Sot nuk do t’ju mungojnë stimujt për të ecur para, ja shenjat më me fat

anazapta

Dashi
Duket se sot do t’ju takojë të djersitni, siç thuhet “shtatë palë këmishë”, pasi jo vetëm që impenjimet tuaja janë të shumta, por edhe ju vetë jeni të prirur për të ndërmarrë angazhime ekstra.

Demi
Me Mërkurin në një kënd pozitiv, jo vetëm që do të keni stimujt e nevojshëm që ju mungonin për të ndërmarrë iniciativa, por do të ndjeni dhe qetësi shpirtërore. Ju ndihmon Afërdita.

Binjakët
Situata planetare për ju duket e trazuar, prandaj sot, në pjesën më të madhe të ditës do të jeni të tensionuar, të lodhur e pa shumë dëshirë për të komunikuar. Intensifikoni raportet me partnerin.

Gaforrja
Largimi i Marsit nga pozicioni aktual do t’ju krijojë përshtypjen e një boshllëku nga ana shpirtërore, e do t’ju duket se nuk do të keni mbështetje. Është e përkohshme, pasi Afërdita iu zgjat dorën.

Luani
Është vërtet qiell i bukur ky i juaji për sot. Me një sërë yjesh që ju ndriçojnë rrugën e hapur për realizimin e projekteve të ndryshme. Një fllad i këndshëm frynë edhe në fushën e dashurisë.

Virgjëresha
Vetëm me Marsin “kundërshtar” e kishit të vështirë, e jo më tani që vjen edhe Saturni edhe e bën shumë të ndërlikuar situatën. Është një periudhë që duhet kaluar duke bërë kujdes në çdo drejtim.

Peshorja
Një ditë përgjithësisht e mirë me një Mërkur pozitiv në shenjë është e pakta që mund të thuhet për ju, pasi gjërat po fillojnë të lëvizin në mënyrë interesante, edhe pse juve ju duket shumë ngadalë.

Akrepi
Kuadri yjor paraqitet përgjithësisht pozitiv, ndërkohë që këshilla më e mirë për ju është të tregoni shumë kujdes me shpenzimet. Para se të merrni një vendim është mirë të pyesni partnerin.

Shigjetari
Është momenti të hapni sytë e ta shihni realitetin ashtu siç është, e jo siç ju pëlqen t’jua përshkruajnë të tjerët. Asnjëherë nuk është vonë ta filloni nga e para, nëse jeni të bindur për këtë.

Bricjapi
Mërkuri dhe Afërdita në një orbitë të përshtatshme ju sjellin jo vetëm stimuj të tjerë, por bëjnë që edhe ambicia juaj, për të cilën keni vërtet nevojë, të arrijë nivelet e duhura.

Ujori
Me largimin e Saturnit, duket se Afërdita do të ketë fushë të lirë veprimi, prandaj edhe gjatë ditës së sotme pritet të jeni më shumë të prirur për t’u marrë me çështjet e zemrës. Mirë shëndeti.

Peshqit
Kuadri yjor disi thyer. Nga njëra anë padurimi juaj, që mund të jetë si pasojë e ndikimit negativ të Hënës, mund të bëjë të hidhni një hap të gabuar, e nga ana tjetër në momente deçizive nguroni.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *