Presidenti Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje ukrainasve se ata e kanë “përballuar goditjen” e pushtimit rus, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të luftojnë.
BBC raporton se jashtë kryeqytetit të Kievit, një kolonë masive e shtrirë mbi 40 milje (64 km) mbetet e bllokuar jashtë qytetit. Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes thonë se ata kanë goditur objektivat ruse.
Zhvillimet e tjera:
-Ka pasur luftime intensive në veri-perëndim të Kievit në një qytet të quajtur Irpin , pranë aeroportit strategjik Hostomel dhe kreut të kolonës ruse.
-Civilët janë larguar nga zona në këmbë për të gjetur siguri.
-Zyrtarët ukrainas thonë se një armëpushim i rënë dakord për të lejuar civilët të iknin nga qyteti port jugor i Mariupolit zgjati për minuta të shtunën përpara se bombardimet të rifillonin.
-Rusia e sheh jugun si jetik për suksesin e pushtimit të saj dhe njerëzit në portin e Odesës i frikësohen një sulmi të afërt rus nga deti.
-Kharkiv dhe Sumy në lindje janë gjithashtu nën bombardime të reja.
-Rusia tha se kishte avancuar me 7 km (katër milje) në rajonin e Donbasit, duke marrë disa qytete dhe fshatra.

j.l./ dita
