Manjati rus i naftës gjendet i varur në banesën e tij në Angli

Amelda Amelda

 

Një manjat rus është gjetur i varur në garazhin e një prej shtëpive të tij në Britaninë e Madhe. Mediat britanike, shkruajnë që trupi i Mikhail Watford, është gjetur nga kopshtari i rezidencës.

66-vjeçari, baba i tre fëmijëve, e ka ndërtuar pasurinë e tij nëpërmjet tregtisë të naftës me Ukrainën, e më pas, ai krijoi një kompani pronash në Britani të Madhe.

Një mik i familjes u shpreh që gjendja e tij mendore mund të jetë ndikuar nga situata në Ukrainë.

Një tjetër bashkëpunëtor tha se vdekja e tij ngre pikëpyetje nëse është vërtet vetëvrasje. “Është vërtet tronditëse pasi Mikhail kishte gjithçka për të jetuar. Ai kishte një grua të bukur, fëmijë dhe shtëpinë e ëndrrave. Nuk ka fare kuptim” – tha ai.

Gruaja e tij postoi këtë foto në rrjete sociale, një ditë para tragjedisë

Watford, i lindur në Ukrainë, por me shtetësi ruse, ndryshoi mbiemrin e tij nga Tolstosheya pasi u transferua në Britani në vitet 2000.

Ai jetoi me gruan estoneze. Dy fëmijët e tyre dhe një djalë më i madh nga martesa e tij e parë, jetonin në një rezidencë 18 milionë paund në Wentworth Estate.

Çifti u shfaq në një artikull të Sunday Times kur po shisnin shtëpinë e tyre në vitin 2015, ku ata mburreshin për stilin e tyre të pasur të jetesës me avionë privatë dhe prona në fshat.

a.m. / dita

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Fjalia e parafundit “Është vërtet tronditëse pasi Mikhail kishte gjithçka për të jetuar…..
    Nga gjendja financiare mund të ketë patur gjithçka por ng agjëndja shpirtërore ka qenë bosh. Dhe nuk është çudi që në pjesë e mirë e njerëzve që kanë gjithçka i japin fund jetës në mënyrë tragjike si ky manjati (hallati) rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *