Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se raportet shtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë janë shumë më të këqija sesa raprotet Rusi-Ukrainë, prandaj thotë se nisur nga kjo, asnjëherë s’duhet përjashtuar mundësinë e një agresioni serb ndaj Republikës së Kosovës.
Konjufca thotë se kur bëhet fjalë për Serbinë, duhet përgatitur për skenarin më të keq.
Kreu i Kuvendit thotë se askush para dy muajsh nuk e kishte menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte në Ukrainë.
“Kurrë s’duhet ta përjashtojmë mundësinë dhe potencialitetin e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga ky pretendim, nga ky postulat, për këtë arsye ne mendojmë që forcat e sigurisë së Kosovës duhet ta rrisin nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit. Natyrisht, këto do t’i bëjmë në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n. Në njëfarë mënyrë, ne duhet t’i bindim ata si partnerë, që Kosova ka nevojë për këtë gjë”, ka thënë Konjufca.
Kryeparlamentari, duke folur për sigurinë aktuale në Kosovë, përmendi edhe marrëveshjen që NATO ka me Serbinë, derisa shton se duke e njohur Serbinë, ekziston frika për shkelje të saj nga ana e Beogradit.
“Natyrisht që NATO është e pranishme në Kosovë dhe përveç kësaj është e pranishme sipas një marrëveshje ushtarake që e ka me Serbinë, marrëveshje tekniko-ushtarake e Kumanovës, e cila ka pasë të bëjë me tërheqjen e forcave serbe nga terrori ynë. S’kam frikë të pajustifikuar që kjo marrëveshje mund të shkelet nga ana e Serbisë përmes një sulmi mbi Kosovën, por ne duhet të jemi të gatshëm që në raport me Serbinë ta mendojmë skenarin më të keq të mundshëm. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi shumë më të këqija duhet të kemi kujdes të shtuar në relacion me Serbinë”, ka thënë Konjufca.
a.m/dita

ti ke qene ai, qe theve mitin e gjergj kastriotit
per shqiptaret ?
e quajte tradhetar, se..vrau tradhetare (“muslimane” turq) .
Saher Europa c’armatoste Shqiptaret , i ngriheshin veshet larte Greko-Serbeve ,
mbasi i ndersente Kurva Plake drejt Shqiptareve duke i furnizuar me armatike Hienat rreth Shqiptareve
dhe thoshte beni Gjenocide sa te mundeni deri sa ti zhdukni nga Ballkani ,
Europa eshte me ju gjithmon !
Nderkohe ,qe shqiptaret e njohin mire Historine dhe Europen ,qe sot perdor te tjera Metoda Tinzare me i mbajt te c’armatosur Shqiptaret ,
persri Shqiptaret rrine si muti ne shi e presin ti Masakrojne perseri si kan bo ne shekuj Greko Serbet .
Harroni cdo politike qe ju fishkellejn Mashŕruesit e Botes , e ghitha eshte valium me ju mbajt ne gjume .
Armatosuni shqiptare kudo qe jeni dhe sa te mundeni arme moderrne qe ju kundervihen atyre te Hienave rreth nesh ,ndryshe Gjenicidi i radhes mundet te jet vdekjeprures per ne si Komb
Po e kerkoni o kurva, apo keshtu ju shtyjne te thoni? …sinjalin e pare e dha osmanka, pas saj al bin kurdi, sot ti..!…do t’ju shpetoje xhaferrrri, te jeni te sigurte!
Nuk e besoj.Serbia eshte teresisht e rrethuar nga NATO.Eshte e verrete qe kjo e fundit nuk hyn dot ne ukraine,por ne serbi hyn qe cke me te.Kosova eshte ben mbrojtjes dhe mbikqyrjen e forcave te posacme te aleances.Se dyti,Rusisenuk i intereson,por Edhe cdo nderhyrje prej saj,do te behen duke kaluar ne hapesires ajrore ose tokesore te nato-s.Kjo do te konsiderohen agresioni ndaj saj.pra perplasja do te conte ne permasa boterore,mbase e kufizojme europiane per te minimizuar panikun.Ne keto kushte Serbia do te rezikonte ekzistencen e saj.