“Kosova të anëtarësohet në NATO”, Osmani: Falenderoj Erdogan për pritjen e ngrohtë

J L

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani falenderoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për pritjen e ngrohtë që i dha ditën e djeshme.

Në një postim në Facebook, kreu i shteti të Kosovës shkruan se raportet e veçanta mes qytetarëve të të dy shteteve dhe mbështetja e pakursyer e Ankarasë për të realizimin e të ardhmes euroatlantike të Prishtinës janë konfirmimi më i mirë raporteve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë.

Postimi i Vjosa Osmanit:

Faleminderit për pritjen e ngrohtë, President Erdoğan!

Raportet e veçanta në mes qytetarëve tanë, historia e bashkëpunimit dhe e mirëbesimit, si dhe mbështetja e pakursyeshme për të ardhmen tonë euro-atlantike janë konfirmimi më i mirë i raporteve të palëkundura në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Osmani vizitoi dje Turqinë ku u prit me vizitë zyrtare. Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan theksoi se NATO duhet të përfshijë në radhët e veta dhe Kosovën.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *