Z.Ermir, nga emri vjen erë e mirë, por…

anazapta

Email nga adresa

[email protected]

Më datën 22 janar 2014 në rubrikën “Opinione” si zakonisht lexova edhe shkrimin nga z.Ermir. Jam i një mendje me të për ato që pasqyron saktë e qartë, por … nuk e kuptoj se sa është munduar që ka gjetur, që në mes të këtij shkrimi të bukur e të goditur, të  vendosë nja dy rrjeshta, citoj: “si ata veteranët që përjetojnë çaste idilike kur ngjisin ndonjë stemë lufte në xhaketë ” e tjera.

Krahasimi dhe vetë objekti krahasues është i pa vënd,pra për tu tallur, për të ironizuar të gjithë ata veteranë të luftës, të punës, të arsimit, të artit, të kulturës, të ushtrisë, të shëndetësisë e tjerë, që mbajnë dhe nuk i ngjisin dekoratat në gjokset e tyre, por është shenjë dhe dokument vlerësimi, paçka, ky ishte vlerësimi i asaj kohe,por edhe i sotmi, për ata gurë të vegjël, që ata kanë vendosur në themelet e këtij shteti dhe për këtë popull, veç me gjak, mund e djersë dhe kjo s’është pak, por një jetë. 

Nuk e kuptoj ku e kishe hallin tek “Legisat” apo tek veteranët, sa larg ke shkuar , pale edhe ke qëlluar. Z.Ermir, nga emri vjen erë e mirë, por në fakt, pse vjen realisht e konstatoj, erë e keqe, e hidhur, mbytëse, mor djalë, kur sivjet kemi edhe Jubileun e 70 vjetorit të Çlirimit, që pa këta veteranë, dallim, prandaj lexoje, mësoje e mos e harro historinë, vuajtjet, luftën, punën dhe respekto ato virtyte, ato thinja të këtyre njerëzve dhe më shumë dekoratat,që mbushin gjokset e tyre, shiko edhe nëpër botë se si i respektojnë në festat e tyre,janë në ballë të vëndit dhe nën  hijen e flamurit kombëtar, që vetëm ata e mbajnë dhe dinë ta mbajnë në duart e tyre të rudhosura, si vetë historia. Me shumë dashamirësi, Thoma Vaso.

Share This Article
6 Comments
  • LUFTA NACIONAL-CLIRIMTARE ESHTE VLERE UNIVERSALE E KOMBIT SHQIPETAR QE U RADHITEM ME SHTETET FITUESE SI SHBA,ANGLIA DHE BS DHE KONSOLIDUAN PAVARESINE E KOMBIT SHQIPETAR ,KJO VLERE E PADISKUTUSHME DHE NUK KA EKUJVOKE NDERSA NDERTIMI I SOCIALIZMIT SHQIPETAR MUND TE GJYKOHET PER ANET E MIRA DHE TE KEQIJA DHE KALIMI NE LINDJE ESHTE NGA JALTA ..

  • Për veteranë të cilës luftë flet ti more? Të asaj lufte ku të vetmet pushkë që janë shkrehur kanë qenë për të vrarë kundërshtarët shqiptarë, se gjermanit ia hanit… Boll me këto palaçollëqe! Akoma kujtoni se përveç disa budallenjve, disa prej të cilëve i gjen edhe në këtë forum, shqiptarët ju besojnë kur thoni se është bërë luftë?

    • Po ti pellayg nga i di keto, ti kane thene legalistet apo zogistet se ai gjenerali gjerman thoshte ndryshe per luftimet qe kishin bere me ta…..po mor jeni te mecem shume ju, luftuat krah me krah me gjermanin e tashti na nxirrini teorira qe jeni burra te mire. Hajt rrace e keqe, se ju e shitet Shqiperine dje me Zog e kompani, dhe e shitet perseri me malokun e vicidolit.

  • Pellazg? Historia qe kërkoni të shkruani ju është me llafe,ndersa ajo e partizanëve dhe e veteranëve me gjak. Këtë dallim nuk e bëjnë dot paragjykuesit!

  • Qa ka xhaxhi veterani ,kush e ka ngacmuar ??
    Oooo na qenka ofenduar per dekoraten e teneqese .Xhaxhi veterani ,dekoraten jua ka dhene ai presidiumi i kuvendit te hijenave ,po ata qe denuan me vdekje mijra shqiptare ,ata qe rrethuan brenda telit me gjemba 3 milion njerez …ku ishe dhe ti ???
    Po turp nuk ke ti xhaxhi veterani qe e mban ende varur ate dekurate ??
    Ki respekt ti ,per veten tende dhe thinjat e tua ….sepse lufta e juaj na pushtoi nga shqiptaret
    dekuratat tuaja i jepnin oksigjen atij regjimi vrasetar .
    Kaq nuk kupton dot ti xhaxho ,por ama brezat e rinj sigurisht nuk i influenconi me
    ata ju shofin si qenie prehistorike …qe nuk diten cfare te benin me jeten e tyre .
    Ndjese xhaxho …jam pak e ashper ,por dekoratat i mbyllni ne kuti ,mos i nxirrni me se ndoshta do kemi arsyen te heshtim dhe ne …Jo tu lavderojme ,te heshtim ,ne respektin e thinjave ,,,jo per gje tjeter .

  • Mor dream apo dru,ose ose pallë gomari. Me siguri po te dalesh hapur do jesh nga ata qe e kini te kaluarën vetëm bashkepunim me pushtuesit? Hail dru!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *