Këshilltari ukrainas: Kemi ndalur trupat e Rusisë në qytetin e Mykolaivit

Amelda Amelda

Një këshilltar i Presidencës së Ukrainës njofton se trupat ruse janë ndalur nga forcat ukrainase në qytetin jugor Mykolaiv.

Këshilltari e jep këtë lajm pak pasi kryebashkiaku lokal tha se trupat ruse po hynin në qytet, i cili është edhe porti vendimtar për Detin e Zi.

“BBC” publikon edhe hartën, që tregon se nëse trupat ruse do të merrnin qytetin e Mykolaiv, do të kishin mundësi t’i afroheshin edhe më shumë qytetit portual të Odesës.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *