5 orë ballë për ballë, mbyllet takimi Ukrainë-Rusi. Kievi zbardh disa detaje nga negociatat me përfaqësuesit e Putin, pritet takim tjetër

Ornela

Pas më shumë se 5 orëve, është mbyllur takimi mes delegacionit të Ukrainës dhe Rusisë në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës.

Mediat ruse shkruajnë se palët janë larguar në drejtim të kryeqyteteve të tyre për konsultime, ndërsa më pas pritet të ketë edhe një raund të dytë negociatash.

Këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Mykhailo Podolyak ka dhënë detaje në lidhje me bisedimet që u zhvilluan Brenda rezidencës shtetërore në Gomel të Bjellorusisë. Mësohet se Podolyak është shprehur se Ukraina e Moska do të zhvillojnë sërish bisedime, por për momentin janë nisur drejt vendeve të tyre.

“Delegacionet ruse dhe ukrainase do të udhëtojnë në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të ri negociatash. Palët kanë identifikuar një sërë temash prioritare për të cilat janë përcaktuar vendime të caktuara. Qëllimi kryesor i bisedimeve të sotme ishte diskutimi i armëpushimit në Ukrainë,”- mësohet të ketë thënë Podolyak.

Pak minuta më herët nga mbyllja e bisedimeve, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin francez, Macron.

Mësohet se Putin është shprehur se marrëveshja me Kievin mund të arrihet pas çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës dhe kur ky vend të ketë një status neutral. Gjithashtu, një tjetër kusht i Putin është njohja ndërkombëtare e Krimesë si territor rus. Nga ana tjetër “Elysee” deklaron se Macron i kërkoi presidentit rus të ndalojë të gjitha operacionet dhe sulmet kundër civilëve, të ruajë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore. “Putin konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u përkushtuar ndaj këtyre kërkesave”, shkruhet në deklaratën e presidencës franceze.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • E gjithe bota me syte nga lufta ne Ukraine, ndersa kryeministri yne legen shkon per turizem ne Londer.
    i papergjegjshem komplet

  • Para se te niste konfliktin e armatosur, Rusia duhej t’i kerkonte Zelenskit zhvillimin e referendumit per kerkesat qe ajo ka renditur, si me siper.
    Tashme armepushimi eshte domosdoshmeri per te ndaluar luften. Zhvillimi i referendumit ngelet te zhvillohet me vone, ne mirekuptim te te dyja shteteve.
    Transporti i armeve dhe i pajimeve luftarake drejt Zelenskit eshte vec aventure e rrezikeshme qe ShBA dhe shtetet antare te Natos po ndermarin ne dem te qytetareve te Ukraines, te Ukraines vet, sepse nenkupton acarimin dhe zgjerimin e konfliktit qe do te thote me shume viktima , me shume shkaterrime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *