Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku është gjendur e masakruar me thikë një familje shqiptare në Greqi, çifti dhe dy fëmijët 2 dhe 1 vjeç.
Sipas mediave greke çifti shqiptar dhe dy fëmijët u gjetën të masakruar pasditen e sotme nga fëmija i madh, i cili është 11 vjeç.
Fillimisht dyshimet e policisë ishin se bashkëshorti vrau fillimisht gruan e 2 fëmijët dhe më pas veten, por më pas deklaroi se vrasja mund të jetë kryer nga ish-bashkëshorti i gruas me të cilin ka fëmijën e parë, 11 vjeçari i vetmi që shpëtoi gjallë. 11 vjeçari nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi krimi.
Kryebashkiaku i zonës Andravida-Kilini, Janis Lenxas, foli i shokuar për ngjarjen dhe konfirmoi se bëhet fjalë për familje shqiptare, me banim në Agjo Konstantino, Anfravida.
a.m/dita
