Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, del ekspertiza e armëve të krimit në ngjarje

Amelda Amelda

Dy armët e zjarrit automatike të gjetura të groposura në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës janë përdorur në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur në muajin Prill të vitit 2020.

Kjo është provuar pas ekzaminimeve në laborator, ndërsa armët janë përdorur nga dy persona. Njëri është Edmond Përdoda, i cili e ka pranuar autorësinë e krimit të dyfishtë, ndërsa personi tjetër dyshohet të jetë vëllai i tij Aleksandër Përdoda.

Personat e akuzuar janë njohur nga prokuroria me aktin e ekspertimit të armëve, por Aleksandër Përdoda ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen.

Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Lukaj, të Njësisë Administrative të Kolshit.

Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite, por u përballën me persona të armatosur tek tokat e tyre, të cilët i qëlluan me armë zjarri. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Kol Murranit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *