Revista amerikane, kopertinë për Zelenskin dhe heronjtë ukrainas

J L

Shumë ukrainas po ndajnë kopertinën e fundit të revistës Time, e cila përmban një citim nga presidenti Volodymyr Zelensky në krye të ngjyrave të flamurit ukrainas.

Mbi titullin “Volodymyr Zelensky dhe heronjtë e Ukrainës”, kopertina përmban fjalët të folura nga Zelensky në fjalimin e tij në Parlamentin e BE të martën: “Jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën”.

Shkrimi i revistës amerikane pretendon gjithashtu se Zelensky “ndryshoi historinë” duke zgjedhur të qëndrojë në kryeqytetin Kiev kur filloi pushtimi, i cili nga ana e tij zgjoi SHBA dhe aleatët të ndërmarrin veprime serioze kundër Rusisë.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *