REKORDI: Çmimi i naftës shkon 230 lekë, rritet tre herë brenda dy ditësh, distributorët: Kemi patur probleme për t’u furnizuar

Amelda Amelda

 

Çimimi i naftës ka shënuar një tjetër rritje të shtunën duke arritur nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas.

Në pikat kryesore të tregtimit me pakicë si Gega, Kastrati dhe Alpet, nafta po tregtohet me 230 lekë për litër.

Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve. Vetëm të mërkurën nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 38 lekë.

Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi.

Ndonse nafta në bursa u ul lehtë një ditë më parë, në 113 dollarë dhe më pas u ngjit sërish në 118 dollrë për fuçii, në Shqipëri ajo vijoi të rritej dhe gjatë ditës së sotme.

Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.

Nafta në bursat ndërkombëtare ka arritur nivelin më të lartë në gati 9 vjet.

a.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • Te kesh probleme me furnizimin,nuk do te thote qe ke te drejte te besh kete rritje abuzive.Ju vertetoni qe keni abuzuar me cmimet,ndaj duhet te ndeshkoheni.Prokuroroa dhe organet e konteollit te tregut duhet te veprojne.Qeverria ti ndeshkoje me gjoba milioneshe.

    • Nje justifikim i illuminatit per rritjen e cmimeve, asgje tjeter.

  • Qeveria eshte e pafuqishme te ndaloje rritjen e cmimeve. Kujt i duhet kjo qeveri e papergjegjshme.
    Cpune kemi ne me bombardimet qe na frikeson qeveria dhe largon pergjegjesine e rritjes cmimeve.
    E perkrahim luften dhe jemi ne krah te popullit te Ukrahines, por kjo ska te beje me korrupsionin dhe mos perfitoni padrejtesisht ju tregtare batakci. Ju mungon ndergjegjia njerezore. TURP TURP TURP

  • kur ska qeveri nenen i qini ,,por kini mendjen se keto sjellje pjellin urrejtje dhe urrejtjet duan ndeshkim pra ngritja e çmimit te karburanteve serdhi tani nga lufta ne kemi vite qe e blejm me shtrenjt ne gjith globin ,,,prandaj kujdes mos ta marrin njerzit ne dor se pastaj ???? per ty kryeminister e kam kujdes se te kaikur situata nga duart,,,jemi nga vendet e para qe prodhojm energji nxjerm naft jo lufta sna prek por as perendia ,,,por ju berisha,,rama jeni pronaret e ketyre aseteve prandaj kujdes se ka vajtur thika ne kock

  • Me tu nisur tanku dhe raketa e parë ruse për të vrar e shkatrruar në Ukrainë, banditët biznesmenë shqipëtarë me në krye kryebanditin Edi Rama që jep sinjalin, u sulën si të tërbuar, me kallashnikovin kobzi të ngritjes së çmimeve në dorë, për të vrarë dhe shkatrruar mirqënien e shqipëtarëve deri në mjerimin jetëçfarosës.

    Ata, si banditë të vërtet, u drejtojnë këtë kallashnikov në lule të ballit çdo shqiptari të ndershëm dhe u thon “Zbrazni nga xhepat edhe qindarkën e fundit se…… në Ukrainë bëhet luftë” dhe

    pa u ngritur akoma çmimet e naftës, grurit, ures, superfosfatit, vajit ushqimor, orizit …….që qëndrojnë akoma në depot e biznesmenëve të huaj jashtë kufirit të Shqipërisë që akoma s’ kanë dal në shitje,

    këta kusarë biznesmenë të babëzitur deri në çmëndurin jetë vrasëse për popullin e thjeshtë, gjithëmon me sinjalin e kryekusarit Edi Rama, ngren çmimet e naftës, ures, superfosfatit, grurit, mjellit, vajit, orizit,sheqerit….. çdo malli që kanë në gjëndje në depot, magazinat, kontenierët deri te dyqani i thjeshtë i një fshati të humbur, një mall që është importuar shumë kohë më parë me çmime të ulta, madje ngren paturpësisht çmimet edhe produkteve që prodhohen në vënd.

    Ndërsa në Ukrainë u bëhet popullit jeta ferrë nga plumbat e kallashnikovëve të pushtuesve kanibalë rusë dhe me turma braktisin vëndin,

    në Shqipëri popullit i bëhet jeta skëterr nga plumbat e kallashikovëve të ngritjes së çmimeve të kanibalëve biznesmenë dhe

    nga plumbat e kallashnikovëve të lloj lloj taksave të çmëndura si TVSH 20% dhe kusarisë me lloj lloj PPP e konçensione të kusarisë të kanibalëve qeveritarë të Edi Ramës dhe

    braktiset vëndi për të shpëtuar lemeris së kësaj skëterre.

    Ndërsa pushtimi rus, në qoftë se, larg qoftë, do të realizohet, do të zhduk pamvarsin e vëndit por kombi 40 miljonësh ukrainas do të mbijetoj edhe sikur jo 1,5 miljon por 10 miljon të braktisin vëndin,

    pushtimi i Shqipërisë nga banditët kombngrënës, kusarët Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama dhe horrat kusarët e pangopur biznesmenë që

    përzen me dhunën e kusarisë çdo dhjet vjeçar 0,5 miljon shqipëtarë që duhet të ken ngelur aktualisht në vënd rreth 2 miljonë, do të sjell horrorin e spastrimit etnik të trojeve tona që

    e përshpejton edhe kjo ngritje e vazhdueshme kriminale spekullative e çmimeve në kordinim midis qeveritarëve dhe biznesmenëve që me antishqiptarizmin e tyre ja kanë kaluar edhe antishqipëtarizmit gjaksor të eksodeve të kanibalëve Millosheviç serbë dhe Zervave grekë.

    Njerëz, po nuk u ndalën Edi Ramët dhe biznesmenët e Shqipërisë që janë më kanibalë se i çmënduri Putin i Rusisë, në 2030 nuk do të ketë komb shqipëtar në trojet etnike brënda kufijve të shtetit shqipëtar.

    Ngrihuni o njerëz kundër Putinve tanë të marrosur nga kusaria e pandalshme që nuk pritën sa të fillonte lufta në Ukrainë dhe u sulën me kallashnikovët e ngritjes së çmimeve në dorë për të vrar pa pik mëshire jetët tona, të fëmijve tanë.

    Qoftë e mallkuar dhe u zhduktë nga faqia e dheut dhe mos të bij kurr më fara e këtyre kanibalëve shqipëtarngrënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *