Njëra nga rrugët e bllokut ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet Ukraina e Lirë” të hënën.
Lajmin e dha sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e vlerësoi këtë gjest të Tiranës si një mesazh të qartë se s’mund të rrimë duarkryq pas asaj çka po ndodh me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Veliaj, i cili së bashku me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ndihmuan sot në ngarkimin e kamionit të parë me ndihmat e mbledhura nga qytetarët e Tiranës për qytetarët e Ukrainës, tha se është krenar për gjithë këtë bujari e solidaritet.
“Ne vërtet nuk mund të çojmë armë, por mund të çojmë ushqime dhe një mesazh. E një nga mesazhet që duam të çojmë, përmes Këshillit Bashkiak të Tiranës të hënën, është vendimi për të emërtuar një segment në bllokun e selive të ambasadave, që ndodhet pranë ambasadës së Ukrainës, me emrin Rruga “Ukraina e Lirë”.
Ky është një mesazh që po jepet nga shumë qytete. Qëllon që në atë rrugë ndodhet edhe Ambasada e Rusisë – do të duhet që, ata, dhe të gjithë të tjerët aty, ta ndërrojnë adresën në kartëvizita me rrugën “Ukraina e Lirë”. Është një mënyrë për të treguar se ne nuk mund të rrimë duarkryq,” u shpreh Veliaj.
Ambasadori Shkurov falenderoi veçanërisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili bëri të mundur shumëfishimin e ndihmave në drejtim të popullit të tij.
a.m/dita

hik merr rota mullaresh ,
se nuk jeni per ate pun ju .
kryre politikaneve etj kjo bande qe ka kap shqiperine ,
mendon se e kan pron te tyre kte vend ,
me te cilin kta mundet te bejne gjithcka ,veshin edhe si klloun !
Po mire o veliaj a kishte emer kjo rruge.
Ju nuk Po vini ne vend emrin e rruges 4 shkurtit.
Mbeshtetje ukraine , Por Ukraine duhet te njohe Kosoven. Rrofte Ukraine e paqe e vdekje Putin
Dekret i presidenti Zhelenski:-Bulevardi i ri ne qendra te kievit do te mbaje emrin “Erion Veliaj”
Plani Kalergi ne veprim. Apo jo, o G99=666?
Lara Era Tezga eshte nje plehre e papare.
Urgjent te vihet nje emer rruge:
” Ukraina nuk njeh Kosoven si shtet “.
Vendosi nje rruge ne qender te Tiranes me emrin “TIRANA NJE GETO “!
Vendosi nje rruge ne qender te Tiranes me emrin “TIRANA NJE GETO “!