Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit në Kukës, Vlorë dhe Tiranë gjatë viteve 1989-1992, rikthehet në gazetën DITA, më një rrëfim ekskluziv për ato vite dhe për shumë të panjohura të asaj periudhe.
E vërteta për “dosjen” për Kadarenë dhe cili ishte agjenti “Bleta”?
Pse zoti Hoxha i konsideron agjentët e fshehtë si “Pasuri kombëtare”. Disa eliminime enigmatike të agjentëve tanë nga zbulimet e huaja, jugosllave dhe evropiane, të dekonspiruar ata që morën pushtetin më 1992…
Intervistoi Xhevdet Shehu
– Zoti Bujar, disa rrëfime nga nga përjetimet tuaja si ish-drejtues i Sigurimit të Shtetit në disa rrethe në vitet 1989-1992, kanë tërhequr vëmendjen dhe kanë ngjallur interes tek lexuesit tanë. Dua t’ju pyes: si qëndron aktualisht problemi i dosjeve të ish-Sigurimit dhe ai i informatorëve të shërbimit tuaj në atë kohë?
– Faleminderit për interesimin dhe sidomos me publikimin që u keni bërë disa fragmenteve të librit tim. Problemi me dosjet ka dominuar debatet prandaj e kam trajtuar me vërtetësi dhe përgjegjësi të lartë në librin tim “Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit”. Opinioni publik duhet të qartësohet se hapja e një dosjeje agjenturore për një person mbetej faza e fundit. Nëse dilte një e dhënë, le të themi për agjitacion e propagandë, kalohej në procedura fikse. Kundërzbuluesi e admionistronte në fashikullin e informatave duke ia nënshtruar procesit të verifikimit paraprak, që zgjaste tre muaj. Nëse nuk vërtetohej burimi informativ, e dhëna asgjësohej. Edhe kur vërtetohej nga burime alternative, nuk hapej dosje duke ia nënshtruar formave të buta të euzaurimit, duke aplikur procedurën e keshillimit apo demaskimit nga komitetet e partisë të rretheve. Në të shumtën e herës këta persona janë këshilluar tre, kater dhe pesë herë, duke i shmangur nga penalizimet. Të tjerë zbërtheheshin në gjendje të lirë apo rekrutoheshin, duke i shfrytëzuar për interesa operative. Përjashtime ndodhnin për persona me cedime të forta klasore apo të dyshuar për spiunazh, të cilëve iu hapej dosje dhe nisnin procedura për masën e arrestit. Për ta bërë të qartë për publikun, po citoj një raport vjetor të DPB Vlorë, ku për vitin 1988, u arrestuan vetëm dy persona për agjitacion e propagandë, njëri ndiqej si agjent i zbulimit italian dhe tjetri si element antiparti. Të tjerët, për mbi pesëdhjetë, u aplikuan format e parandalimit duke i këshilluar apo demaskuar. Perjashtim bëhej për dosjet për spiunazh, që mbeteshin aktive për shkak të specifikës në aspektin zbulues dhe dokumentues.
– Më lejoni t’ju ndërpres, zoti Hoxha. Në librin tuaj flisni edhe për një dosje që ju, pra Sigurimi i Shtetit, kishit hapur për shkrimtarin Ismail Kadare. Mund ta sqaroni pak më mirë këtë çështje?
– Po. Më lejoni të bëj një sqarim për debatet që shoqëruan shtypin para disa kohësh lidhur me Ismail Kadarenë nëse kishte dosje agjenturore apo të jetë diskutuar ndonjëherë për ta penalizuar, siç ka deklaruar zoti Qemal Lame. Zoti Lame gabon. Sepse atij nuk i jepej asnjë e drejtë që të njihej me dosje të tilla që rezervoheshin me siglen “sekret” dhe “teper sekret”. Hetuesisë së Përgjithshme i dërgohej relacioni dhe provat për arrestimin e personit të propozuar nga SSH. Në raste të veçanta, në mënyrë konfidenciale mund të jepej me miratim të ministrit ose nga drejtuesi i sigurimit në rreth. Në kartelën e dosjes shënohej fakti i këtij ekspozimi dhe emri i personit që njhej me dosjen. Në dosjen “Kaos” që shtjelloj në këtë libër, them se sistemuam një fashikull (jo dosje) duke administruar jo vetëm raportet e agjentes “Pena e Artë”, por dhe të agjentëve të tjerë. Kujtoj të dhenat cilësore të agjentit “Bleta” një personalitet i kësaj fushe, që vinte nga shtresat e pasura dhe që kishte përfunduar universitetin në Vjenë dhe Romë. Përfundimisht mund të them që I. Kadare nuk ka patur dosje. Për këtë shkak sigurimi nuk i bëri publike edhe marrëdheniet e tij me Ramiz Alinë.
– Le të kthehemi tek libri dhe tek pyetja që ju bëra në fillim. Çfarë mendoni se përbën interes për publikun nga veprimtaria e organeve të Sigurimit në atë kohë?
– Shifrat gjithmonë kanë mbizotëruar propagandën kundër SSH, veçanërisht dosjet për agjitacion dhe propagandë, ku veprimtaria gjurmuese dhe finalizimi për t’i çuar në bankën e të akuzuarve kalonte nëpër shkallë që ngjiteshin sipas ligjit, e jo sipas dëshirave. Nëse një person (në gjuhën profesionale emërtohej objekt) fokusohej si kundërshtar i regjimit për çdo tendencë kriminale si spiun, terrorist, sabotator apo agjitacion e propagandë, ndiqej me masa aktive. Verifikoheshin rrethanat paraprake, aplikoheshin mjete operative të regjistrimit të aktivitetit ilegal, grumbulloheshin provat e domosdoshme dhe në analizë të fundit gjykohej masa e sigurisë: këshillim, demaskim, arrestim apo forma operative. I diferencuari për t’u goditur me arrestim i kalonte sektorit të hetuesisë që detyrohej të verifikonte të dhënat operative, provat (kishin vlerën e deklarimeve operative) e administruara dhe rrethana të tjera plotësuese. Me pas e gjithë dosja dërgohej në Drejtorinë e Hetuesisë së Përgjithëshme në Tiranë për vlerësim. Relacioni me provat shkonin tek Prokurori i Përgjithshëm që sanksiononte apo refuzonte masën e arrestit. Përfundimi i hetimit kontrollohej nga Prokuroria që përgatiste akuzën dhe pas afatit ligjor, çështja i kalohej gjykatës për ta gjykuar. Vetëm në gjykatë provoheshin provat e administruara e cila jepte verdiktin e saj. Ligjërisht, SSH luante rolin kallzues pranë organeve të drejtësisë, njëlloj siç denonconin edhe organet e tjera shtetërore.
Nga numri i përgjithshëm i dosjeve në raport me popullsinë, 5.2% që kishte Tirana, afërsisht 30% e tyre cilësoheshin në fushën e ndërgjegjes dhe arratisjes, nga këto 70% ( e 30% ) e tyre këshilloheshin dhe demaskoheshin nga kuadrot e lartë në Komitetet e Partive.
Në këto dosje futeshin persona që ndiqeshin për spiunazh apo tendenca të mprehta, kryesisht me cedime të forta klasore, por që përfaqësonin një minoritet. Gjatë periudhës pesëdhjetvjeçare të sistemit komunist numri i tyre shkonte në shifrën 17.200 persona që mbartnin lloje të ndryshme dënimesh. Nga ky numër i përgjithshëm 8.500 ishin të dënuar për krime të ndërgjegjes që emërtohej agjitacion e propagandë (dhe tendencë arratisje), ndërsa të tjerët mbanin mbi shpatulla fajësinë e spiunit, terroristit, sabotatorit etj. Pas viteve 1978, porosia e prerë ishte që arrestimi në fushën e ndërgjegjes të ishte “fisheku i fundit”. Kjo është e vërteta.
– Mund të na tregoni se si ishte situata reale në Sigurimin e Shtetit në kohën e ndërrimit të sistemeve në Shqipëri?
– Kjo është një pyetje vërtet interesante. Në fundin e dimrit 1992, në seminarin e zhvilluar nga CIA në Sofie të Bullgarisë me shefat e shërbimeve sekrete të Europës Lindore ku ishim dhe ne, rezultonte se gati 55 – 60 % e popullsisë së atyre vendeve kishin dosje në ndjekje, ndërsa gati 40% ishin informatorë sekret. U pranua se në këto vende, duke përfshirë dhe ish Bashkimin Sovjetik, një në katër apo pesë qytetarë ishin informatorë sekret.
Po tek ne? Njerëzit nën zë dhe rrëzë veshit flisnin se në Shqipëri një në dy apo tre persona ishte informator i fshehtë. I shtonin edhe faktin e “tetëqintlekshëve”, të cilët për hir të së vërtetës nuk figuronin në asnjë bordero financiare: ata ishin vullnetarë të deklaruar që aktivizoheshin për sigurinë publike kur ishte e nevojshme, punë që kryhej pa pagesë dhe jashtë kohës së punës apo me orar të reduktuar. Në krahun e majtë u vihej shenja me inicialet “AGBV”. Kaq ishte e gjitha!
Kryeqyteti kishte në arkivat e saj dosje që zinin 5.2% të personave në ndjekje dhe 4.8% të qytetarëve që bashkëpunonin fshehurazi me SSH. Për të shëruar kureshtjen kujtoni Kryetarin e Komisionit të Vlerësimit të Figurave Nafiz Bezhani që para shqiptarëve në televizionin shtetëror deklaroi në vitin 1998 se 4% e popullsisë në Shqipëri kishin dosje, nga këto 1.5% ishin dosje përpunimi dhe 2.5% ishin bashkpunëtorë të fshehtë.
Të arratisurit nga Shqipëria ishin rreth 12.000, ku regjistroheshin kriminelët e luftës (lista e tyre ishte e veçantë), numrin më të madh e përbënin persona apo grup personash (familjar) të arratisur në vitet 1944-1946, periudhë e një situate ku shteti ishte në formim e sipër.
Në studimin e përgatitur nga SSH, përcaktohej si shkak kryesor për arratisje, gjëndja e rëndë ekonomike, të ardhurat e pamjaftueshme për të përballuar nevojat e domosdoshme, që shoqërohej me nxitje dhe përhapje paniku, të qëllimshme, duke krijuar atmosferë pasigurie për këta njerëz. Dukej e trishtueshme, por dhe e dhimbshme që për motive, në shumë raste dhe ordinere, të trajtoheshin si emigrantë politikë, duke rënduar jo vetëm pozitën e lidhjeve të tyre në Shqipëri, por dhe humnerën patriotike që duhet pranuar, se për pjesën më të madhe mbahej me pasion e krenari. Nga ana tjetër, kishte dhe të tillë që organizoheshin aktivisht duke kontribuar pa asnjë përfitim, vetëm se ishin shqiptarë, duke dhënë informacione tepër të rëndësishme për vendin tonë, ku ndihej mirënjohja duke lehtësuar dhe detyrat e SSH. Nisën procedura për heqjen e motivit politik dhe iu hapën dyert për të ardhur pranë familjeve të tyre. Ndërkohë, diçka (për sigurimin ishte përllogaritur si mundësi) e ” prishi ” operacionin, kur një prej të ardhurve nga zona e Dropullit mori familjen dhe u arratis në Greqi. Dyshimet shkonin tek zbulimi grek. Lajmi mori dhenë, veçanërisht nëpër koridorët partiakë të rrethit, diskutonin dështimet e SSH, për më tepër kërkonin ndëshkim për shkaktarët. E vërteta ishte që për problemin kishte dhënë miratimin personalisht R. Alia, por emri i tij s’do përmendej. Bubullimat vazhduan për shumë kohë, saqë detyroi një funksionar të lartë të SSH të shkonte në Gjirokastër për të dhënë llogari përpara Byrosë së Partisë të Rrethit. Është ironi, por SSH duhej të përballej edhe me të tilla gjëra, pjesë e një politike cingërrimtare, therëse autoritare dhe imponuese për gjithçka.
Pavarësisht nga pengesat, u përparua në praktikë duke lejuar ardhjen e këtyre njerëzve edhe në zona të tjera, por gjithnjë duke ruajtur masat e sigurisë për të evituar incidente të llojit që pasqyruam.
– Zoti Bujar, le të flasim më konkretisht: Cilët ishin më të preferuar nga ju, domethënë Sigurimi i Shtetit për t’u rekrutuar?
– Duke u menduar për përgjigjen e kësaj pyetjeje, më erdhi ndërmend kjo thënie: Mos e merrni për dobësi heshtjen time, se nëse unë flas, ju nuk do të mund ta përballoni.
Në rrjetin e kundërspiunazhit shqiptar dominonin agjentë dhe informatorë me pozicion aktiv: akademikë, përfaqësues të fushave të shkencave, shkrimtarë, artistë, mjeshtëra muzike, njerëz të thjeshtë e deri batakçinj të paskrupullt e “zhvatës”, kishte dhe të tillë që s’vlenin asnjë dyshkë.
Informatorët e fshehtë për çdo shërbim të këtij lloji janë si gjak jetësor, që u sigurojnë organeve zbuluese një informacion specifik, i cili nuk mund të merret nga burime të tjera. Kjo mbetet strategji dhe taktikë e fshehtë e këtyre shërbimeve që pranohet si e keqe e paevitueshme.Nëse do rrjeshtonim emrat e koduar të agjentëve të fshehtë që kontribuan në këto procese inteligjente nuk do mjaftonte letra dhe boja, që ishin susta shpërthyese për SSH, të tillë që mund t’u ngresh monumente në shenjë mirënjohje për kontributet e dhëna. Disa syresh do ishin “Koritniku”, “Gjeollogu”, “Zeusi”, “Skifteri”, “Pena e Artë”, “Artisti”… Janë shumë, e megjithatë do flasim për disa prej tyre. Më parë të themi, se këta njerëz të shkëlqyer të fushës së fshehtësisë u seleksionuan pa arsye, u quajtën provokatorë, kriminelë dhe tradhtarë, u thirrën dhunshëm, kryesisht në mjediset e njohura, lindën dyshime dhe ka të ngjarë, që të tillë me vlerë dhe të jenë asgjësuar.
Megjithatë, unë mendoj se rrjeti i fshehtë është pasuri kombëtare.
– Pse?
– Sepse duhet kuptuar: rrjeti i fshehtë informativ konsiderohet aset kombetar, pasuri e vyer e një shteti serioz. Nuk mund të lejohet në asnjë rast dhe për asnjë arsye të abuzohet me këtë thesar të fshehtë që është determinant për sigurinë kombëtare. Këta njerëz të talentuar u përkushtuan për mbrojtjen e atdheut nga njerëz që punonin pabesisht kundër intersave të vendit tonë dhe për këtë ka parametra të vleresimit. Në liber fola për ekzekutimin e agjentit Arbëri nga spiunazhi grek, që nuk është i vetmi. Mund të trajtoja edhe ekzekutimin makabër të një agjenti tjetër të SSH të njohur si Hasan Spata, i vrarë dhe zhdukur në rrethana misterioze nga spiunazhi jugosllav në zonen e Dibrës. Por edhe më tronditëse është ekzekutimi i një agjenti të zbulimit shqiptar në një vend europian, me gradën gjeneral të dekonspiruar nga njerëzit që na zëvendësuan pas vitit 1992. Një shtet serioz duhet të bëhet barrikadë për të evituar fatkeqësi të tilla që cedojnë sigurinë kombëtare. Këta njerëz të fshehtësisë kanë sakrifikuar për të justifikuar misionin e tyre dhe ne duhet t’i vlerësojmë.
(Vijon në numrin e ardhshëm)
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Interviste interesante, por si cdo gje shfaqet ne pozitat e justifikimit. Sikur njerzit qedhkuan burgjeve ishin kriminele e batakcinje. Nuk kam konsideruar OSSH si hallken me kriminale te atin regjimi por Partine e Punes se Shqiperise.
PPSH ishte e vetmja force politike dhe parti shtet qe vendoste per gjithkend dhc gjithshka. Dihet qe sigurimi ishte thjesht arma e saj me e dashur.
Ky shpall regjimin komunist legjitim e patriot.Rjetin agjenturor aset kombëtar,kjo është një deklarim i hapur i mbështetjes së regjimit komunist.Turp e faqe e zeze.Ndaloni shkrime të tilla enveriste.
Nuk ka rendesi se si quhet sistemi,shtetin e mbajne te gjitha hallkat….
Shtetet kap,a kane sherbim te fshehte,te gjitha sherbimet informative jane sekrete per zbulimin e nje aktiviteti qe nga ai kunder regjimit,apo per te zbuluar drogaxhinjte,apo hajdutet e bankave apo te artite cfardo.
Kush shtet apo regjim apo qeveri e zgjedhur edhe ne menyre demokratike,nuk ka agjenet e vete….
Po agjentet e saliut per ke punonin,kush e solli bin ladenin ne Shqiperi,kush e zhduku remzi hoxhen,ku fshihet ai qe zhduku remziun,pse fshihet,kush e mban me buke….
Ai regjim ashtu ishte, si legjitim edhe patriot dhe nuk ka nevojè qè tè i arbèr &ilir fallco tè komentosh. Gjatè atijè regjimi nuk mbillej droga, nuk kishte vrasès me pagesè, nuk hidheshin nè erè shtyllat e tensionit tè lartè etj. Krimi mè i madh qè ndodhi ishte djgjet e stallave tè bagètive dhe kjo ndodhi nè fundin e viteve ’80 kur ferra e kish marrè uratèn. Tani kemi regjimin e krimit dhe tè drogès me bandit e hajdut legjitim.
Ne ate regjim drogen dhe kontrabanden e bente vete shoku Enver.
As Arber as Ilir nuk je ti qe shkruan. Je vertete nje injorant Si shume qe bejne komente. Nje shtet ne cfaredo sistemi , istitucionet Si Cdo shtet ne bote. Ndajini emocionet me llogjiken sepse ketu behet gabimi qe edhe sot politikat perdorin per simpatizanet e tyre. Nje njeri me nivel kerkon qe te jete shteti I forte duhet ti kete te forta te gjitha hallkat e zinzhirit.
Filluan spermatozoidet antikombetare te sulmojne heronjte e heshtur qe sakrifikuan Per atdheun. Mali mbetet mal me mut kurse Arber qe shkon mbiemrin Iliri nje peshk me dy sy qe punet e nendheshme kombetare I quan jo legjitime pavarsisht drejtimin nga ish komuniste.
Shko mor shkerdhate! Ne u vetquake edhe skenderbe.
Bravo Ilir arber. Njeres si ju jane me shumice si alea e shekujve
Bëni mirë që i botoni këto shkrime! Përse është mirë? Sepse janë pjesë e historisë dhe historia duhet shkruajtur ashtu si ka ndodhur, e padeformuar. Ishte mirë apo ishte keq, ajo duhet shkruajtur saktë, ashtu si do të shkruhet që Rusia pushtoi Ukrahinën pa asnjë shkak, njëlloj si Hitleri pushtoi vëndet Europiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sistemet ekonomike ndryshojnë nga socialiste në kapitaliste, ndryshon ideollogjia, por nuk ndryshon historia. Prandaj boll me « muzikën » 31 vjeçare të gënjeshtrave, sepse nuk ka lidhje me moralin, dinjitetin, personalitetin e njeriut. Mos e ulni veten në njerëz amorfë, pa formë, vetëm për të ngrënë dhe për të dhjerë! Unë di njerëz që janë dënuar për përdhunim, apo vjedhje dhe tani kokorosen si heronj që kanë luftuar sistemin. Këtu vijmë edhe tek roli i Berishës pas vitit 1990 që shkatroi ekonominë, ushtrinë, akademinë, intelektualët me asistenë për një vit me 5 dollarë në muaj, kur kishin fëmijë për të ushqyer. Berishës nuk i mjafton kjo jetë që ka për t’a dënuar, sepse ka bërë shumë krime dhe për secilën prej tyre mund t’a dënosh. Nga ky shkrim del që ka shitur edhe ata që punon për Shqipërinë. Çdo vënd ka shërbimin informativ. Kur UDB-ja Jugosllave dhe tani Serbe, është ulur këmbëkryq në Tiranë, është detyrë e shqiptarëve të ndershëm që të mbrojnë Shqipërinë, përndryshe bëhet realitet shprehja e Milosheviçit që e merr Tiranën me klubin e gjuetarëve. Shkrimtari shkruajti : Popuj jeni vigjilentë, sepse mitra që polli Hitlerin nuk është shterpëzuar. Sot po shohim Putinin në rolin e Hitlerit.
Ashtu eshte i nderuar Arber .Kesisoj shkrimesh u serviren rinise shqiptare se ai rregjim ,ajo diktature c”njerezore kishte per ” zbukurim ” ate sherbim te frkshem qe pergjonte shqiptaret kudo dhe deri ne ambjentet private . Ne se ishe i kryqezuar per arrestim dhe ne shtepi te venin pergjues per bindje te 100 fishte . Dhe per cfare ? Se e gjithe bota ka sherbim informativ , agjente te brendshem e te jashtem .Por per gjera absurde qe kur degjohen sot nuk kuptohet se kush ishin me te cmendur ,ne populli i ngrate apo ato agjente , spiune qe pa piken e turpit mburret burri i botes se ishin asete .. S”ka dyshim qe PPSH eshte koka e krimit por dhe ky sherbim S.SH. ishte po aq kriminele se asnjehere nuk zbatoi ligjet njerezore por perdoren metodat barbare te torturave ,ekzekutimeve e zhdukjeve . Vazhdoni keshtu se dhe diktatori i sotem Putim gjithmone ka shprehur krenari per KGB kur vete ishte agjent ne kete organizate . Dhe ja sot kercenon sulmon , pushton fqinjin dhe krejt boten bashke po te jete nevoja .. Gjarperit po nuk ja preve koken mbetet i rrezikshem . Urgjentisht te nderrohet qeveria dhe te vihen ligje per diktaturen .Asnje tolerim ne media e kanale tv. per ate periudhe te zeze . Jo shkrime te tilla ku pendesa e falja mungojne .
Atehere me te vertete pergjonin dhe dergonin letra anonime dhe mernin njerez ne qafe,por shumica e tyre sot jane dhjerokrat si sekretari ppsh sali berishovic e tritan preshi e sa e sa…
Dhe sot ka aq shume spiuna dhe pa pagese…
Sot saliu pergjon nga vrima celsit me celular ne dore,spiunat digital te saliut dhe te cdo partie raportojne me ze e figure ne kohe rekord.
A e di ti Rita sa harxhon usa dhe te tjere per sherbimet informative qe nga nje here na dalin se punojne jo vetem per usan..
Po policia amerikane sa harxhon per te rekrutuar cunat e lagjes qe te raportojne…
Po shiku saliut,sa gazetar ka rrahur,sa redaksi ka djegur…
Shikasit e saliut ja kaluan dhe sigurimsave….
Krim ka kur denohet dikush pa fakte,pa te drejte,pa vendim gjyqi.Partia?Diskutohej ne parti ai qe ishte antar i partisse.Te tjeter ne front dhe para mases.Fakt eshte nje gje.Pa tre prova,Jo indice,por prova te vertetuara ,nuk kish prokuror qe e merrte dhe niste problemi.,nuk kish punonjes sigurimi qe conte ceshtje ne prokurori.Dhe per te “vertetuara krimin e partisse apo te gjukates, a mund te beje dikush publik vetem nje emer,Jo me shume ,qe ka shkuar ne gjukates ,pas 1990,per te kerkuar rezimin e vendimet te gjukates qe e ka denuar?pse nuk e bejne sot qe gjukates,prokuroreve,hetuesit qelben era Sali((dua te themi Jane vene ne detyre nga Salinjte e pas 1990 deri me sot.Te gjirhe ish te denuarit Jane shpallur te pafajshem Jo me vendim gjukates,por me liigje amnistie.Amnistia te fal,por te le njollen e turpit ,Duke te dhene nje mundesi qe ta heqesh.Dhe fajin ta ka partita ,apo sigurimi.Shko ne gjukates dhe pastrohu.
Intervista flet per vitet e diktatures dhe ju kaloni tek Saliu ,Rustem e djale,,,,,,,.Ai Sali i perkiste atij rregjimi , na u bo peshqesh e nuk i takon klasse sone te persekutuar.Por per hir se vertetes nga te gjithe politikanet hajdute , karrjerriste e sharlatane ai Sali sikur ka kuptuar kurthin qe i bone Ramizi me shoke e sot tregon se do te korigjoje gjithcka apo dicka.Gja qe une dua te besoj por me dyshime qe ja lej kohes .Ju ,Rustem ,apo ish hetues ,ish sigurims apo ish spiun i diktatures se pari kerko ndjese e pastaj hidhu ne dege ( sic bejne majmunet ) te tjera e fol per Salet e palet e tij.Ajo kohe ,diktature nuk krahasohet me post komunizmin aspak ,as dhe ore e sotmja nuk krahasohet me mjerimin e djeshem e friken e pergjimit e spiunimit.
Moj Rita bordellua!
Ne se ti punoje kunder shtetit shqiptar doemos qe te digjte SUMA,prandaj ishte Sigurimi,qe te shkulte fytin dhe te plaste ne burgje ,qe te ruante shumicen e shqiptareve!
Se cfare MUT rrace keni qene ju qe nuk e donit shtetin atehere,e keni vertetuar keto 31 vitew qe e grabitet dhe e shkaterruat p[asuirine kombetare duke perzene mbi 50% te shqiptareve neper bote,ndersa sundimtaret,hajdutet,te korruptuarit etj kane vene miliarda!
” Puna kolosale” e Sigurimit te Shtetit 1-Koci Xoxe minister i brendeshm, agjent i spiunazhit jugosllav, PUSHKATIM 2-Mehmet Shehu minister i brendshem,poliagjent ,ne sherbim te Anglo-Amerikaneve,Jugosllaveve, Ruseve,PUSHKATIM 3-Kadri Hazbiu,minister i brendeshm,poliagjent ,PUSHKATIM 4-Ficor Shehu,minister i brendeshm,poliagjent PUSKATUAR. 4-Hekuran Isai ,minister i brendeshm,lidhur ne grazhdit para se ta burgosnin.Nje pyetie per bashkekriminelin komunist Bujar Hoxha.Kush ishte sigurimi i shtetit , kur te gjithe drejtusit(MINISTRAT) e kesaj organizate kriminale ,perfunduan ne pushkatim, nga bashkekriminelet e tyre.A mund te quhet kjo organizate kriminale e suksesshme.Eshte faktike ,kriminelet e nivelit tuaj, kure nuk pendohen dhe po tu jepet mundesia ju riperserisni krimet me te njejten zell dhe kenaqesi shpirterore
Gjenerali i dekonspiruar në europe nga sigurimsit e rinj Eshte F.N i cili kish sherbyer si perkthyes midis shtabit te pergjithshem e anglezeve gjate luftes. Iku sa u çlirua shqiperia dhe punoi sistematikisht për sigurimin e shtetit. Kur e dekonspiruan ishte afer tek 90 tat….Shpresoj qe ne numrin e ardhshem te gazetes te tregohet kjo gje. Tung
Shkruaje qarte pasi dihej edhe me pare Frederik Nosi!
Pse i merni ne intervista ,si ky tipi Bujar Hoxha , turpi i kombit . Jo vetem ky ,por edhe te gjithe sigurimsat pushta , qe tmerruan , persekutuan , spiunlliqet e tyre burgosen , internuan familje te tera komplet te pa fajshme , jo pak kohe , por per disa dekata rjesht . Ky Bujari na hiqet sot si patriot , si aset kombetar . Do i thoja ketij Bujarit ik e mbytu me urinen tende , e mos na bej derr derr derr . Sidomos keto fuksa qe mbulonin sigurimin e brendeshem , ishin me te ndyret ne planet . Por edhe ata qe mbulonin sigurimin e jashtem , prap skam respekt . Dihet nje shtet i forte duhet te kete nje sigurim te jashtem te persosur , eshte sovraniteti dhe mbrojtja e cdo shteti ,jam dakort , por ne rastin tone keta fuksa te sigurimit te jashtem , sishin per as edhe nje gje , por detyra e vetme ishte per te ruajtur kush nga te aratisurit , bente propogande politike kondra diktatures se Enverit . Dhe skishin fare akses per te destabilizuar sovranitetin e Shqiperise , dhe keta sigurimsa ,vrisnin zhdukshin , helmonin keta te aratisur . Me nje fjale , keta ishin vetem per te mbajtur Shqiperine nen diktature , te flinte i qete diktatori dhe as edhe nje bereqet tjeter . Ik o Bujar ,per koken tende ,se nuk i hyn as edhe dreqit ne pune . Ti o Bujar nuk i ke dhene as edhe nje gje atdheut , e eshte komplet ndryshe , klasa puntore mbante keq a mire ekonomine shqiptare ne kembe , kurse ju sigurimsat ,keni ngrene qyl dhe keni mare roga vetem nga djersa dhe gjaku ,i fshatarsise dhe puneterove Shqiptar . Na ler rehat , per koken tende edhe nje here o fuksi Bujar Hoxha .