Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pasi Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin, ka bërë një deklaratë në stilin e presidentit rus Vladimir Putin duke thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është kërcënim ushtarak për Serbinë. Njëjtë kishte deklaruar edhe Vladimir Putin për Ukrainën para se të fillonte agresionin e tij ushtarak.
Lidhur me këtë Mehaj ka thënë se deklarata kërcënuese dhe tentim shantazhi i Vulin, pas kërkesës së Kosovës për anëtarësim në NATO, është alarm shumë serioz për vendet anëtare të NATO-s dhe gjithë vendet e botës demokratike që sot janë rreshtuar në anën e duhur të historisë.
“Kërkesa jonë legjitime dhe shumë e arsyeshme për anëtarësim me proces të përshpejtuar në NATO, e bënë edhe njëherë plotësisht të qartë, qëndrimin e vërtetë dhe pretendimet e Serbisë mbi Kosovën. Gjithçka është e qartë. Analogji absolute në mes pretendimeve absurde të Putinit për gjoja arsyen e agresionit mbi Ukrainën me pretendimet absurde të Vulinit për agresionin e mundshëm të Serbisë mbi Kosovën”, shkroi Mehaj në Facebook.
Ai tha se ky është edhe një konfirmim i fuqishëm i arsyes, se pse duhet sa më shpejtë Kosova të anëtarësohet në NATO, pasi sipas tij, zgjatimi i Rusisë dhe Putinit mezi pret të realizoja skenarin e ngjashëm mbi vendin tonë.
“Qytetarët dhe miqtë e Kosovës pa dallim të të gjitha komuniteteve, të mos bien pre e kësaj gjuhe provokuese, kërcënuese dhe shantazhuese, sepse Republika e Kosovës është e sigurtë, ka të qartë dhe të vendosur orientimin e saj euroatlantik, si dhe ka trasuar shumë fortë rrugën drejtë dyerve të hapura të NATO-s dhe BE-së”, tha Mehaj.
Gjithashtu ai ftoi autoritetet vendimmarrëse të NATO dhe BE-së të dënojnë këtë qëndrim destruktiv të radhës së Vulinit, që thotë se nënkuptohet edhe qëndrim zyrtar i qeverisë serbe. /Express
a.m/dita

Mesazhi i Aleksander Vulin eshte nje “bllof i jashtezakoneshem” i pa turpshem edhe ne dem te shtetit qe ai perfaqeson.
Ne qofte se do ndodhe nje katastrofe berthamore, ai do jete nga te paret “qe do avulloj ne sketerre” duke mare edhe veterane te tjere me vete.
Pse shumica serbe properendimor e popullsise, qe desheron nje jete me te mire, duhet te shkoje pas tij?
“Shumica” serbe eshte ajo qe i degjohen zeri. Deri me tani, nuk degjohet absolutisht asgje prej Serbise, pervecse “Kosovo je Serbija” Ti leme pra iluzionet e Kota. Ata nuk ndryshojne.