Woody Allen sërish nën akuzë

anazapta

Dylan Farrow, sot 27 vjeçe, ka përsëritur akuzat e saj kundër Woody Allen, fajtor sipas saj, sepse e ka ngacmuar seksualisht kur ishte 7 vjeçe, kohë në të cilën regjisori dhe aktorja Mia Farrow e adoptuan. Në një letër të hapur dërguar “New York Times”, të publikuar të shtunën, Dylan tregon se si sulmohej vazhdimisht seksualisht nga i ati adoptues: “Nga ajo që më kujtohet, ndodhte aq shpesh sa ishte kthyer në rutinë dhe mendova se ishte diçka normale. Isha vetëm 7 vjeçe. I bëja ato gjëra sepse kisha frikë, por dëshiroja të merrnin fund të gjitha”, shkruan Dylan. Për aq sa dinte ajo, kjo ishte mënyra që baballarët i trajtonin bijat e tyre. Ende sot regjisori Allen i mohon akuzat për abuzime seksuale.

dylan-farrow-640x452

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *