agresionit” të NATO-s.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Iku dhe ideja e Open Balkan. Edvini desh te kapej pas koqeve te Vucicit per tú hapur negociatat per Shqiperine. Ja largpamesia e gallofit tone idiot dhe hajdut.

  • PO sivllau tjetër i gjatë këtej nga tokat arbërore autoktone përballë zaptuesve kriminelë Serbë Edvin Rama cfatë mendimi ka për Sivllaum e vet vucic ?

  • Edhe Greqia Orthodokse qe njihet si mbeshtetse historike e ruseve deklaroi se do te dergoje ne Ukraine ndihma ushtarake me topa dhe aeroplane, kjo deklarate e pazakonte e Micotakisit erdhi pasi ne Odese raketat ruse te Putinit vrane disa greke biznesmene qe punonin ne Ukraine

    PREDHAT ORTHODOKSE RUSE TE PUTINIT VRANE ORTHODOKSIT TANE

    Keshtu deklaroi Kryeministri grek para medias kombetare dhe nderkombetare perpara se te mare vendimin e tij per te mos tradhetuar Boten Demokratike sic po ben miku i Edvinit dhe pjella e Millosheviqit pa piken e turpit dhe te moralit kur po qan dhe lutet per t’u antaresuar ne BE dhe NATO

  • Eshte e pa faleshme qe Europa qe e la Shqiperine dhe Shqiptaret gjithmone ne lindje.

    Dhe thirrjet tona prej 30 vitesh, se e duam shqiperine si gjithe Europa akoma nuk i ka ikur oshetima.

    Europa e din fort mire , qe jane VETEM POLITIQENET SHQIPTAR QE E DUAN SHQIPERINE NE LINDJE ME VUCICIN , POR JO NE SI POPULL.

    PRANDAJ EUROPA DUHET TA PRANOJE SHQIPERINE NE GJIRIN E SAJ , SEPSE AJO KAGABINET E VETA NDAJ SHQIPTAREVE.

    EUROPE NDREQINI GABIMET TUAJA SA ME PARE ME POPULLIN TIM, SA NUK ESHTE VONE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *