Në kuadër të sanksioneve të gjera antiruse, pak ditë më parë UEFA njoftoi se Champions League nuk do të mbahet në St Petersburg të Rusisë por në Paris të Francës.
Tani FIFA ka vendosur të skualifikojë edhe kombëtaren ruse nga Kampionati Botëror.
Aktualisht në rënditjen finale të ndeshjeve të grupeve, Rusia ndodhet në vendin e dytë. Sipas rregullores, vendi i parë futet zyrtarisht në Kampionatin Botëror ndërsa vendi i dytë shkon në Play-Off.
Duke qenë se Rusia ndëshkohet, e treta e grupit, e cila është Slovakia, do të ketë shansin të futet në Play-Off.
Por ka edhe një hipotezë të dytë: Vendi i tretë më i mirë nga të gjitha grupet përkatëse futet në Play-Off në vend të Rusisë.
Vendi i tretë me më shumë pikë në grupe është kombëtarja shqiptare.

o.j/dita
