Gjika: Nuk kam lidhje me asnjë klan okult

anazapta

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka dalë dje papritur në një konferencë për media në përpjekje për t’u dhënë një përgjigje zërave të shtuar në qytet dhe jo vetëm aty, që e lidhin emrin e tij me personat e arrestuar ditët e fundit që njihen si “banda e tritolit”. Gjika dukej nervoz kur përmendi një deklaratë të prefektit Dervishi dhe një shkrim-opinion të publicistit Fatos Lubonja. Deklarata e prefektit është bërë ditë më parë, dhe duket disi e habitshme pse Gjika ka vendosur të përgjigjet vetëm dje.

Zërat e shtuar në qytet apo sinjalizime për rëndimin e pozitës së tij ligjore?

Një ditë më parë media ka aluduar se atentati me tritol ndaj prefektit Dervishi për të cilin akuzohet një ish-punonjës i stafit të Gjikës ishte menduar të realizohej në oborrin e Kryeministrisë për t’i dhënë një mesazh qeverisë për prishjet në Vlorë. Përfoljet janë shtuar sepse akti erdhi fill pas prishjes së një ndërtimi të të arrestuarit Mitro, i njohur si mik i Gjikës dhe deklaratave zyrtare të PS që mbështeste hetimet ndaj Gjikës dhe kujtdo që shkel ligjin, çka u përjetua keq nga Gjika dhe njerëzit e tij. Ra në sy që kryebashkiaku e ka identifikuar dje Dervishin pikërisht si “i dërguari i qeverisë në qark dhe mëkëmbësi i saj në qytet”. Duke thënë që “dikush po u fryn zjarreve dhe kërkon të ringjallë nga hiri, hijet e errëta të 97-s”, Gjika u shpreh ndër të tjera: Ajo që nuk e prisja as unë dhe as ju është që, për fat të keq, po jep një dorë për këtë, me ca deklarime “absurde”, njeriu që është i dërguari i qeverisë në qark, mëkëmbësi i saj në qytet. Po, e kam fjalën për Prefektin e Qarkut…”

Për prefektin Dervishi

Disa ditë më parë Dervishi deklaroi në media se të gjithë e dinë kush qëndronte pas personit që akuzohej për atentatin ndaj tij. Ai ka parasysh që në Vlorë, lidhja mes të arrestuarit për atentatin, Gjikës dhe disa personave të tjerë me pushtet politik në Vlorë, dihej. Gjika i quajti dje këto deklarata si “aludime shumë të errëta e shumë të rrezikshme”.

Tha Gjika: “…Në një dalje publike, z.Prefekt ka aluduar për një “klan” që ndodhet pas tentativës për goditjen e tij e të cilin, po sipas tij, “e gjithë Vlora e njeh”. Dëshiroj t’i kujtoj z. Prefekt, madje po të dojë, edhe nga pozita e zyrtarit që e ka mbajtur para tij atë post, se ai, si përfaqësuesi më i lartë i qeverisë në qarkun e Vlorës dhe në qytetin e Vlorës, duke qenë se për shkak të detyrës duhet të ketë të gjithë informacionin e nevojshëm e të klasifikuar, nuk mund të flasë me opinione e me llafe rruge, e ca më pak t’i amplifikojë thashethemet e ligësitë, duke i humbur rrugën  e duke ia ngatërruar pistat hetimeve që po kryhen.

Pra, z. Prefekt ose e ka këtë informacion për këtë “klan që vepruaka në qytet” (dhe nëse e ka, nuk i takon ta dekonspirojë para mikrofonave të gazetarëve dhe telefonave të opinionbërësve, por ta çojë atje ku ligji e detyron atë dhe çdo qytetar), ose nuk e ka dhe flet me mllefe personale dhe e kthen hatërmbetjen personale në “kauzë shtetërore”, duke bërë kështu sërish një shkelje, më së paku të etikës së nëpunësit të shtetit…”

Për publicistin Lubonja 

Kryetari i Bashkisë së Vlorës përmendi më pas edhe publicistin Fatos Lubonja. “Z. Prefekt, me deklaratat e tua të papërgjegjshme politikisht e ligjërisht, ti mund “t’ua pasosh topin” ca pseudogazetarëve dhe pseudo-opinionistëve, që në ajër e pritën “pasimin” tënd, por si nëpunës shteti e si pjesë e politikës, për aq sa je, ti nuk duhej “të kishe bërë gol në portën tonë”. Nuk mund të duroj as ty, Besnik Dervishi, as ty Fatos Lubonja e as këdo tjetër që gjoja në emër të opinioneve personale, të lëshoni akuza në erë që të më inkriminojnë në veprimtari të tilla, tipikisht mafioze. Jo, kurrsesi, jo! Keni shkuar shumë larg…” – tha ai.

Çfarë tha Lubonja
Publicisti Lubonja në një shkrim të dy ditëve më parë thotë ndër të tjera: “…Ujqit janë hedhur në aktivitet të ethshëm. Pa u kapur mirë ujqërit në Vlorë, ca ujqër të tjerë hodhën në erë një makinë në Tiranë.

Pastaj erdhën ca kërcënime të tjera për bomba. Dhe, kur them “ujqërit”, nuk e kam fjalën për bombavënësit, por për mandatuesit e tyre. Shkaku është se po u rrezikohet “ushqimi”. Njerëzit e thjeshtë bëjnë të habiturin: “Çfarë po ndodh kështu!” Sepse i shtyn në këtë miopi instinkti i atij që nuk do të besojë se i ka ardhur e keqja në derë, por e vërteta duhet parë në sy. Besoj se për të vërtetën që duhet parë në sy flet shumë “kërcënimi” që i është bërë prefektit të Vlorës, Dervishi, me vendosjen e tritolit në makinën e tij. Ai na flet edhe për shumë bomba e ujqër të tjerë. Leximi im për këtë ngjarje është ky: aksionet e qeverisë me shembjet e ndërtimeve të kundërligjshme (ku fus edhe atë të pallatit me pronar vjehrrin e kryetarit të PD-së, Basha) kanë prishur ekuilibrat e sistemit të ngrënies nga ujku dhe me ujkun në Vlorë. Nuk do shumë mend për të kuptuar se “klani” për të cilin foli Dervishi është klani i kryetarit të Bashkisë që, sipas meje, i ka lejuar ato ndërtime me parimin “të hash nga ujku”. Prandaj dhe lëshimi para disa kohësh i Gjikës në duart e drejtësisë nga ana e socialistëve nuk mund të jetë pa lidhje, direkte apo indirekte, me këtë kërcënim. Kemi të bëjmë me mesazhin e krimit të organizuar e të lidhur me politikën që kërcënon qeveritarët e rinj të mos u prekin interesat sepse, përndryshe, i presin bombat. Është emblematik edhe reagimi i opozitës në këtë kontekst. Deklarimet e saj se kishte të dhëna të sigurta se bomba ishte vënë nga vetë Dervishi dhe të tijtë për të justifikuar blindimin e pushtetarëve, si dhe për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta që ka vendi, doli se ishte një akt i pastër depistimi që, sipas meje, meriton jo vetëm një ndëshkim moral, por edhe hetim ligjor. Kushdo që kërkon të kuptojë në këtë histori pak më thellë se sa mënyrën si i prodhonte bombat i arrestuari Sinani, nuk mund të mos e lidhë këtë reagim të opozitës me faktin se në pallatin që u shemb në Vlorë kishte një bashkëndarje interesash midis kastës politiko-ekonomike socialiste të Vlorës dhe njerëzve të ish–maxhorancës kundër interesave të të cilëve qe angazhuar, me shembjen e pallatit, prefekti Dervishi. Në këtë kontekst, “bombëvënësit” dhe “shpërthimet” apo “mosshpërthimet” e bombave të tyre nuk janë gjë tjetër veçse vazhdim i politikës me mjete të tjera. Me fjalë të tjera, kontrolluesit deri dje të sistemit të “ngrënies nga ujku dhe me ujkun” ndihen sot të kërcënuar dhe kërcënojnë…”

Çfarë tha Dervishi

Deklarata së cilës i referohej dje Gjika është botuar në 30 janar në një intervistë për DITA të prefektit Dervishi. Pas arrestimit të Marion Mitros Dervishi tha “ata që e njohin këtu në Vlorë dhe madje që më thonë, e dinë se cilin klan përfaqëson Marion Mitro në këtë qytet. Kë ka miq dhe me cilët rri apo u shërben”. Më poshtë intervista e plotë e Besnik Dervishit dhënë për DITA ditën e arrestimit të Mitros:

Zoti Dervishi, besoj jeni në dijeni të operacionit policor, që goditi një grup kriminal, i cili akuzohet edhe për atentatin e dështuar ndaj jush?

Po, e kam dëgjuar dhe parë në lajme. Unë e kisha deklaruar edhe më parë, se kam besim tek shteti dhe policia dhe isha i bindur se ngjarja do të zbardhej, pavarësisht interpretimeve që iu bënë. Unë vazhdoj të mbështes çdo veprim ligjor të organeve ligjzbatuese në goditjen e këtyre dukurive kriminale.

A ndiheni më i lehtësuar?

Sigurisht që po, sepse ngjarja ishte e rëndë. Unë vazhdon t’i besoj policisë dhe strukturave hetimore se do e zbardhin plotësisht këtë ngjarje dhe të tjerat. Madje jam në mbështetje të tyre edhe në luftën ndaj informalitetit.

A e njihnit personin i cili akuzohet se ka kryer porosinë për atentatin dhe a ju ka kërcënuar më parë?

Sinqerisht që nuk e njoh. Madje mund të them se edhe si emër nuk e njoh. As kontakte nuk kam pasur me të dhe as telefonata. Madje jam surprizuar kur më thanë se paska punuar në institucionin e bashkisë deri pak muaj më parë dhe qenka larguar.

Vazhdoni t’i qëndroni mendimit se u sulmuat për shkak të luftës kundër informalitetit dhe detyrës?
Po, mendoj se qëllimi ishte goditja e shtetit, si përfaqësues i të cilit isha. Nuk kisha asnjë përplasje apo konflikt tjetër. Ishte koha e aksioneve për shembjet e ndërtimeve pa leje.

Duket e çuditshme që një ish-zyrtar vendor të përfshihet në një krim kaq të rëndë të dyshuar?

Thashë edhe më sipër, unë nuk e njoh vetë personalisht dhe as e kam mik. Por ata që e njohin këtu në Vlorë dhe madje që më thonë, e dinë se cilin klan përfaqëson Marion Mitro në këtë qytet. Kë ka miq dhe me cilët rri apo u shërben.

Mund ta specifikoni se për kë klan bëhet fjalë?

Këto gjëra i takojnë organeve hetimore. Unë kam besim se ngjarja do zbardhet plotësisht dhe çështjes do i shkohet deri në fund. Kjo ngjarje dëshmon se krimi i organizuar mund të prekë edhe nivele të larta.

 

Pakënaqësi ndaj PS dhe Edi Ramës në Facebook-un e familjarëve të Gjikës

GJIKAAAAAAAAA-Punim-faximile-okNë muajin Tetor 2013, kohë kur nisën dhe procedimet në prokurori ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, shumë mbështetës të tij në rrjetet sociale nuk nguruan të shprehin hapur dyshimet ndaj PS-së. “Ithtarë” por edhe anëtarë të rrethit farefisnor të Gjikës I kanë parë në mënyrë shumë skeptike këto zhvillime. “O Zot më mbro nga miqtë se nga armiqtë mbrohem vetë”, – ishte një ndër batutat më të përdorura nga mbështetësit e Gjikës nëpër statuse dhe komente në FB. Por kishte dhe komentues apo vlonjatë më ekstremist se kaq në mbrojtje të kreut të bashkisë Gjika. “Do i marrin të keqen hordhitë e Edi Ramës gjigandit tonë, nuk e vuri Edvini këtë burrë por e zgjodhëm ne vetë… Edvini të fusë në burg më parë veten pastaj Ilirin e Lesh e Lis dhe Saliun”, – komentonte një tjetër banor i Vlorës në një nga statuset e bashkëshortes së Gjikës në Facebook, Adriana Gjika. (faksimile majtas).

 

Share This Article
11 Comments
  • Keq ShpetimKeq Dervishi.Drejtesia, kur te behet do te flasi e japi sejcilit hakun.Por, z Shpetim, do te jete mire qe per nje periudhe kohe……mos flisni, mos beni lavdrime per vlonjatet, gropa ne gjoksin e te cileve duket se eshte “mbyllur”.aty keni mafje teper te rezikeshme, ne ’97 -ten jo te larget, prodhuat kiminele te rezikshem.Pastrojuni………….Do te kete nje dite Drejtesi…..

  • Zoti Gjika: te kam admiruar per punen qe ke bere ne Vlore , por edhe une kam hedhe dyshimet e mia personale pak e nga pak, duke mos dashur te besoj se ti ke pas diçka te fshehur, ose je nisur nga momentet. Atehere kur Mustafa Dedenik lutej per pyllin e sodes dhe ambjentalistet u ngriten ne Vlore, ti as nuk i mbeshtete, por perkundrazi ndoshta dhe i sulmove. Tani qe rrethanat prune te tjera gjera ne dere, dyshimin tim e shikoj me te perfocuar. Nuk mohoj ate qe ke bere qofte dhe per 100 vjetorin e pavaresise, po pse ajo re tymi egzistonte ne ndergjegjen dhe veprimet e tua? Mos valle dikush te kish lidh duarte apo çoroditur mendjen? Prandaj, para se te leshe detyren e kryetarit bashkise duhet te pastrohesh para qytetareve te Vlores qe te kane mbeshtet aq shume. Une nuk arrije dote deri aty te te fajsoj apo beje pjestar te atyre krimeve monstruoze qe kane ndodhur ne Vlore, dhe nuk ma do as shpirti, por ca firma pallatesh me detyrojne te theme qe pse i ke hedhur ne kundershtim me projektin e Vlores,ne kundershtim me ate qe nuk duheshin, prandaj duke mos dashe asnjehere te fshij punen e madhe qe ka bere bashkia e Vlores keto vite, pavaresishte nga qeverisja vendore me Sali berishen qe deshirene e ka pase, mundesisht ti humbisni dhe emrin Vlore, ke lene hije dyshimi dhe ke shkaktuar nje trishtim te qyetaret vlonjate per ca veprime ndermjetese, duke ngulur kembe une jo tek pallatet se sa tek nderi dhe respekti i inxhinjerit te respektuar dukatas Mustafa Dedenika qe punoi aq shume ne Vlore e gjithekund me perkushtimin dhe pergjegjesine e tij sa qe embrojti ate qytet nga erozioni natyror, por edhe politik kur vjen puna te pamundesia e tij per tu perkrahur, si dhe te atyre te rinjeve vlonjate qe u dekorajuan nga ti. Kete mund ta dine te tjere dhe ti me mire se une, por jam i prekur per ate qe ka ndodhe me qytetin e Vlores.

  • Deklarata e Dervishit duket sa e pa kuptimt aq edhe servile. Ndoshta Dervishi vuan nga kompleksi i se shkuares. Ndoshta duhet besuar Saliu se Dervishi e vuri vet tritolin per shou. Por sidoqe te jete asgje nuk e nderon. Per mendimin tim, z. Dervishi eshte i inspiruar ose i udhezuar nga Saliu per nje deklarate te tille. Sdihet se ku ja ka zene koken me dere Saliu. Jam i bindur se heret e von edhe z.Dervishi do te kthjellohet si shume te tjere. Por nje gje duhet ta dije. Qeni qe leh prapa shpine edhe mund te kafshoje, por sidoqoft eshte i trembur dhe menjehere do ja mbath. Ndoshta edhe Z. Rama duhet ta shikoje kete “turist” qe duhet te drejtoje punet e qeverrise ne Vlore.

  • E lexova me vemendje deklaraten e Gjikes dhe duke qene nje anetar i thjeshte, shume sinqerisht po hedh keto mendime, qe nuk jane vetem te miat, por te shume e shume socialisteve ne Vlore.
    E para: Pse i djeg Gjikes per nje fjale “klan” qe tha ne ato momente emocionale prefekti Dervishi?
    E dyta: O Gjika, mesuesi i frengjo9stes, qe e ke harruar fare,PS te beri 3 here Kryetar, por ti nuk e ke merituar.Po pse more burre ne socialistet e Vlores nuk e dime qe ketu komandon Klani “Terbaci”? Shiko administraten tende ( me prejhardhje, apo dhendurre e nuse nga Terbaci), shiko kryetaret e Rajoneve lidhjet qe kane me ty dhe Terbacin edhe drejtore e arsimit eshte nuse terbaci.Mire do te beje te mbyllje gojen dhe ta kaloje ne heshtje.
    Pastaj o Gjika, PS e Vlores dhe e Shqiperise ty nuk duhet te te fale qe i dhe votat Kreshnik Cipit dhe ti vetem ti e bere deputet te PD ate njeri, duke i sjelle pasoja PS ne Vlore.
    Pastaj cila eshte puna jote, o lumadhi ti? Nuk zbukurove qytetin per vitin e ri dhe vlonjatet duhet te mbanin zi per ty, pse je ne ndjekje penale.
    Me dhimbset qyteti, PS, qe jam nder te paret socialiste, kur ti ishte drejtor shkolle, ndaj duhet te pranojme se ka rene ne fund puna e administrates se bashkise, jo vetem ti nuk dukesh por edhe dy nenkryetaret nuk bejne me asnje pune…
    Pastaj, o mik si nuk te skuqet faqja qe ne kete grupin kriminal, mafie mund te konsiderohet eshte perfshire edhe nje vartesi yt ne Bashki, nje biznesmen, qe ti e ke mik?
    E pra, ishin keta qe donin te asgjesonin socialistin, prefektin e Vlores Dervishi.Cfare do te kishe thene me pas, nese atentati do te kurorezzohej?
    E pra turp per ty, qe ne keto kushte qe ndodhet Dervishi9, psikoilogjikisht, shpirterisht, ti e sulmon.
    Ti ke mbushur breket pse je ne ndjekje penale per ato qe ke bere ( e sa ke bere ti, o Gjika), po ky njueri, perfaqesues i qeverise, per pak dha jeten ne emer te detyres?
    Gjika:Ti para ke sa te ndertosh gjysmen e Vlores, shko dergo thaset trupit gjykues e Prokurorreve, merr pafajsine dhe me pas vishja ne Amerike tek njerezit e gruas, ku flitet se ke ngritur biznes…
    Mos dil me ne TV Gjika, prit vendimin e gjykates dhe nese nuk punon me, lerua te tjereve te vazhdojne punen per qytetin….
    Administratat eshte NUL.

  • Ruaje mire Shpetim ate fotografi qe ke me Ramen, bile shumfishoje e zmadhoje se sa te kesh ate ty nuk te hyn ferre ne kembe le te flase po deshi edhe Sekretari Shtetit Kerry per ” nderhyrje te politikes ne drejtesi ” se je i pa prekshem.

  • O burra, zihuni, grihuni se fiton Berisha.Cfare keni. njeri kryetar bashkie, tjetri Prefekt, te nje partie jeni.PS duhet te beje hesapet mire se cilin duhetr te vere ne krye,se kush duhet ti perfaqesoje.
    O z. Gjika, po ti je i pandehur mor djale, si MZIUUUUUUUUUUUUUUUUUU. E ke pare ai nuk del te beje deklarate per shtup.
    Une te kam nga fshati, po ti je shume larg gjyshit tend, Xhebro Gjikes, pasi je edhe pak horr.Kam degjuar, po nuk dua ta besoj se ke nje zocke ( ka qene ne nje TV lokal, qe ti e ke per zemer), qe na e cove edhe ne biblioteken e qytetit.
    Mos e ngacmo M…. se vjen ere.
    E gjithe puna eshte se ne te fshatit por edhe Vlora ti di te gjitha pislleqet, prandaj me mire hesht… Ja edhe 1 vit e pak dhe iken si kryetar, ku do te shkosh?
    Rrezik te kalosh me LSI, se ajo eshte bordella ku kalojne te gjitha kurvat…
    Me shume na turperrove, se sa na nderove, mustaqe spice-Gjika i fshatit tone…

  • Shume i pa pjekur u tregua ne deklaraten e tije z.Dervishi duke aluduar per Shpetim Gjiken gjoja ne klane mafioze lidhur me perdorimin e tritolit ne disa akte terroriste kohet e fundit.Prefekti qe gjoja eshte perfaqesuesi i qeverise ne Vlore sillet si adoleshent para madiave,turp per keta kuadro qe emrohen me shume nga orgjina e tyre se sa nga aftesit dhe kopetenca per te drejtuar institucionin e prefektit.

  • Eshte nje shprehje popullore:-“Kur zihen Qente eshte Dasma e UJKUT”! Kerkoj falje per kete shprehje te pa pershtateshme ne kete debat. Nuk jane te hijeshme disa komente qe merren me ‘mustaqet…’ Eshte e vertete si Drita e DIELLIT se ne keto 23 vjet ‘Demokracie’ eshte Shpetim Gjika eshte i vetmi qe ka marre TRE here radhazi mandatin e KRYETARIT te Bashkise ne VLORE! me diference te thelle. Gjithesesi eshte DREJTESIJA ajo qe te vendos per saktesine e Akuzave qe jane ngritur ndaj TIJ. Por me pare para Drejtesise te dale UJKU!!!

  • Sduam buke, sduam uje, sduam drita e cingerima, asgje sju duam, vetem aman mos u zini, se kush e duron saliun ne faceboock, more aman.
    Dilni ke sheshi flamurit prefekt e kryebashkiak, TT-te i keni dhe bojani si kaubojsat, kush fito do mbaje vendin e punes, kush ngordh, do ta bojm deshmor, ti themi skulptori Dhrami se esht akoma gjalle, tja boj portretin posht boleve te plakut te Vlores.

  • adriana gjika mesuse ferngjishte, me votat e`popullit te vlores bredh me veture nga shtepia ne universitet, hipen ne klasin e pare ne avion nga tirana ne washington dc tek e motra me gjithe vajzen.
    e motra thuhet se ka ne pronesi nje hotel ( me parate qe punon ne centry 21 se burrin e ka pa pune) gjej te kujt jane dollaret — te adrianes apo te puntores te centry 21 me 8 doll ora
    dmth ju be risk pasuria pa djeres .
    por fajin nuk e ka adriana, joli, kaci, sejmeni , gruaja, shpeto miu ….. por populli i vlores dhe ate me kryesorin e ka kryesia e ps e shqipersise .
    a nuk ka njerez te ndershem ne vlore qe te jene kanidat per kryetar bashkie nga ps ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *