E dashura e tradhtuar e presidentit francez nuk ka ndërmend ta lërë këtë të fundit ta kalojë lehtë poshtërimin publik që ai i bëri. Valerie Trierweiler thotë se mund të shkruajë një libër, për të rrëfyer me detaje jetën në krah të Francois Hollande për 10 vite.
Pak javë më parë, revista “Closer” publikoi foto të presidentit Hollande teksa futej dhe dilte nga shtëpia e aktores Julie Gayet, me të cilën ka nisur një lidhje. Valerie, një gazetare në profesion, por me statusin e Zonjës së Parë që nga zgjedhja e Hollande president, u ndie shumë e lënduar nga lajmi, gjë që e detyroi të kalonte disa ditë në spital.
Pas rikuperimit të saj, Hollande bëri zgjedhjen mes dy grave, duke i dhënë fund lidhjes me Valerie. Një sondazh i bërë nga revista “Closer”, tregon se 64% e të pyeturve e urrejnë mënyrën se si Hollande u nda nga Valerie, duke e cilësuar si një mënyrë aspak të denjë.

Kij kujdes Madam Valeri se mos peson gje ,,,se s”behet shaka me figura te Tilla !!! Se ,,p.sh. ne ne Shqiperi per hicgje ,, per nje mos vajtje mire te nje bisnezi paguajme dike e shkon ne djall !!! Shpresoj te lexosh lajmet e perditshme ,,por cne ,,,te Shqiperise s”besoj !!!!