VIDEO: Pamje tronditëse! Rusët shënjestrojnë zyrat qeveritare, godasin me raketë ndërtesën e Administratës në Kharkiv

J L

Ushtria ruse nuk po i kursen sulmet me raketa në Ukrainë.

Në mëngjesin e së martës është thënë se janë shënjestruar zyrat qeveritare në sheshin në qendër të qytetit.

Ndërtesa e Bashkisë së Kharkivit, qyteti i dytë më i rëndësishëm në Ukrainë shpërtheu, pasi u godit me raketë nga njësitë e armatosura ruse.

Për fatin e mirë, nuk raportohet për të plagosur apo viktima.

Sipas burimeve vendase, ndërtesa ndodhet në qendër të Kharkivit, në Sheshin e Lirisë dhe godina i përket Administratës Rajonale Shtetërore të Kharkivit.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka 1.6 milionë banorë.

Kievi akuzon Rusinë se po kryen krime lufte duke bombarduar objekte civile, nga të cilat kanë humbur jetën shumë të pafajshëm.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi dje që të nisë hetimet ndaj komandës ushtarake ruse për krime lufte.

j.l./ dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *