Dita e gjashtë e luftës, Kievi pajiset me avionë luftarakë. 352 viktima dhe 1684 të plagosur nga sulmet

J L

Sot është dita e gjashtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Bisedimet mes delegacionit rus dhe ukrainas në Bjellorusi nuk arritën që të dilnin në një përfundim. Ditën e djeshme, nuk u arrit asnjë lloj marrvëveshjeje, por është rënë dakort që të zhvillohet dhe një tjetër raund bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës.

Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës do të pajisë vendin me 70 avionë luftarakë MiG-26 dhe Su-25. Avionët do të vendosen në aeroportet polake, nga ku pilotët ukrainas do të kryejnë detyra luftarake. Sipas komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, Bullgaria do të japë 16 avionë MiG-29 dhe 14 Su-25, Polonia – 28 avionë MiG-29 dhe Sllovakia – 12 avionë MiG-29.

Bilanci i ushtarëve të vrarë në Ukrainë është rritur. Sot në mëngjes u raportuan të vrarë 70 ushtarë ukrainas pasi artileria ruse goditi bazën ushtarake në Okhtirka, një qytet midis Kharkovit dhe Kievit. Sipas Ministrisë së Brendshme në Ukrainë janë vrarë në total 352 persona, mes tyre 14 fëmijë, sipas ministrisë. 1684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur.

Sot qytetet e Ukrainës janë zgjuar me një qetësi të frikshme. Deri më tani luftimet në qytetet kryesore janë si më poshtë:

Kiev: Mbrojtja ukrainase ka qenë e fuqishme deri më tani. Aktualisht, aktiviteti rus është i kufizuar meqë forcat janë në pritje të përforcimeve. Analistët besojnë se ato do të rikthejnë sulmet në orët në vijim.

Harkiv: Sulmet ruse janë shtuar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës në 48 orët e fundit. Forcat ruse janë duke përdorur raketa dhe armë tjera në këtë qytet. Si rezultat është raportuar për viktima civile dhe dëme të pronave. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se dhjetëra persona kanë vdekur në atë qytet.

Ukraina jugore: Përparimi rus është ngadalësuar në ditët e fundit, në krahasim me ditët e para.

E gjithë hapësira ajrore evropiane përfshirë dhe shumë vende të tjera jashshtë BE-së kanë ndaluar fluturimet e avionëve rusë. Këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Ky sanksion është i vlefshëm dhe për avionët privatë e të çdo lloj fluturimi. Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Belgjika, Republika Çeke, Portugalia, Greqia e Italia po dërgojnë mjete ushtarake, armatime e ndihma të tjera në Ukrainë. BE-ja njoftoi që ka ndaluar edhe transmetimin e dy mediave ruse Russia Today e Sputnik.

Shtetet anëtare do të pranojnë refugjatët ukrainas duke anashkaluar procedurën normale të azilit. Ukraina ka ngritur edhe një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.

Sipas Zelensky, çështja në fjalë do të shkojë në një gjykatë që zgjidh mosmarrëveshjet midis shteteve në lidhje me të drejtën ndërkombëtare. OKB do të mbajë sot një seancë speciale urgjente për Ukrainën.

Më poshtë, pamje nga qytetarët ukrainas duke përdorur kokteile molotovi për t’u mbrojtur nga trupat ruse.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Lajmi per avionet ushtarake eshte jashtezakonisht pozitiv. Ky veprim pa dyshim shenon fillimin e ndryshimeve te medha ne ndihmen ushtarake qe i jepet Ukraines. Mund ti jape kthese gjithe luftes.

  • OK.BE mori kthesën me vonesë të madhe.
    -Mirë që u siguruanë 70 avion,po pilotët a i ka Ukraina..! -Duhet të goditen kollonat Ruse që po shohim ..65 km..të mos shkojnë në destinacion-KIEVIN,etj…!
    -Mirë që dërgohen armatime të rënda,por kush do i përdorë Ato..?
    -Sot o kurrë Ukraina vendos fatin e Europës e Botës për L3B.
    -Ukraina po kryen sh.mirë detyrat e saj.
    -Pushtimi saj është turpi Europës dhe SHBA që nënvleftësuan Putinin marrëzisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *