Kanë blerë apartamente në bregdetin shqiptar, mbërrijnë në Qafë Thanë ukrainasit e parë, nuk kërkuan trajtim si refugjatë

Ornela

Në Shqipëri ka mbërritur grupi i parë i ukrainasve që i ikën konfliktit me Rusinë në vendin e tyre.

Sipas ABC News, ata kanë hyrë nga kufiri me Maqedoninë e Veriut në pikën e kalimit të Qafë Thanës.

Bëhet fjalë për rreth 20 shtetas ukrainas, që kanë hyrë në vendin tonë në tre ditët e fundit.

Duke cituar burime nga policia kufitare, ABC thotë se asnjëri prej ukrainasve nuk ka kërkuar ndihmë për strehim, apo ndihmë humanitare si refugjatë.

Ata janë pronarë apartamentesh në bregdetin shqiptar.

Një çift ukrainas është vendosur edhe në qytetin e Pogradecit, ku kanë kërkuar që të hapin llogari bankare, por janë refuzuar nga bankat e nivelit të dytë për shkak se nuk janë të pajisur me leje qëndrimi në vendin tonë.

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
  • Nuk paskan te sosur cudite ne trojet e shqipeve – U desh ky sulm i Rusise qe te marrem vesh se paskan edhe ukrainasit apartamente ketej nga ne.
    Do zoti e Rusia e nuk e zgjat shume kete lufte se kush e di sa pronare ukrainas tjere do njohim ne vazhdim.

    • Ne Shq., sidomos ne jug, ka me dhjetra, per t’mos thene me qindra, ukrahinas, ruse, polake, te cilet kane blere apartamente! Ne fakt duhej te kishte nje rregull ose ligj qe te rregullonte blerjet e pronave te paluajteshme ne Shq. nga te huajt! Dhe me duket se ka nje ligj, qe ose eshte ligj xhungle me 500 faqe, ose ka Maliq qe primare ka parate dhe jo demografine dhe stabilitetin e vendit!

    • or taj kanë dhe rusët sa të duash!
      ka dhe suedezë e finlandezë!!
      harrove se nuk jemi para 1990ës??
      o lal zgjuhu nga letargjiaaaaaa!
      po ikën 2022shiiiiiiiiiiiii!!

    • Shume te huaj, polake italiane e ruse sidomos, kane bere apartmente tek ne apo ne Kroaci Greqi. Eshte è ditur dhe normale. Edhe ti nese ke mundesi mund te blesh dicka ne Greqi per shembull! Ne Baze te rregullave e ligjeve atje.

  • Te shkretet!Nuk e dine akoma se shqiptaret hajdutet e panumert te ketij vendi ju kane bere mbivendosje prone!Dhe mendojne se eshte prona e tyre!

    • jo të gjithë janë shqiptarë,mo lal!!
      i blejnë me dokumente të rregullta mileti!!

      • Por ama nuk duhet te kene te drejten e pronesise se tokes mbi te cilen ndodhet banesa ose shtepia e tyre.

  • sapa @………..

    E di qe ke te drejte . Prej teje mar shkas qe te komentoj , per te shtuar dicka edhe per censuren . Mos harojme se vipat kryeministra , Presidente , ministra , deputete , gjygjtare , prokurore e gazetaruce , kane bere vila e kane blere hyrje pallatesh te Gjiri i LALZIT . Aty ku hengri ngjalen Edi Rama . Te gjitha jane ndertuar ne truall te vjedhur . Sa shpejt haroni , po ha dhe ai djali i ri ne kulmin e moshes ,gjygjtari Konomi (tme falin seriozisht familjaret ) qe po e permend te ndjerin .

  • Ukrainas, ruse, serbe, gjermane, polake etj. ka me shumice qe kane blere apartmente ne Vlore, ne “lungomare”. Madje ruset kane hapur edhe agjensine e tyre turistike ne Vlore per te sjelle ruse ne Shqiperi. S’eshte çudi qe te hapin edhe shkolla ruse per femijet e tyre ne ate qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *