Bedri Islami
Botuar në DITA
Një burrë i mençur shteti e di se kur është koha të tërhiqet nga gabimet e tij. Një burrë shteti atdhetar e kupton se prova që bëri ishte në dëm të vendit të tij dhe nuk ngurron të kthehet në zanafillën e ngjarjeve.
Ngjarjet e dhimbshme të Ukrainës kanë kohën e tyre të lexohen si duhet në Tiranë. Vonesat do të jenë gabimet e së ardhmes, ashtu si këmbëngulja për të qëndruar ende në “Open Ballkan” do të përbëjnë fajet politike të një kohe që mund të vijë rrëmbyeshëm shpejt.
Jo rrallë herë ngjarjet politike saktësojnë të vërtetën e asaj që ka ndodhur dhe saktësinë apo gabimin në perceptimin e politikës. Ukraina saktësoi se sa e vështirë, në mos e pamundur , të paktën në këtë kohë, është të besosh se pansllavizmi i sotëm ka ndryshuar nga ai i djeshmi dhe se disfatat i kanë mësuar liderëve humbës se koha nuk është më e tyre.
Ndoshta është koha e fundit që shefi i qeverisë shqiptare të përcaktojë qartë linjat e politikës së tij ballkanike, mbështetur gjithnjë në konceptet evropiane, në dobinë e vendit të tij, pa u ngutur në krijimin e aleancave të brishta, kësaj here të dëmshme.
Çuditërisht, me gjithë dëshirën e mirë të Edi Ramës, agresioni rus ka sjellë pamjet e asaj që më shumë se dy dekada më parë ka ndodhur në Kosovë. Ndryshimi , në njërin krah, është tek emri i urdhërdhënësit të lartë ; në vend të serbit të çartur, Millosheviçit, tani është rusi i çmendur Putin, por në krahun tjetër, ndihmësi është i njëjtë, Vuçiç.
E pabesueshme, por si edhe dy dekada e gjysmë më parë, presidenti serb është në rolin e ndihmësit, mbështetësit, krahut të lirë dhe propagandistit të luftës. Tek ai asgjë nuk ka ndryshuar, as fizionomia, as fjalët, dhe as posti nuk e ka bërë më burrë.
A mundet vallë që ky njeri të jetë pjesë e “Ballkanit të hapur”, të simbolizojë paqen ,kur ndjell luftën; të ketë zënë mend , kur asgjë nuk e dëshmon këtë; të bëjë drejtësi kur mbështet hapur agresionin; të ndërtojë një ndërlidhje të re mes kombeve ballkanike, kur nuk percepton dot as fillesën e lirisë, për më tepër të harrojë krimin në Ballkan, ku vetë ai ishte pjesë e krimit.

Askush nuk e kupton dot ngurrimin kryeministror shqiptar për të thënë se koha e ndryshoi atë që kishim ëndërruar se mund të bëhej. Sepse është e pakuptimtë që, nga njëra anë je nënshkruese e përbashkët e dokumenteve, mbajtëse e firmës me Shtetet e Bashkuara, dënon agresionin, dhe, nga ana tjetër mendon se mund të bësh politikë të hapur me presidentin serb që mbështet agresionin, duke ëndërruar çastin kur falangat e tij të vërshojnë në Kosovë.
Vërtet nuk ka më, Edi Rama, kryeministri shqiptar dhe Vuçiç, presidenti i Serbisë kanë rrokur në mesin e tyre shefin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të urtin Zajev, i cili e ndjen hijen e rëndë që bie mbi të, por është i lumtur se, më në fund, ka bërë një lëvizje të re në politikën e ngrirë të vendit të tij, që, në mos tjetër, do mund t’i shërbejë në ngjarjet që ka para vetes, zgjedhjet për pushtetin lokal.
Është firmosur një dokument i ri, ende pa u tharë mirë boja e të vjetrit, dhe joshja tani duket më e afërt. Nuk do të ketë më “ MiniShengen ballkanik”, prej më shumë se një viti e gjysmë që nga sot e tutje rroba e vjetër është hedhur dhe është shfaqur o të shfaqet nën një petk të ri: “Ballkani i hapur”, ama thelbi nuk ka ndryshuar dhe lufta e provokuar rusomadhe në Ukrainë vetëm se e zbuloi edhe më tej lakuriqësinë e saj.
Edi Rama nuk është nga ata politikanë shqiptarë që, edhe pse në poste të larta të përkohshme gëzohen nga ajo çfarë po ndodh dhe i bien sirenës së alarmit të së keqes dhe zisë; ai nuk gëzohet se Amerika e Madhe po goditet në pjesën që e mbështet, duke e lehtësuar “ non gratën e tyre”.
Por, koha e pamëshirshme ndaj ëndrrës së tij ballkanike, i dëshmoi se frutat e mundit të tij ishin të parakohshme dhe ai duhet ta dijë këtë. Një lider serb, i cili mbështet luftën rusomadhe në një vend fqinj, që vendit të sulmuar i kërkon të mohojë pikërisht të ardhmen e tij – të jetë pjesë e Evropës, e si dëshmi të dënojë NATO-n , e cila ndëshkoi fashizmin serb dy dekada më parë..
Tre krerët e qeverive mund të jenë të kënaqur; ata , dy vite pas krijimit të një “foshnje politike” të asfiksuar, duket se gjetën një formë të re, por që nuk ia heq dot mungesën e frymëmarrjes dhe të shtrirjes së saj. Sido që ta quash, me emrin që nuk kishte kohë të vjetrohej, apo me emrin e ri që një ditë do të shkërmoqet, thelbi dhe historia mbetet e njëjtë: kambanat e Beogradit po bien dhe po dëgjohen edhe në Tiranë e në Shkup.
Natyrisht fantazma e vitit 1946 nuk do të shfaqet më, ashtu zezonë si ishte asaj kohe, ama hijet e saj do të jenë të pranishme. Nuk do të ketë emisarë politikë fuqiplotë, por biznesmenë të ngashëryer; nëpër dikastere nuk do të ketë këshilltarë të njësuar me ministra, por dyert do të shqyhen nga vërshimi i asaj që njihet me emrin e bujshëm protektorat, që kësaj here do të jetë financiar dhe ekonomik. Në fund të fundit, nganjëherë “ macet” e këtij shekulli, mund të jenë më të rrezikshme se “ tigrat “ e mesit dhe fundit të shekullit të shkuar. Zaten, “tigrat” janë njësi e njohur në shtetin serb.
“Ballkani i hapur” është emërtimi i ri i asaj që njihej si Shengeni i vogël.
Kush e kishte mbyllur deri tani Ballkanin? Shqiptarët asnjëherë, edhe po të donin, nuk kishin forcë e as përkrahje; maqedonasit nuk po mundin të hapin as portën me fqinjin e tyre bullgar dhe për të hapur një deriçkë me fqinjën grek iu desh të modifikonin edhe emrin e shtetit të tyre.
Në këtë treshe aspak natyrale e , për më tepër, aspak historike, vetëm njëri prej tyre ka nisur luftëra dhe ka bërë gjenocid mbi popujt e Ballkanit. Për më tepër, asgjë nuk ka mësuar nga tri luftërat e filluara prej saj dhe të humbura, e, si duket, as nuk ka ndër mend të mësojë.
E drejtë është që historia nuk duhet të na sillet nëpër këmbë, por nuk është e drejtë që të përzihet ajo me shkelma për hir të zemërimit kryeministror apo presidencial. Harresa, veti tipike shqiptare, nuk ka të bëjë me këtë rast.
“Ballkani i hapur” me dyer të mbyllura nuk është një gjetje origjinale e Vuçiç. Ai përsërit të njëjtën ide që kishte Millosheviçi në fundin e vitit 1997 për të ashtuquajturën “Ballkani”. Si ish ministër i qeverisë më të zezë në historinë evropiane të pasluftës, ai, Vuçiç , e di krejt mirë se tashmë revanshi nuk mund të merret përmes bajonetave, çka e ka mbështetur dikur së bashku me kryetarin e sotëm të parlamentit serb, por në një gjetje të re, e cila të ishte evropiane në formë dhe sllave në përmbajtje.
Ballkani ka një program thellësisht serioz, që vjen nga Berlini; përmes tij të gjitha shtetet ndjehen të barabarta dhe shohin në të ardhmen, krijohen aleanca solide, më shumë të zhvillimit ekonomik, se sa politike. Përse lihet mënjanë një program që hap dyert e Ballkanit për të gjithë, me burim një forcë madhore evropiane, me autoritetin dhe institucionet e saj të sigurisë, financës, politikës dhe mbrojtjes, dhe, befas, tre gjysma gjele marrin përsipër të bëjnë të parët e Ballkanit.
Do i hapë dyert Serbia për Kosovën dhe do e njohë atë si shtet të pavarur e sovran? Cilat dyer do i hapë Maqedonia e Veriut shtetit bullgar, kur pikërisht ky i fundit i a ka mbyllur portat për të qenë pjesë integrale e Bashkimit Evropian? Nëse në rastin e parë, atë serb, kemi të bëjmë me mbulimin e gjakut përmes mohimit, në rastin e dytë të kujtohet një thënie e vjetër “ nuk të pranojnë në fshat e ti kërkon vajzën e priftit për grua”.
12 shtetet e Ballkanit, pesë nga të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s , dhe një tjetër vend kandidat e pjesë tejet e rëndësishme e NATO-s vështirë se mund të përmallohen nga portat e hapura të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Më shumë se sa gjetje politike dhe synim i së ardhmes, gjithçka duket si ato hakërrimet e njohura ballkanase, pikërisht tani kur portat e EU mbetën edhe një kohë të mbyllura për tre vendet e portave të hapura, dhe kur, për më tepër, Serbisë i duhet të pranojë ofertën e SHBA dhe të BE për njohjen e Kosovës, ose ndryshe portat do të jenë të mbyllura.
Hapësira pa pengesë për katër liritë e njohura të standardit të sotëm evropian: njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitali, duhet të ketë një studim serioz, gjithë përfshirës, nga institucione serioze, brenda dhe jashtë Shqipërisë, jo të jetë tekë, dëshirë a vendim i shefit të qeverisë, dhe, mjerisht, deri tani, shteti shqiptar nuk e ka një studim të tillë, ndërsa shteti serb, përmes një institucioni të veçantë, e ka përpunuar si ide, e ka riaktivizuar, e ka përpunuar më tej dhe i di mirë përparësitë që i sjell një ide e dyerve të hapur në marrëdhëniet ndërkombëtare, në fushën financiare, të historisë dhe të synimeve politike të së ardhmes.
Në fund të fundit, krijimi i një strukture të veçantë, politike dhe institucionale duhet të ketë përgjigje në pyetjen e parë, çfarë fitohet e çfarë humbet? Çfarë fitojnë shqiptarët në Shqipërinë londineze dhe çfarë humbin; çfarë fitojnë shqiptarët si komb dhe çfarë humbasin; çfarë përparësie ka për biznesmenët shqiptarë e çfarë do të humbin, a është shteti shqiptar i përgatitur për të përballuar vërshimin e mallrave serbe, shpesh herë të pa verifikuara; po fermerët shqiptarë çfarë do të mbërrijne deri në ditën kur produktet e tyre do mund t’i shesin edhe në Portugali apo Spanjë? Do të mbijetojnë apo do të asfiksohen? Cili buxhet i qeverisë shqiptare do i mbështetë ata për të përballuar këtë ndeshje , ku në anën tjetër janë më të fortët? Apo qeveria do të thotë si ministri i Turizmit, kur ishte fjala për çmimet e larta në hoteleritë jugore të bregdetit, se ky është kapitalizmi!
Punët e mëdha, kur janë punë të mëdha, nuk bëhen me “ urra” e me “ t’amarsha”. Ato duan studime të mirëfillta, serioze, të themelta, që të mos shkretohet edhe më shumë ky vend dhe fushat të mbeten djerrë sepse specat do të na vijnë nga Vojvodina, domatet nga Sanxhaku, patatet nga dreqi e di se ku, ndërsa prodhimi vendas do të harrohet.
Por nuk është vetëm kaq.
Në gjithë këtë lëvizje mungon një gjë themelore: Kosova.
Duan apo nuk duan qeveritarët e tre shteteve lëvizje të lirë pa Kosovën nuk mund të ketë. Dyer të hapura për të gjithë dhe të mbyllura për Kosovën, përsëri nuk mund të akceptohet. Do e njohë shteti serb Kosovën dhe të fillojë një periudhë e re ballkanike? Është e vërtetë se shtetet moderne nuk mund të jenë anakronikë dhe fosile të së djeshmes, por, po aq e vërtetë është se nuk mund të jemi kozmopolitë me një të rënë në fyellit.
Gjërat kanë rendin e tyre.
Shtete të mëdha, ndërluftuese, kanë gjetur momentin e pajtimit, por kjo nuk ka ndodhur në asnjë rast përmes harresës, por, në të kundërtën, në njohjen e krimit dhe kërkimin e faljes për gjakun e derdhur.
Nuk është anakronike që, në ndërtimin e marrëveshjeve të reja të kesh parasysh historinë, jo për të qenë të ngurosur, por për të bërë rishtas gabimet e njëjta.
Në vitet e para të pasluftës shteti jugosllav, ëndrra e Vuçiç, zbrazi gjithçka nga mallrat shqiptare në dyqanet e tej mbushura dhe i dërgoi në Beograd.
Tani fushat mund të zbrazen nga njerëzit, minierat mund të mbyllen, rrugët të jenë më të heshtura se sa sot.
Hapja e një rruge të re është më e vështirë se sa entuziazmi i një dite.
Megjithëse jam i bindur se, edhe kjo, si Ballkania e dikurshme, do të bjerë dhe do të mbeten vetëm puplat.
Veç Edi Rama duhet të dalë sa më parë nga kjo gjendje, e cila rëndohet gjithnjë e më tej, sa më shumë që nuk i mbyllen dyert.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

I pandalur drejt rruges se tradhtise,i panginjur,i padegjueshem,i pangopur me pushtet dhe pasuri,,Edvin Rama sot i gjithepushtetshem,,eshte njeriu me i rrezikshem,qe po i ben gjemen Shqiprise dhe Kosoves.
Amerika dhe BE nuk jane duke u marre me te,sepse kane halle te medha.
Ky ESHTE LUKASHENKO I TIRANES.
Po e dergon Shqiprine ne kurthin e Beogradit dhe nuk do jete e larget dita kur tanket e Serbise te perdorin Shqiprine per te sulmuar Kosoven.
Hapi i pare ESHTE IZOLIMI RAJONAL I KOSOVES.
Kete po e komploton lyderi Idiot Edvin Rama me Open Balkan.
Vetem populli shqiptar me protesta te fuqishme mund ta shporre kete tradhetar te pandreqshem qe e votuam vete.
Aha, sot me kete titull shkrimi o Bedri Islami do marresh mbi vehte mllefin e atyre patronazhisteve qe te kane thurur lavde der sot. Por nejse, e rendesishme eshte mos ta lexoje kete shkrim vete Timonieri qe e mbajne lidhur aty poshte tavolines se Open Ballkan, Minishengen a me qarte New Yugoslavia.
Jo per gje po do ju fuse edhe juve tek ai qe e quan Kazan mediatik duke ju emeruar Medie Kazan.
BE dhe Amerika e shohin Serbine si Avanposti i Rusise ne Evrope.E furnizuar me arme nga Rusia,jasht NATO,Serbia po pergatit agresionin kunder Bosnjes dhe Kosoves,.Per kete Aleati me besnik i Beogradit dhe Moskes eshte edvin rama.Ky ben si kurvat me Rusine,,largon diplomatet,,ben gjoja kercenime,,por AJO RRUGE QE KANISUR ME ATA SHOKE,FUNDIN E KA NE MOSKE.
Prandaj ky rufjan po e izolon me shuime Shqiprine nga BE dhe SHBA,pamvaresisht se ben sikur eshte bashkependembajtes me SHBA,,
I ka filma si nderi i prostitutes.
Me pushtetin e pakufizuar qe ka nje Kryetar Partie dhe Kryeminister ne Shqiperi edhe ari po te ishte do te cmendej si Putini ne Rusi, jo me nje piktor qe eshte nje njeri si gjithe te tjeret.
Më vjen çudi se si unë, pa qenë politikan, i kam parashikuar që në fillim që « Ballkani i Hapur » është në dëm të shqiptarëve, ndërsa politika e Tiranës ka menduar ndryshe! Kjo tregon nivelin e ulët të politikanëve shqiptarë gjatë këtyre 30 vjetëvë.
E kam thene edhe ere tjeter qe Rama eshte vetem per te bere rruge tretuare tynele nuk eshte per politike te jashme. Ballkani i hapur duhet te anullohet.
Shurraqet e albanistanit qe ushqehen me miell serb dhe mbeshtetesit kryesore te ekonomine serbe duke u hequr si atdhedashes.Si ne ballkan te hapur si ne te mbyllura jeni te mbaruar sa kohe jetoni si parazite duke mos prodhuar asgje vete.E keqja do ju vije nga ligesia qe ju ka mbuluar koke e kembe se nga te tjeret ju mbron NATO
Open Ballkan me shume se sa ne Serbi, e duan dy kotelet qe ka poshte tavolines me emrat Rama e Zayev.
Te mjeret ne kush na drejton keto 30 vite.Dy kane lindur nder katundet me te thella te veriut dhe jugur .Njeri eshte piktor me poture,tjetri nuk di tabelen e shumezimit.
Me habit injoranca e komentuesve te Dites por edhe Bedri Islami! Cfare llogjike eshte kjo? Po edhe Europa e bashkuar eshte njelloj! U bashkua Gjermania me Francen! Bashkimi ne organizata te ngjashme sjell vetem mirekuptim dhe Paqe! Duhet bashkepunim dhe interesa ekonomike! Por mendjet komuniste nuk e kuptojne! Por une jam i prirur kender Saliut dhe kuptohet se ai ben bloff! Si e mendojne keta fsahtare qe Saliu eshte kunder Serbise qe eshte spiun i tyre!
O likja,po Gjermania dhe Franca u bashkuan,por Gjermania u distancua nga Hitleri.Pagoj reparacione lufte.Nese i ndjek prugramet tv gjermane,te gjithe jane kundra ideologjis fashiste te Hitlerit.Serbia asnjehere nuk u distancua nga politika agresive e Milosheviqit dhe politika shoveniste,ultranacionaliste qe po ndjek me shume se nje shekull.Serbia bene fajtor te tjeretrper ate cka ndodhi.Nese doni Balkan te hapur do e beni por dijeni se do tu ndalohet gjuha shqipe,kuptohet jo menjehere deri sa te msesoni serbishten ose maqedonishten.Qe te hyshe ne shoqeri me ta,parakusht eshte mos flasish shqip,edhe nese vetem nje serbe eshte ne ate mes.Ne qe i kemi e dime.Nje maqedon kur ti i thua mirdita,se nuk e njef, e kthen koken nga ana tjeter,edhe pse punon te ndermarrje shqiptari.Mos flasim per ne zyra….Po si do bashkepunoje Shqiperia me Serbine qe fjalen e pare e ka mosnjohjen e Kosoves,merr pjese ne gjithe tubimet dhe ndihmonn Serbska Republik kundra percaktimeve tebashkesis nderkombetare,mbeshtet Rusin kur bota demokratike eshte kundra.Si do bashkepunojshe me nje shtet qe synim ka gllaberimin e me te vegjelve?
Ti Baci qenke hajvan fare . Po çfare llomotit , more idiot ? Po te hyjme te Ballkani i hapur , do te na ndaloje Serbia gjuhen shqipe ?! O Zot , sa budallenj ka ky popull !
io, edhe budalla edhe i padutur eshte shum keqe.Shpesh kaloj kufirin ne Qafe Thane ,banoj aty afer dhe vi ne Shqiperi.Kufitaret maqedon,ata qe vine nga shqiperia per imtesira i mundojne dhe i cojne rrotull per te gjet nje perkthyes,kurse kufitaret e Shqiperis atyre pak maqedon qe kalojne kufirin (se shumica qe vine nga Maqedonia jane shqiptare) i pershendesin maqedonisjt zdravo,mundohen te flsin me ta dhe tu spjegojne maqedonisht cdo gje dhe pastaj ne fund ,srecen pat.Po ju ja ndertuat emrin Liqenasit dhe mbani shumicen e toponimeve sllave dhe nuk do ndertoni ….,
drini, po ku ke pare ti,pervec ne shqiperi ne kufirin shteteror gjuha shqipe,gjuha e atij vendi eshte e dyta pas anglishtes.Cka pret ti me shume?
Po mor Like po.
Bashkimi Europian eshte kryeshtet;
Ka Parlament.
Ka Qeveri.
Ka Kushtetute.
Te gjitha shtetet jane te pavarura.
Garanton integritetin territorial te gjithesecilit.
Open Ballkan ose Minishengeni;
Nuk do te kete;
As Parlament.
As Kushtetute.
As qeveri
As kryeshtet.
Nuk garanton integritetin territorial.
Do te jete thjeshte nje MARREVESHJE DOGANORE.
Tani na vjen qumeshti dhe mollet etj nga Serbia se Shqiperia nuk ka as lope as molle.
Nga 400000 lope qe kishim, tani kemi 100000 krere, tendenca gjithnje ne rendin zbrites.
Bej pjese te ata komentues qe “Ballkanin e Hapur” jo vetem e kam kritikuar por dhe e urrej por ndryshimi midis Bedriut dhe meje qendron ne faktin se…( hapni veshte mire)
.
Rama ne fakt eshte FAKE-KRYEMINISTER ( njelloj si paria tiranes nga marsi 1992) dhe BALLKANI HAPUR
Eshte nje plan I sektit qe e komandon Ramen qe lidhen me personin XH.S qe aie ka pranuar vete
.
Pra burreria Bedriut eshte ti hedhe shigjetat te ai(ata) qe komandojne Ramen dhe jo personin Edi..
.
Ose Bedriu duhet te ulurije pse KUPOLA UCK eshte ne burg ne menyre te paligjeshme dhe kriminale
Ose atehere kur miqte tane thane HIQNI TAKSEN NDAJ SERBISE SE DO HEQIM BAZEN USHTARAKE…
( KY KOMENT NDERPRITET PASI NUK JAM I BINDUR SE DO BOTOHET
pra do jete pjesa e dyte nese botohet kjo e para)
Ja dhe nje budalla tjeter . Po kur e paska pranuar Rama , se qenka XH . S . qe e urdheroka per Ballkanin e Hapur ? Mos shkruani marrezira , qe kur t’i lexojne te tjeret , te nxjerrin zorret e barkut nga te vjellat .
R AMA edhe BE e do po edhe SERBIN e do…….. SI DO E DREDHI kesaj radhe??? kesaj i thone si ajo shprehja popullore nje dore ne kabuni e nje dore ne bakllava……..kshu do ky…… po kesaj rradhe nuk ka me ASHTU…….KM JONE DUHET TA TREGOJE SURRATIN OSE ME SERBINE OSE ME BE TA SHOHIM SA TRIM ESHTE…….KM QURRAVEC……QE SKA DITUR KURRE TE JAPE ME SJELLJEN E VET MESAZHE ME VLERE SI GJITHE UDHEHEQESIT E BE…. NGELI KM KARAGJOZ i pelqen dhe vetja pale……GJO E SQUT SHUME ……shif ku na futi…….
Bedri I ke rene shume gjate…
Ballkani I shqyer eshte per Vuçiçin, Putin dhe Tumpin (ne se behet president, serbi vjen ne Durres sic ia premtoi kur e thirri ne Shtepine e Bardhe). Sipas Edi Rames, eshte heret te dilet me konkluzione per qendrimet e hapura proruse te Vuçiçit.
Sa vite kam qe Edi Ramuti do sjelli luften ne Ballkan.
Tradbetaret bejne gati terrenin e luftes. Tradhetaret si Edi Rama krijojne justifikimet e luftes. Tradhetaret si Edi Rama dhe kasta e ndyre e SociaPisteve te Goros, qe degjojne me endje Kallashnikovin serb, jane hapi i pare i vendosjes se makines ushtarake pushtuese.
Pse nuk e merrni Ramen dhe ate kurven e Bashkise se Korces per leshrash, ti shqepni ne dru?
Indiferenca e shqiptareve eshte vetevrasje.
Rrojme me shprese qe Ukraina do ndali cmendurine e putanit, se per vete i perrulemi copave te mutit si Ramuti dhe Ahmuti
Sa vite kam qe Edi Ramuti do sjelli luften ne Ballkan.
Tradbetaret bejne gati terrenin e luftes. Tradhetaret si Edi Rama krijojne justifikimet e luftes. Tradhetaret si Edi Rama dhe kasta e ndyre e SociaPisteve te Goros, qe degjojne me endje Kallashnikovin serb, jane hapi i pare i vendosjes se makines ushtarake pushtuese.
Pse nuk e merrni Ramen dhe ate kurven e Bashkise se Korces per leshrash, ti shqepni ne dru?
Indiferenca e shqiptareve eshte vetevrasje.
Rrojme me shprese qe Ukraina do ndali cmendurine e putanit, se per vete i perrulemi copave te mutit si Ramuti dhe Ahmuti.
Une them te heqim dore nga Ballkani i Hapur dhe te inkuadrohemi ne Turqine e Hapur.Sic jemi qene per 500 vjet me tituj si Vezire,Pasha,Bej,Aga,Dervishe,Hoxhe,Muhipe etj.
Keshtu kush do mbaj Kombesine Greke Epirote Bizantine apo edhe Greko Ilyre do considerohet Antiskiptare d,m.th Antiturk.
Do ndryshojme edhe ato Polis Greke te Vorio Epirit si Saranda ne Dyzete,Apollonia ne Erdogan,Buthrotos ne Sulltan.
Falenderoj moderatorin qe me botoi komentin dhe le te vazhdoj pjesen e dyte:
.
Po mire ky Rama qe beri” krim” te pa kryer per Balkanin e Hapur ( ne fakt ata sekte te dyshimta qe jane pas tij)
.
Po si harruat qe Trampi ish presidenti amerikan kur tha te henen qe PUTINI ESHTE GJENI ( SHUME I MADH) QE SULMOI USHTARAKISHT UKRAINEN dhe akoma nuk ka kerkuar falje ?..pra zoterinj Ramofage a e krahesoni dot qe gafa (kriminale) e Trampit eshte aq e madhe sa Ballkani Hapur I Ramonstres eshte molecule…
.
Dhe me e forta..duke ju siguruar qe jam ndoshta nga 10 Ediramistet me te medhenj te planetit deklaroj se nese Kimetet e “Elbasanstriitit” PLANIFIKOJNE SI K/M te ardheshem atehere une jam me armikun tim Rama qe ka bere krime me te vogla se treshja kriminale SAL-LUL-LIL..
.
Po sikur Rama te kishte firmosur TRADHETINE ME GREKUN NE DETIN JON OSE TE KISHTE MENAXHAUR DOSJEN E SHTEPISE VERDHE SI LULI KIMES ??
.
Pra cfare I ka bere atij vendi Sala rajersonit & arvizuse dhe Luli I DONALDIT DHE KIMES nuk do guxonte ta bente Rama I Vucicit dhe Putinicit
Shqiperia, Bedri, nuk ka nevoje te vrapoje amok! Mjafton nderprerja e marrdhenieve tregetare me Rusine per nje kohe te pacaktuar! Te tjerat nuk duhen ngaterruar dhe trashur kot me se koti! Ne fund te fundit, e dallon edhe nje kalama kopshti, qe pranimi dhe hyrja e Kosoves ne Open Ballkan eshte nje gjysem-pranim de jure i Serbise ndaj Kosoves. Por kjo do kohe…
KETU NE VENDIN TON NQS NDODH GJE NE SI FILLIM DUHET TJU SHKERDHEJM ROBTE KETYRE POLITIKANVE HAJDUT QE E KAN KATANDISUR VENDIN NE DITE TE HALLIT KUR TE MBAROJM PUNE ME KETA ATHERE TE MBROJM FAMILJET DHE VENDIN KETA FELLIQSIRA TE PANGOPUR E SHPARTALLUAR VENDIN NGA TE KATER ANET NJE VEND QE NUK KA REZERVA USHQIMORE PER POPULLATEN PALE ARM SE IKAN SHITUR TE GJITHA KAN LAR DUART DHE NA KAN DOREZUAR SI POPULL TE NATO LESHI SE KU DO SHKOJ NATO ME PAR HAJDE MERE VESH
Open Ballkan,duhet urgjentisht te ngrihet si problem shume i rendesishem dhe imediat,te kerkohet (jo vetem prej Opozitave,por edhe prej Socialisteve),heqja dore dhe anulimi i cdo marreveshje,apo edhe “bisede” qe eshte bere ndermjet tre anetareve,ku Serbia,ka vepruar krejtesisht e qarte dhe e bindur,ne ate qe ka bere,ndersa ty te tjeret,qe as e kane te qarte idene e Serbise dhe as e kuptojne se ku po i conte mushka.
Keshtu qe ju koqe komentuesit thrrisni prape lufte,gjakderdhje ne Balkan! Mesoni shqipen mos flisni Tropojance!
Sipas artikull shkruesit edhe BE duhet të kërkojë falje që ka miratuat antarësimin e Sërbisë në BE dhe të deklarojë përjashtimin përfundimtar të Sërbisë nga antarësimi,megjithëse Sërbia është shmë para të gjithëve në proçedurat e antarësimit.
“Open Balkans” eshte preludi i hapjes me Europen. Pse cmendet nje rus nuk do te thote qe te cmendet nje Ballkan i tere.
Sa shpejt “nxehen” shqiptaret! Po sikur me prit si do te mbaroje lufta ne Ukraine!? Renia e Putin (nuk ka rruge tjeter) do te permiresoje gjithe boten, por do te permiresone edhe Serbine. Nuk besoj qe serbet jane te keqinj, as ruset nuk jane te keqinj, te dy jane popuj te jashtezakonshem, por jane konjukturat ato qe ndryshojne qendrimet e njerezve. Edhe Serbia do te ndryshoje. Ballkani i hapur eshte shprese per demokratizim dhe liri levizje midis vendeve. E kunderta eshta paranoje.
Po del se shum me i menqur ishte Albin Kurti qe doli me kohe kunder ballkanut te hapur
Sepse Al bin kurdi eshte integruar me kohe ne ate projektin Serb, ate te pa dukshmin e kam fjalen o prishtinalli! Lutuni qe Rusia te thyhet ne Ukraine, c’ka duket se eshte e veshtire mos te themi e pamundur. Nese mbas dy-tre muajsh do te kemi Putinin akoma ne fuqi dhe ne Kiev qeverine kukull, Europa do ta ule bishtin dhe do ti kthehet avazit te vjeter. Atehere Serbet do te vene ne jete skenarin qe kane pregatitur ne fshehtesi me vetefundosesit dhe osmaneshen. Shikoni te perfundoni ne kohe restaurimin e shtepise se Xhaferr Deves, ka nje domethenie te madhe ajo per projektin e tyre, pastaj do te shikojme se jeni te ‘menqur’ apo te djallezuar!
I nderuar Bedri ke hapur nje debat jo ne kohen e duhur duke ju dhene shkas demagogeve drite shkurter dhe mendje mbyllur te flasin kot me kot..Pikerisht Ballkani i hapur eviton luften e armatosur, i bashkon shqiptaret duke i bere formale kufijt tokesore dhe ju heq mundesine ushtarakeve te perdorein armet dhe i lihet rruge konkurences se lire qe eshte elementi kryesor i kapitalizmit.Ballkani i Hapur eshte nje variant i zgjidhjes paqesore te problemit Ballkanik i lindur dhe perpunuar ne Amerike + Evrope dhe i shprehur nga Edi Rama dhe faktikisht perkrahur nga te medhenjte si nje treg i madh per ballkanasit dhe sidomos per Shqiptaret zeri dhe veprimi i te cileve vjen duke u rritur kudo ne bote me perkrahjen e SHBA.Si cdo proces dhe ky ne varesi te rrethanave ka zikzaket e veta por eshte e ardhmja,perderisa flasim per rend te ri boteror.
O mendjeshkurter dhe dallkauke qe politiken e merni si nje Corbett trahanaje qe ne mengjez dhe ne darke dhie I bark ne breke dhe pantallonst tuaja. Shqiperia jo qe nuk duhet ta braktise Ballkanin e hapur por me teper te kerkoje Evropen e hapur. Opuntia kane vuajtur dhe Bushnell nga kufijte jo nga pakufijte. Njeriu eshte qenka qe ka lindur i lire por eshte lidhur me Kufij dhe kufizuar gjate jeteses se Tij. Nuk ka njeri keq se komshiu I vjen dhe ti shkon tek ai ka keq kur ai nuk te respektoni dhe do te behet zot shtepie si putanes Putin.kur ne shtepi ke mbetur llum sepse nuk e ke pastruar nga mbeturinat qe te bene keq Per 30 vjet komshiu humbet respektindhe do te perfitojne. Percarjes qe nxirni te humbur it jo keshtu dhe jo ashtu e Ben komshiu gjyqtarve te shtepise tende. Ballkanik I hapur eshte vidion pozitiv dhe nuk ka as nacionalizem dhe as ideologjizim. Ai eshte prelud I popuj ve ta ne qe ureheshin dje Per te jetuar ne paqe dhe lumturi dhe duhet perkrahur me cdo menyre. Ai u takon mendje ve te ndricuar nga largpamesia jo atyre qe nuk shohin pertej hundet se tyre.
Debat kot. Ballkani i Hapur s’eshte as ne leter.
Largohu nga dicka qe nuk eshte thote Bedriu.