Mbahen protesta pro Rusisë në Mal të Zi

Amelda Amelda

Para selisë së Parlamentit të Malit të Zi, në mbrëmjen e së mërkurës, u mbajt një protestë në mbështetje të Rusisë.

Dhjetëra protestuese mbanin flamuj rusë, serbë dhe të Perandorisë Ruse me parulla pro Rusisë: “Lutju zotit dhe qëndro Rusi” dhe “Serbët në Mal të Zi- Rusët në Ukrainë”.
Savoybetting
Poashtu në këtë tubim kishte edhe flamuj çetnikë me kafka dhe me mbishkrimin “Për mbretin dhe atdheun-liri a vdekje”.

Në protestën para selisë së Parlamentit ishin të pranishëm edhe grupi i ashtuquajtur “Ujqërit e natës”, një organizatë e njohur pro-ruse, e cila është e afërt dhe mbështetet nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Savoybetting Güncel Giriş
Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në qytetin e Nikshiqit në Mal të Zi, i cili gjendet pranë kufirit me Bosnjën e Hercegovinën, gjegjësisht pranë Republika Srpska.

Nacionalistët serbë pritet që ditëve në vazhdim të protestojnë edhe në qytetet tjera në Mal të Zi. Këto janë tubimet e pakta në Evropë që mbështesin Rusinë dhe presidentin Putin.

Ditët e fundit në Podgoricë ka pasur edhe tubime të tjera, të organizuara në mbështetje të Ukrainës. Në këto protesta kishte një ikonografi krejt tjetër, por edhe mesazhe me flamuj malazezë dhe ukrainas, ku protestuesit bënin thirrje për paqe dhe akuzonin Rusinë për sulmet luftarake në Ukrainë.
Savoybetting Giriş
Mali i Zi i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj sulmit kundër Ukrainës si dhe ka nisur procedurën për marrjen e vendimit për mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rus.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *