I shpëtoi atentatit në Vlorë, del foto e 33-vjeçarit, plumba në këmbë e kraharor, në gjendje të rëndë drejt Tiranës

redaktor

 

 

 

Rreth orës 20:35, në afërsi të pallatit të sportit në Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Romeo Meçaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Vlorës, me qëllim kapjen e autorëve.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

 

Në foto është makina me të cilēn udhëtonte 33 vjeçari Romeo Meçaj kur u qëllua, në foton e vogël, Meçaj.

33 vjeçari do të niset drejt Tiranës pasi ka dëmtime të rënda. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe kraharor.

i.b. / dita

 

 

 

 

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *