Dita VI në luftë/ Çfarë ndodhi sot në Ukrainë, deri ku ka përparuar Rusia!

Amelda Amelda

Kemi hyrë në ditën e gjashtë të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Kievi, kryeqyteti i vendit ende nuk është marrë, por një kolonë e madhe me automjete ushtarake ruse po shkon drejt tij, duke e izoluar. Por çfarë ka ndodhur sot?

Ja përmbledhja ditore:

Pesë persona kanë vdekur pasi Rusia sulmoi një kullë televizive në Kiev, duke goditur objektet e transmetimit aty pranë.

Një kolonë e madhe e automjeteve të blinduara ruse vazhdon të përparojë për në Kiev

Sheshi i Lirisë në qendër të Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, është goditur nga një raketë, duke vrarë të paktën 10 civilë

Në vlerësimin e tij të fundit, Pentagoni thotë se trupat ruse nuk kanë marrë Kharkivin apo Mariupolin, por ata kanë pushtuar qytetet e afërta me qendrën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson akuzon Rusinë për sulme “barbare dhe pa dallim”, duke eliminuar edhe civilët.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *